BIZNESMENI I BERISHËS
Bashkim Ulaj me Tirana Datacom fiton tenderin 40 milionë euro për fibrat optikë
EKSKLUZIVE/ Olldashi ia kishte dhënë tenderin ATU, e krijuar në shkurt 2010, por që u ble e gjitha nga Ulaj
Lajmi
Bashkim Ulaj, biznesmeni i njohur si mik i kryeministrit Sali Berisha, për herë të parë del edhe me dokumente si njeriu që ka fituar tenderin prej 40 milionë eurosh për fibrat optike. Tenderi u dha kompanisë ATU. Bashkëshortja e Ulajit merret me kompaninë ATU. Vetëm këtë vit, ATU ia shet aksionet kompanisë Tirana Data- com, e cila tërësisht është pronë e Bashkim Ulajt. Për herë të parë vërtetohet se tenderi 40 milionë euro për fibrat optikë është fituar nga biznesmeni i afërt me kryeministrin
Në foto:
Kryeministri Sali Berisha me Bashkim Ulaj (djathtas) Faksimile e kontratës së transferimit të kapitaleve të ATU nga biznesmeni Ahmetaj tek biznesmeni Bashkim Ulaj
*** TIRANE
Shqiptarja.com zbardh dokumentet e të vërtetës së tenderit për fibrat optike në Shqipëri, një skandal që ka nisur vitin e kaluar, dhe që në shërbim të dy ministrave (Olldashi dhe Pollo), një tender me vlerën e 40 milionë eurove. Më 23 gusht të vitit 2009, ministri Olldashi me lejen administrative nr.120 “Për dhënien kundrejtshpërblim të të drejtës së përdorimit të aksit rrugor kombëtar” autorizon kompaninë ATU (Albanian Telecommunication Unit) për shtrimin e fibrave optike.
Pavarësisht sherrëve që kanë pasur me njëri tjetrin Pollo dhe Olldashi se kush do bënte tenderin prej 40 milionë eurosh, dhe pavarësisht faktit se prokuroria e Përgjithshme, me kërkesë të ministrit Olldashi, mbylli më 17 tetor të këtij viti hetimet për situatën monopol në dhënien e kësaj leje administrative, duket se pas 40 milionë eurove, nuk është... vijon në faqen 2
Në foto: Kryeministri Sali Berisha me Bashkim Ulaj (djathtas) Faksimile e kontratës së transferimit të kapitaleve të ATU nga biznesmeni Ahmetaj tek biznesmeni Bashkim Ulaj
Të (mos) gënjesh veten
Editorial
NGA ARBEN RROZHANI
Të (mos) gënjesh veten
“Shqiptarja.com” botoi dje një material, për të cilin, është e rëndësishme të thuhet, se e kanë patur disa redaksi gazetash prej kohësh dhe që të gjitha pa përjashtim kanë refuzuar ta botojnë. Edhe pse bëhet fjalë për një implikim të rëndë, që bëhet pas një masakre të pashembëllt ndaj Policisë së Shtetit, ndaj katër heronjve të saj, për të cilët, që në momentet e para pas vrasjes, u tha se ishin shtyrë nga “lart”.
“Shqiptarja.com” nuk i ktheu akuzave, që deri tani janë thjesht “fjalë në erë”, por solli një material, për të faktuar që procesi ndaj vrasësit të atyre 4 policëve, sipas policisë duhet të bëhej jashtë syrit të publikut. Policia dje merrenj mjaft fjalësh, se nuk ishte urdhër, por një sugjerim, pa arritur të mohojë se një sugjerim i tillë është bërë vërtetë nga Policia. Nëse do donte të ishte transparente duhej të ishte e interesuara parë që gjyqi të bëhej i hapur, siç u bë hapur dhe live, në sytë e qindra pushuesve në plazhin e Durrësit, vrasja e shumëfishtë. Me këtë rast ajo hqite edhe merakun e “fjalëve në erë” që u thanë për dekonspirimin e aksionit të policëve të vrarë. Policia e Shtetit duhet të tregohet e sinqertë dhe të mos bëjë lojë të dyfishtë: nga njëra anë të tregojë se kërkon të respektojë drejtësinë dhe nga ana tjetër duke kërkuar kompetencat hetimore të prokurorisë, pushtete të ndara me kushtetutë. Asaj duhet t’i vijë turp që është vegël e qeverisë në pengimin e hetimeve të masakrës së 21 janarit, apo në disa vrasje me sfond politik dhe pse po zbeh milionaot e asistencës së huaj, të dhënë pa kursim për një polici jopartiake.
Nëse vetë ministri i Brendshëm është Bujar Nishani dhe jo ndonjë zv/drejtor, siç flitet lart e poshtë, le të respektojë linjën e ministrit që e shprehu hapur dy ditë më parë dëshirën që policia e shtetit të ketë kompetenca të prokurorisë për hetimet. Pra Policia e qeverisë, të jetë dhe prokurori, ose vetë ali, vetë kadi”. Duke (mos) gënjyer veten.
PS flak Islamin e Seserin. Majko ikën në OKB
JAKIN MARENA
Ish-kryeministri Majko pritet të jetë ndihmëssekretar i OKB për Evropën dhe vendet e ish-bashkimit Sovjetik. Kryesia e PS ka vendosur t’i propozojë grupit përjashtimin e Islamit, dhe Seserit t’i kërkohet dorëzimi i mandatit të deputetit, për thyerje të vendimit politik. vijon në faqen 7
Faqe 9
Gjyqi i Metës, gjunjëzohet Prokuroria: Si votuan gjyqtarët
Faqe 8
Vëllezërit Sheqeri: Ja pse e dhunuam deputetin Tahiri
Faqe 4-5
Zbulohet kontrata e re me kushtet për Rrugën e Kombit
Faqe 10
Urdhëri i Mjekut: Arrestimi i doktorëve i gabuar, pa fakte
Faqe 6
Topi replikon me Berishën: Jam mesfushor në politikë
Faqe 12
Panairi, akuza organizatorëve: Paguam qira 40% më shtrenjtë
KUSHTETUTA “PART TIME”
Koment
KUSHTETUTA “PART TIME”
NGA AFRIM KRASNIQI
Faqe 6
KRYESIA ROZË
Penalizohen deputetët që munguan në seancë. Kadeli e Ylli u kthyen edhe pse sëmurë
NERANXI
.... gjithmonë një hap përpara...
Lëndë të para për restorante,
piceri, kreperi dhe fast food.