Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 3-12-2011

HUMBESIT NE KRYE TE PS

Riciklohen figurat për të mundur Berishën Ja gjithë emrat që fituan në Asamble Edi Rama harron premtimin për largim të dështakëve në zgjedhje, i shpërblen të gjithë Lajmi Kryetari socialist Rama ka deklaruar se propozimet për në kryesi dhe sekretariat do të jenë në bazë të meritës dhe rezultatit në 8 maj, ndërkohë që janë kandiduar të gjithë humbësit, pjesa më e madhe e të cilëve kanë fituar. TIRANE Kryetari socialist Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste, teksa ka bërë propozimet për anëtarë të kryesisë si dhe emrat e sekretariatit të PS, të cilët kanë konkurruar pa kandidatura alternative, ka bërë të ditur se propozimet janë bërë në bazë të meritave. “Janë përzgjedhur në bazë të përfaqësimit krahinor apo rezultateve të prodhuara në zonat e tyre elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit vendore”, ka qenë deklarata e Ramës në momentin e propozimit. Sipas tij, pjesa dërrmuese e kandidaturave janë ato dhe ata që kanë qenë të suksesshëm në mbajtjen e barrës së vështirë të betejës më të fundit zgjedhore. Ai ka vlerësuar një nga një të gjithë kandidatët për në kryesi por dhe në sekretariat, duke i cilësuar kontribuorë. Por duke parashikuar dhe hatermbetjet dhe keqkuptimet, Rama ka tentuar t’u dalë përpara akuzave që mund të lindin. “Arsye për të mos pëlqyer fjalët, punën dhe veprimet e tjetrit gjenden në çdo kohë, por çka ndodh është se duke u marrë apo kërkuar të tilla nuk i sheh dot më arsyet më të dukshme për ta vlerësuar tjetrin. Dhe këtu në këtë parti rivalitetesh dhe trazimesh të herë pas hershme për shkak nga më të mëdhatë tek më të voglat ka tek secili arsye të mjaftueshme për të marrë vlerësimin e tjetrit”, ka deklaruar Rama... Në foto: Pamje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së vijon në faqen 2 Në foto: Pamje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së
Edi Rama Leka Zogun Tiranë

Nekrologjia e Leka Zogut

Editorial NGA MIRANDA VICKERS Nekrologjia e Leka Zogut Leka Zogu që vdiq në moshën 72 vjeçare, ishte pretendent për fronin mbretëror shqiptar. Babai i tij, Ahmet Zogu, e shpalli veten Mbret i Zogu I i Shqipërisë në vitin 1928 dhe u martua me Geraldine Apponyi, vajzën e një konti hungarez dhe një trashëgimtareje amerikane, në vitin 1938. Leka lindi një vit më pas, dhe vetëm dy ditë përpara pushtimit italian të Shqipërisë, Zogu dhe familja e tij jetuan në ekzil të vazhdueshëm. Monarkia u hoq nga regjimi komunist në vitin 1946. Leka e kaloi pjesën më të madhe të kohës në ekzil, në Evropë, Egjipt dhe Afrikën e Jugut. Pas vdekjes së Zogut në Paris në 1961, Leka u vetëshpall mbret i Shqiptarëve nga një Asamble Kombëtare shqiptare në ekzil. Ai pohonte se qeveria në ekzil organizonte operacione guerrile brenda Shqipërisë komuniste Gjatë viteve ’70, si një i Gjeneral Frankos, Leka dhe nëna e tij jetuan në Spanjë. Në 1975 ai u martua me mësuesen australiane Susan Cullen-Ward. Përgjatë jetës së tij, ai mbeti një figurë kontraverse duke mbajtur një arsenal armësh me vete që e çoi në disa arreste në akuzën e kontrabandimit të armëve, e para ka qenë në Tajlandë në 1977. Dy vite pas kësaj, Leka u dëbua nga Spanja nën akuzën e mbështetjes së aktiviteteve irredentiste. Ai pohonte se qeveria në ekzil organizonte operacione guerrile brenda Shqipërisë komuniste, por deri nuk ka pasur dëshmi për një gjë të tillë. Më në fund ai u gjet refugjat në Johanesburg, ku djali ai tij, i quajtur Leka gjithashtu, lindi në vitin 1982. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, Leka bëri... vijon në faqen 7
Leka Zogu Ahmet Zogu Geraldine Apponyi Gjeneral Franko Susan Cullen-Ward Shqipëri Europë Egjipt Afrikën E Jugut Paris

Dokumenti, Berisha s’donte Leka Zogun

Ftesa e deputetëve për Familjen Mbretërore në vitin 2002: Ja emrat që mungojnë ZBULOHET PROVA ARBEN RROZHANI Sali Berisha nuk ka firmosur për kthimin e familjes Mbretërore në Shqipëri. Kryeministri aktual, atëherë kryetar i PD-së në opozitë nuk është mes 76 deputetëve të Kuvendit që bënë ftesë zyrtare në 2002 për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe pas 6 dekadash ekzili... vijon në faqen 7
Leka Zogun Arben Rrozhani Sali Berisha Shqipëri

Gjÿqi për Ilir Metën, dëshmitë e plota dje në gjykatë

Faqe 4 Gjÿqi për Ilir Metën, dëshmitë e plota dje në gjykatë Faqe 5 Investigimi për tatimet, dhunohen gazetarët e “Ora News”
Ilir Meta

Bashkia lë kopshtet pa ngrohje fëmijët flenë me xhupa

Faqe 11 Bashkia lë kopshtet pa ngrohje fëmijët flenë me xhupa Faqe 12-13 Dokumentet amerikane për “bashkëpunëtorët” e fashizmit

NERANXI

....gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane Shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tirane; Tel: 04 246 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek