Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 29-12-2011

ALEATET E BAMIR TOPIT

PDK e konfirmon, LZHK në pritje Gati edhe deputetë, rrezikohet shumica Krijimi i forcës e re kushtëzon edhe zgjedhjen e Presidentit. Oketa: Edhe unë jam me të
Bamir Topi Oketa

Lajmi

Partia e re e Topit sapo të krijohet do të ketë të gatshëm aleatët e djathtë që është PDK e Nard Ndokës. Por dhe Shehi, kryetar i LZHK nuk e ka mohuar një aleancë të tillë, pas krijimit të kësaj partie. Nëse në përbërjen e partisë së re do ketë deputetë nga radhët e PD, komplikohet dhe zgjedhja e Presidentit. TIRANE JAKIN MARENA Partia e re e Presidentit aktual Bamir Topi, që pritet të marrë jetë në pranverë pas përfundimit të reformës zgjedhore, ka njohur dhe aleatët e saj të parë në spektrin politik të djathtë. Kështu konfirmimi e parë e ka dhënë kreu i Partisë Demokristiane Shqiptare, Nard Ndoka, i cili shprehet se menjëherë pas krijimit të partisë së re do të bashkohet në një koalicion me të, për të krijuar në këtë mënyrë dhe një bërthamë e një poli të tretë të politikës shqiptare. Një pol politik vetëm me parti të djathta politike, për të marrë dhe vendin që i takon në spektrin e qendrës së djathtë, e cila sipas grupit nismëtar të partisë së re por dhe të PDK mbahet padrejtësisht nga Partia Demokratike. "Unë e kam të natyrshëm një bashkëpunim deri në koalicion me partitë e spektrit të djathtë. Aq më tepër që një... vijon në faqen 3
Nard Ndoka Shehi Jakin Marena Bamir Topi Konomi Tiranë Shqiptare

2011: të fundit por krenarë

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI 2011: të fundit por krenarë Me mbylljen e vitit kalendarik, sipas traditës, politikanë të lartë, prezantojnë bilancin e tyre vjetor. Në SHBA Presidenti Obama pranoi se mund të kishte bërë më shumë për programin e tij ekonomik, ë Gjermani Merkel tha se kriza e euro-s na gjeti të papërgatitur, në Britani u pranuan problemet me raportet europiane, në Itali e Greqi menaxhimi ekonomik u konsiderua dështimi më i madh. Në Shqipëri vendin e bilancit (sukses-dështim) e zë parada e arritjeve "historike". Kështu, ndryshe nga tradita perëndimore, në traditën tonë politikanë të lartë, ministra, drejtues të policisë, tatimeve, doganave, arsimit, shëndetësisë, etj, garojnë në ekranet televizive duke propaganduar suksese e arritje të jashtëzakonshme. Në Shqipëri vendin e bilancit (sukses-dështim) e zë parada e arritjeve “historike” Vitin kur ne, për shkak të mosfunksionimit parlamentar dhe mungesës së reformave, u penalizuam me refuzimin e ftesës për në BE, pushteti ekzekutiv e legjislativ thotë se janë shënuar arritje më të mëdha në histori. Vitin kur vendi është prekur nga kriza ekonomike, kur fjala "investim" është zëvendësuar me "kursim" zyrtarët e lartë na thonë se kemi rritjen më të madhe në Europë. Vitin ku 22 atentate publike ndaj biznesit deri edhe gjyqtarëve mbeten të pazbuluara, kur në 9 raste grabiten banka dhe së fundi edhe makina e një ministri, policia thotë se asnjëherë nuk kemi qenë më të sigurt. Vitin kur shënohen viktima e 13 në minierën-varr të Bulqizës, apo kur në kristlindje media raporton për vdekjen e një fëmije nga varfëria, zyrtarët e lartë thonë se jetojmë... vijon në faqen 6
Merkel Barack Obama Esmeralda Keta SHBA Gjermani Britani Itali Greqi

Basha miraton buxhetin me 4 vota

ESMERALDA KETA Mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak i ka ngjarë një farse. Kreu i bashkisë jo vetëm që ka ardhur me vonesë, por është larguar disa herë nga salla. Ndërsa s’kanë munguar as batutat për policinë bashkiake që ruajë plazhet dhe as ironia me kioskat 3 mijë euroshe që administron nga kunati i Bashës... vijon në faqen 10-11
Basha Esmeralda Keta

SMS-të e konfliktit Lesi-Nano pas shakasë me gazetarin e BBC

Faqe 6 SMS-të e konfliktit Lesi-Nano pas shakasë me gazetarin e BBC Faqe 7 Ekzekutim në Shkozet, nipi vrau xhaxhanë për 3 mijë euro borxh
Lesi Nano Shkozet

Horoskopi 2012, shenjat e Shigjetarit dhe Bricjapit

VAZHDON SPECIALE Faqe 14 Horoskopi 2012, shenjat e Shigjetarit dhe Bricjapit Dashuria, puna, shëndeti dhe paraja vitin që vjen

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane Shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek