Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 30-11-2011

REVOLUCION NE KRYE TE PS

Kundërshtarët, ikin Harasani e Islami Lista e plotë që do i propozohet Asamblesë Socialistët do të mbledhin forumin më të lartë në fund të javës, zbardhen ndryshimet Lajmi Asambleja e PS vendos në fundjavë për kryesinë e re dhe sekretariatin e ri të PS. Largohen Islami, Harasani, Pino, Allushi e Haxhinveri. Vijnë Beqja, Gjiknuri, Veliaj, Tahiri, Bushati, Hysi, Sejdini, Gjika e Dako TIRANE Jakin Marena Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e cila pritet të mblidhet në fundjavë do të zgjedhë kryesinë e re dhe sekretariatin e ri. Ndërkohë që pritet të zgjidhet dhe kryetari i këtij forumi. Për pasojë socialistët janë në prag të ndryshimit të strukturës së tyre drejtuese, ku përmes votës së fshehtë në Asamble pritet të mbeten jashtë dhe emra të cilët prej vitesh kanë qenë pjesë e forumit më të lartë socialist, ndërkohë që prurjet e reja do të kenë dhe vendin e merituar në kryesinë dhe sekretariatin e PS. Performanca në drejtimin e partisë, përfshirja në debatet dhe përplasjet me lidershipin socialistëve, por dhe respektimi i vendimeve të forumeve drejtuese të saj, do të jenë dhe elementët bazë që do të ndikojnë në votën e anëtarëve të Asamblesë për secilin emër që kandidon. Vetëm pak ditë përpara miratimit të anëtarëve të Kryesisë dhe të sekretariatit, ka nisur diskutimi për emrat që do t’i propozohen Asamblesë, ku mësohet se lista e kandidaturave do të jetë pikërisht 33 kandidatë, referuar dhe statutit të PS, që të garojnë një e treta e anëtarëve. Në foto: Kreu i PS-së Edi Rama me deputetët Arben Malaj dhe Ben Blushi Shkrimtari në Klik Ekspo Klik Faqe 11 Agolli: S’i shkruaj dot të vërtetat e mia NGA Genc Kondi Burimet brenda selisë së PS bëjnë me dije se numri “tavan” për kryesinë e re do të jetë 25 anëtarë, ndërkohë që sekretariati i formuluar nuk ndryshon... vijon në faqen 5
Jakin Marena Edi Rama Arben Malaj Ben Blushi Harasani Tiranë

Erotikja dhe... Pavarësia

Një kafe me... NGA Anila Basha Diva kafen e zakonshme me doktorin. Kafe i thënçin. Se ishte në fakt një trokitje gotash për festën e Pavarësisë, në Pallatin e Brigadave, ku si çdo vit, çdo president na fton për oqë. E gjendur mes një grupi grash e zonjash të nderuara, Arlinda Dudaj që ka nxjerrë “Kurbanin” e Ramës, Adriana Berberin, pedagogen Iris Luarasi, kolegen e AFP Bresida Mema, e pashë kryeministrin tek donte të na kalonte si pa na vënë re. E dija shumë mirë që do më ngacmonte dhe të për poezinë erotike të Sokol Olldashit që e kishim publikuar gati 10 ditë më parë në shqiptarja. Se më kishte thënë Fevziu, që i kishte thënë Doktori, se do të më jepte shpërblim që ia kisha gjetur poezinë Olldashit, madje e kisha publikuar atë. Unë – Zoti Kryeministër, po mos u largoni, takoni edhe këtë rrethin tonë këtu, për festën... Ai – Anila, kam thënë se do të jap medalje... Unë – Jo, shpërblim... Ai - ...medalje për poezinë e Olldashit. Ku e ke gjet... Unë – Në panair doktor, krah “Kurbanit” të Ramës, se kemi dhe Arlindën këtu. Po si mendoni, kur e ka shkruar... se besoj në rini e ka shkruar... Ai – Jo, jo, ka nxjerrë Sokolin e vërtetë. Megjithatë, më thua mu, unë mendoj se e ka shkruar para gjashtë muajsh atë poezi, e ta ka dedikuar ty... Unë – Ku ma gjen doktor, po nuk është e para... ...të ëndërrojmë dhe të shpresojmë, që të paktën po kështu të kemi edhe shtetin, larg erotikes së parlamentit, apo skandalit të Lulit. vijon në faqen 4
Anila Basha Arlinda Dudaj Adriana Berberi[n?] Iris Luarasi Bresida Mema Pallatin E Brigadave

Dokumenti, si krijoi firmën kunati i Bashës

FESTAT E FUNDVITIT Kryetari i Bashkisë: Tenderat transparente. Erion Braçe: Tirana për kunatin Esmeralda Keta Rrethi shoqëror i njerëzve që po administrojnë paratë e Bashkisë së Tiranës për çështjen e zbukurimeve për festat e fund Vitit e Ri, përfshihen vetëm tek një emër, Lulzim Basha, kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës... vijon në faqen 2-4
Lulzim Basha Erion Braçe Tiranë

NERANXI

.com ...gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.