Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E shtunë, 10-12-2011

Sulmi i Daul kundër Ramës fsheh një kontratë miliardere

Europarlamentari në 2009 bindi kryeministrin shqiptar për të blerë 17 helikopterë nga Franca. Kontrata shkaktoi reagimin e ambasadës së SHBA: Zhgënjim për vendimin Dy muaj para zgjedhjeve të 2009, Berisha dhe Sarkozi i hapën rrugë marrëveshjes shumë të shtrenjtë Lajmi Europarlamentari i djathtë, Zhozef Dol, i njohur për mbështetjen e pakursyer ndaj qeverisë së Berishës, mendohet të ketë qenë “kumbari” i marrëveshjes 78.6 milionë euro që Shqipëria nënshkroi në 2009 me “Eurocopter” për blerjen e helikopterëve për ushtrinë shqiptare. TIRANE Kryetari i Partive Popullore Evropiane dhe europarlamentari i djathtë nga Strasburgu, Zhozef Dol (Joseph Daul), sipas të gjitha gjasave është “kumbari” i kontratës shumëmilionëshe që Shqipëria nënshkroi në Tiranë në 17 dhjetor 2009 për blerjen e helikopterëve nga firma “Eurocopter”. Për më tepër, duke përdorur autoritetin e tij si kryetar i grupimit të djathtë dhe shumë i afërt me presidentin francez Sarkozi, europarlamentari Dol, ka lobuar, jo vetëm në nënshkrimin e kësaj kontrate shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë, por edhe duke ndërmjetësuar me një kompani të njohur kanadeze, që prodhon mjete të aeronautikës dhe pjesë këmbimi për to, për të marrë pjesë që nuk justifikojnë çmimet e duhet të paguajë Shqipëria për këto mjete të ndihmës së shpejtë. Në 24 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Berisha vizitoi Francën dhe më pas deklaroi se “mori mbështetjen e Nikolas Sarkozi për integrimin në BE dhe NATO”. Por, atë ditë revista franceze “L’Express”, shkroi se qëllimi i takimit Berisha-Sarkozi ishte kontrata e majme nga buxheti i shtetit shqiptar për të blerë helikopterë nga kompania “Eurocopter”, ku Franca ka... vijon në faqen 2
Joseph Daul Nikolas Sarkozi Zhozef Dol Dorian Muçaj Besmira Muçaj Francë Shqipëri Tiranë Strasburgu

JA FOTOT E ATENTATORIT TE KRYEPOLICIT

EKSKLUZIVE/I kapur nga telekamerat Faqe 9 Në foto: Personi i kapur nga kamerat e sigurisë duke vënë tritolin në shtëpinë e Dorian Muçajt JA FOTOT E ATENTATORIT TE KRYEPOLICIT NGA Besmira Muçaj Në foto: Personi i kapur nga kamerat e sigurisë duke vënë tritolin në shtëpinë e Dorian Muçajt
Barbara Voultters Asad

Bashari dhe Berisha

Editorial NGA Arben Rrozhani Bashari dhe Berisha Presidenti sirian, Bashar Assad thotë me qetësi se: “vetëm një njeri i çmendur vret njerëzit e tij”. E ka thënë pak ditë më parë gjatë intervistës në televizionin amerikan ABC. Duke bërë të paditurin për 4 mijë sirianët e vrarë për marsit 2011, sipas raportimeve të OKB-së. “Kam bërë më të mirën që të mbroj njerëzit”- i thotë presidenti Bashar, gazetares Barbara Voultters: “Asnjë qeveri në botë nuk vret popullin e vet, vetëm nëse udhëhiqet nga një njeri i çmendur”. Asad, 46 vjeç erdhi në pushtet në 2000, dhe thotë se nuk ka asnjë pushtet mbi njerëzit me uniforme që vrasin përditë kundërshtarët e qeverisë së tij, përfshi sekt avit, që përbën vetëm 10 përqind të popullsisë me shumicë sunite prej 22 milionësh. Asadi thotë se të akuzuarit për vrasjet, ushtria, nuk janë forcat e tij, por të qeverisë: “Nuk janë forcat e mia, janë forca ushtarake që varen nga qeveria. Unë jam presidenti dhe nuk kam pushtet mbi vendin”. Kthehemi në Tiranë. Në 21 janar 2011, në Tiranë u vranë katër shtetas, sigurisht 1000 herë më pas se në Siri. Por u vranë. E ka pranuar vetë Sali Berisha, kryeministri i vendit se mund të ishin vrarë edhe më shumë, siç duket edhe nga fjala e tij me drejtuesit e Gardës në 24 janar 2011: “Nuk kemi asgjë për të fshehur, zero. Në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë, mund të vriten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund të kalohej. Kjo është absolute. Forca e institucioneve të një shteti demokratik është e… vijon në faqen 2
Dritan Dajti Poli Hoxha Barbara Voultters Asad Sali Berisha Siri Tiranë

Dritan Dajti, 15 prova zhduken nga dosja

DOKUMENTET Zbulohen gjithë provat e munguara në proces, dalin dëshmitarët e mbrojtjes Poli Hoxha Dritan Dajti dhe mbrojtja e tij, duket se janë përgatitur seriozisht, që të vërtetojnë në gjyqin ndaj tij, se ngjarja e rëndë e 7 korrikut 2009, nuk ka qenë thjesht një “spektakël hollivudian” i tij por një përplasje mes grupeve rivale brenda policisë. Ata ofrojnë shumë prova të cilat janë... vijon në faqen 6-7
Dritan Dajti Poli Hoxha

Faqe 8 Shifrat e INSTAT, bien me 10% punimet në infrastrukturë Faqe 11 Gjimnazet private, probleme me plotësimin e regjistrave e mësuesit

NERANXI ... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.