RAMA KËRKON FALJE
Kryesocialisti rikthehet në “Rrugën e Kombit”, takimet me strukturat para zgjedhjes së kryesisë. Dy ditë para Asamblesë lideri i socialistëve i flet bazës në Kukës e në Lezhë. “Tani bashkëpunim mes kundërshtarëve e socialistëve për fitoren e zgjedhjeve”
Kryesocialisti rikthehet në “Rrugën e Kombit”, takimet me strukturat para zgjedhjes së kryesisë RAMA KËRKON FALJE Kursi i ri: “Gabimet i ka PS, jo Saliu” Dy ditë para Asamblesë lideri i socialistëve i flet bazës në Kukës e në Lezhë. “Tani bashkëpunim mes kundërshtarëve e socialistëve për fitoren e zgjedhjeve”
Lajmi
Kryetari socialist Rama, në takimet e zhvilluara në dy qytetet e veriut, Kukës dhe Lezhë ka kërkuar që socialistët të jenë solidarë dhe të lënë mënjanë sherret mes tyre. Ai ka deklaruar se kundërshtari më i madh i PS është vetë PS, jo Saliu.
■■■ TIRANE
JAKIN MARENA
Lideri socialist, Edi Rama dy ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila do të zgjedhë kryesinë e PS dhe sekretariatin e partisë ka udhëtuar drejt qarqut të Kuksit dhe Lezhës ku është takuar me strukturat e partisë. Duke qenë se në qarkun e Lezhës, kanë qenë historike përplasjet brenda strukturave vendore, por dhe hatërmbetjet dhe keqkuptimet, kryetari i PS ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në këtë qark si dhe ka përcjellë diskutimet për programin e partisë, në mënyrë që të detajohet për të garantuar fitoren në zgjedhjet e vitit 2013. Kështu në mënyrë konkrete, kryetari Rama, në dy qarqet veriore ka bërë thirrje që të lihen mënjanë thashethemet, keqkuptimet dhe hatërmbetjet dhe të organizohen për fitoren në 2013, duke qenë vetëm solidarë dhe me mbështetje të njëri tjetrit për të përcjellë te qytetarët alternativën e zhvillimit.
Në foto:
Edi Rama duke folur përpara militantëve të Partisë Socialiste
Kioskat për Vitin e Ri Faqe 6
Kunati i Bashës, hidhet në gjyq PS
NGA BESMIRA MUÇAJ
Pasi për të armiku kryesor i PS është vetë Partia Socialiste dhe jo Sali Berisha, çështje kundërshtari normal politik. Gjatë takimit me strukturat e PS në qarkun e Lezhës, duke iu referuar fitores së madhe në Bashkinë e Laçit, kreu socialist Rama tha se “fitorja në Laç ka krijuar shembullin se nëse PS maksimalizon fuqitë fiton në... vijon në faqen 7
Në foto: Edi Rama duke folur përpara militantëve të Partisë Socialiste
Arroganti sharmant Campbell
NGA ILVA TARE Arroganti sharmant Campbell
Më ka ndodhur shpesh të mendoj se jeta zbavitet kur na vë në provë në mënyra të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Kur mbarova radhë e librarinë e Londrës në vitin 2008 për të siguruar autografin për ditarin e Alastair Campbell mjeshtrit të PR ndërmend djaloun me veten se nëse do të ndodhesha në Tiranë do ti kisha kërkuar një intervistë për televizion.
Atë ditë mora vetëm mesazhin klasik “Për Ilvën” me bojë të kuqe nga Campbell indiferent dhe pak i lodhur nga dhjetra njerëz në radhë që prisnin të firmosnin librin e sapoblerë.
Për kuriozët që duan ta shohin dedikimin duhet të ndekin emisionin e Premtes në orën 21.00 në Ora News...
Koha kaloi dhe unë iu riktheva Tiranës e cila ka aftësinë magjike të të shtyjë çdo pasion apo ide për të dalë jashtë kornizave ku presioni i rutinës ka futur shoqërinë. Por kurioziteti i për të ndjekur penën shpotitëse të Campbell në blogun e tij, në Twitter i rezistoi kohës dhe kryeqytetit të kotësirave.
Në Tetor strategu dhe eksperti i komunikimit të Tony Blair që është pagëzuar botërisht si mbreti i spin u ftua në Tiranë në një seminar kushtuar marrëdhënieve të kompanive me publikun në epokën e re të zhvillimit teknologjik. Apo si e quan Campbell në kohërat kur lajmi fillon të komentohet në blogjet online përpara se të ndodhë.
U afrua për tu prezantuar se unë isha gazetarja që do ta intervistoja të nesërmen në mëngjes përpara se të fluturonte sërish drejt Londrës dhe për ti thënë se herën e fundit ishim takuar në një nga sallat e leksioneve të London School of Economics... vijon në faqen 13
Vdes Zogu, Gjermenji: Si e përzuri Berisha në ‘93
CEREMONIA Ditë zie të shtunën, studiuesi Artan Lame: Janë marrëzi të kryeministrit, nuk merrem
ESMERALDA KETA
ARBEN RROZHANI
Familja mbretërore në Shqipëri ka hapur dyert, për të pritur të gjithë ata që duan të ngushëllojnë Princin Leka II për humbjen e babait të tij. I përlotur dhe i shoqëruar nga e fejuara Elia Zaharia, ka thënë... vijon në faqen 2-5
Energjia elektrike, sa do rriten faturat për vitin 2012
Faqe 8 “Miri i Xhikes”, rihapet hetimi I dënuar vetëm Lavdërim Tufa Faqe 10
KLD: Gjyqtarët që penalizohen Seancat i bëni edhe në avion
Faqe 9 Sekuestrohet pasuria e ish kryesindikalistit Valer Xheka Faqe 14
Një bariton kundër TOB: Abuzimet e Zhani Cikos
Revolta e artistit
NGA ADMIRINA PEÇI Një bariton kundër TOB: Abuzimet e Zhani Cikos Faqe 12-13
NERANXI
...gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë. Tel: 04 206 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com