Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 11-11-2011

Rama: I thashë Nanos Robert Çamçakëzi, jam i penduar

KURBAN/ Kryetari i PS analizon mbi 20 personazhe publikë në librin e tij Çfarë thotë për Ilir Metën e Fatos Lubonjën. Përshtypjet për gazetarët e politikanët në libër Lajmi Në Kurban-in e Edi Ramës nuk janë përmendur shumë personazhe. Por më shumë se 20 prej tyre janë analizuar mirë. Shqiptarja.com sjell atë që mendon kreu i PS për njerëzit me të cilët ka bashkëpunuar në gjithë këto vite. Ja disa pasazhe nga libri. Nga EDI RAMA Porosia e Kristaqit Kristaq Rama: Asgjë nuk vlen më shumë sesa të lësh pas një kujtim të mirë Edi, si e shohin Ka pasur Edi Ramë tjetër apo ai kam qenë unë? Sigurisht që ai kam qenë unë, por unë s'jam më ai, do t'i thoshte Andi Bushati Për Albert Brojkën S'kemi fond për ta rregulluar tavanin, tha me t'u ulur pranë kovës paraardhësi Albert Brojka, duke ngritur sytë me gojën gjysmë të hapur nga qielli Fatos Lubonjën e humba nga politika Se harrova kënetën nën ballkonin e shtëpisë. Si mund ta harroj, e kam aty, kushte dhen e sa kohë pas përfundimit të këtij rrëfimi ajo do të jetë aty, ana tjetër e medaljes së suksesit, pamja tjetër e historisë së ndryshimit, madje ajo e vërteta, do të thoshte shpotitës Fatos Lubonja. Fatosi është një miku i dashur, që e humba kur zbrita në arenën politike. Në foto: Ish-kreu i PS-së Fatos Nano gjatë takimit me ish-kreun e bashkisë, Edi Rama Pezullohet Albanian Airlines: Favorizohet Belle Air BE: Refuzohen avionët nga Shqipëria NGA ARBEN RROZHANI Si u njoh me Fatos Nanon Me Fatos Nanon më bëri mik, pa e njohur, letrat që nxirrte nga burgu i Sali Berishës dhe bisedat e ngrohta për takimin tim të paparashikuar nga Parisi. Më tej, me lakuriqësinë fillimisht fort respektin perversitetet e kthyera në instrument lufte politike gjatë katharsisit e KPD famekeqe të vitit 2001, e pastaj ma rrënoi si befasi e papafytyrueshme flirti i tij me mendjelehtë e... Vijon në faqen 8-9 Faqe 2-3 Në foto: Ish-kreu i PS-së Fatos Nano gjatë takimit me ish-kreun e bashkisë, Edi Rama
Edi Rama Fatos Nano Ilir Meta Fatos Lubonja Kristaq Rama Paris Shqipëri

Kurban i Pashpresë

Kafe me Edin NGA ANILA BASHA Kurban i Pashpresë Dy ditë më parë më priti doktori në zyrë. Dje, takimi ishte me kryetarin e PS në opozitë. Unë: Përshëndetje kryetar. Kam ardhur të flasim për Kurbanin. E lexova me një frymë. Fundja, 400 faqe në dy muaj, nuk bëjnë as editoriat, as statuset në facebook apo twitter. E lexova librin. Pashë edhe shënimin që më latë mua në libër. “Mashpresë”....Kam shumë dilema për dedikimin e pashpresë. Dikush më tha se pas kurbanit, jo pas Kurbanit tuaj, por pas dashit të therur këmbëve të bashkisë, aty ku militantët duke u shemb festonin fitoren e kryetarit të ri që i përkiste PD, ku përvijoheshin listat e reja të punësimeve në administratë, aty ku i latë administratën hapur sepse gjithë drejtorët dhanë dorëheqjen pa ju kërkuar kush; aty te ajo bashki ku sot e kësaj dite, godinat për bizneset që duan të vazhdojnë aktivitetin e tyre duhet të mos rëndohen, por kryetari i policisë ndërtimore vendos ato sipas qefit sepse nuk pyet për Lul apo për Bash, pra bash aty, te bashkia që sapo ju latë, po ndodh batërdia. Shumë të djathtë sot, janë të zhgënjyer për mënyrën sesi po qeveriset Tirana. Ju kryetar i PS nuk bëni më qokë ku reagoni për këto që ndodhin në Bashki. Jo se këto që po them unë publikisht nuk i keni dëgjuar, por se nuk keni bërë asnjë reagim ndaj tyre. As një! Jeni marrë me një kurban. Me një dash të therur në dyert e Bashkisë. Thjesht, ai është i pashpresë, po nuk ndryshoi mentaliteti i qeverisjes së kryeqytetit tonë. Por ne, nuk jemi të pashpresë. Sepse mendojmë, se nesër do të bëhet më mirë. Ai-Zonja Basha, i njoh problemet që sapo thatë, por unë nuk jam kryetar bashkie. Populli voti, Sashenka vodhi, ndërkombëtarët vendosën. Unë- Nëse këtë vend, do ta përkufizosh me fjalët e Sashenkës, mund të them se edhe vetë Kurbani është i pashpresë. (Biseda me kreun e PS, është imagjinare)
Anila Basha Lul Bash Sashenka Jakin Marena Tiranë

Maks Velo: Buza më dënoi me vdekje, ja ekspertiza

DALIN DOKUMENTET Faksimlja e akrivit të ministrisë së Brendshme NGA MAKS VELO Seancat e hetimit, të papritura, të tronditëse, ndërronin nga njëra te tjetra. Duke mos pasur asnjë eksperiencë të mëparshme, mundohesha të mblidhja veten para goditjeve të vazhdueshme psikike që më jepte hetuesi shkodrani. Gjatë atyre muajve, disi u mësova me kurrtet e tij, por ajo që dëgjova atë mëngjes fund marsi më tronditi. Ai më lexoi ekspertizën e përpiluar nga Kujtim Buza, Foto Stamo, dhe Skënder Milori. Dy te... Në faqe 14
Kujtim Buza Foto Stamo Skënder Milori

Lista e Asamblesë së PS Ja emrat që fituan

FORUMI DREJTUES Pas pesë ditësh dalin emrat por jo votat Lista e Asamblesë së PS Ja emrat që fituan NGA JAKIN MARENA Është publikuar dje lista e re e Asamblesë Kombëtare. Deputeti socialist Besnik Baraj lexoi të plotë emrat e përzgjedhur nga Kongresi për të qenë pjesë e forumit të lartë drejtues të Partisë Socialiste. Baraj para mediave falenderoi delegatët për votimin në orët e vona të mbrëmjes, si dhe numëruesit të cilët e bënë detyrën e tyre vullnetarisht. “Pas një Kongresi të shkëlqyer dhe një procesi votimi me një kuotë 30% për... Në faqe 5
Besnik Baraj Maks Velo

Pronarët, Toro: 3 mln USD për 2012, një tallje me ne / Ministria e Ekonomisë heq licensën për 12 HEC-e

Faqe 4 Pronarët, Toro: 3 mln USD për 2012, një tallje me ne Faqe 7 Ministria e Ekonomisë heq licensën për 12 HEC-e
Toro

Basha te Këshilli: Nëntoka e “Skënderbej”, OK me Ramën / Rrëfimi rrënqethës: Vrava gruan se më tradhëtonte

Faqe 13 Basha te Këshilli: Nëntoka e “Skënderbej”, OK me Ramën Faqe 11 Rrëfimi rrënqethës: Vrava gruan se më tradhëtonte
Anila Basha Rama Skënderbej

Mësuesit e Kamzës pa rrogë, bashkia s'ka lekë për muajin / Nis gjyqi në SHBA për trafik droge ndaj biznesmenit Kore

Faqe 12 Mësuesit e Kamzës pa rrogë, bashkia s'ka lekë për muajin Faqe 10 Nis gjyqi në SHBA për trafik droge ndaj biznesmenit Kore
Kore Kamzës SHBA