Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 5-01-2012

I GJITHEPUSHTETSHMI

VENDIMET/ Qeveria i dorëzon Berishës të dhënat e klasifikuara, shitjet dhe statistikat I GJITHEPUSHTETSHMI Kryeministri rrëmben sekretet dhe prokurimet Klosi dhe Gjoni: Përqendrim i pushtetit politik Lajmi Kryeministri Sali Berisha përqendron edhe më shumë në duar të tij pushtet, duke hequr nga kompetencat e Këshillit të Ministrave edhe një institucion delikat siç është Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. ■■■ TIRANE POLI HOXHA Kryeministri Sali Berisha vendosi dje të rrisë kompetencat e veta, me disa vendime që kanë të bëjnë me informacionet sekrete, të dhënat zyrtare për statistikat, për prokurimet publike dhe për Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Me katër vendimet e djeshme, duke zëvendësuar togfjalëshin “pranë Këshillit të Ministrave” dhe duke e zëvendësuar atë me “në varësi të Kryeministrit”, shefi i qeverisë do të jetë zyrtari i vetëm që do të ketë në dorë dhe do të administrojë informacionet sekrete të shtetit, statistikat zyrtare të tij, të dhënat për prokurimet publike dhe ato për inovacionin dhe teknologjinë. Pika më e ndjeshme, por jo e vetmja, është ajo për një nga nenet e ligjit nr. 8457 “Për informacionin e klasifikuar, sekret shtetëror”. Bëhet fjalë për një korrigjim në paragrafin e parë të nenit 25 të këtij ligji. Në paragrafin “Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, është... Në foto: Kryeministri Sali Berisha vijon në faqen 2
Sali Berisha Klosi Gjoni Poli Hoxha Tiranë

Mes Berishës dhe Ramës

BLOG/Periferi NGA ALBA MALLTEZI Mes Berishës dhe Ramës “U roj dhe shpresoj që ky vit të frymëzojë çdo shqiptar për një fillim të ri në qëndrimet e tij ndaj të shkuarës, ndaj të sotmes, ndaj vendit. Performanca ekonomisë shqiptare në vitin 2011 ishte e atillë që realizoi të ardhura më shumë, se kurrë në historinë e vendit. Për çdo qytetar shqiptar dua të informoj se të ardhurat tatimore dhe doganore me 31 dhjetor të vitit 2011 ishin 295 miliardë lekë, ishin 400 milionë dollarë më shumë, se në vitin 2009”, tha kryeministri Berisha në mbledhjen e Qeverisë. “...jemi mbërthyer nga dara e budallenjve dhe e gjenive. Ne gazetarët jemi në mes gjithashtu, por më pranë kritikës... Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama përgjigjet në Twitter: “Qeveria u propozon shqiptarëve të jenë të lumtur sepse s'ka krizë ekonomike, as papunësi as padrejtësi, po veç arritje të mëdha botërore. Ne propozojmë një rilindje shqiptare për të lënë pas avazin e vjetër të gënjeshtrave e rrëmbimit bur e së bashku ekonominë, shoqërinë, shtetin”. Shqiptarët e nisin dhe këtë 2012 mes mesazheve politike ekstreme: optimizmit të kryeministrit Berisha dhe pesimizmit të kreut të opozitës Edi Rama. Në gjithë këto vite, vetë, kemi mësuar të gjejmë mes in artë të një ekuilibri në dukje të qëndrueshëm, ndryshe do të çmendeshim. Kryeministri i vendit, kryekëput i ndryshëm me Berishën opozitar, po i projekton njerëzit me shumë në një dimension irreal: atë të ëndrrës, të ficionit; duket sikur po merret më shumë me kurimin e shpirtit... vijon në faqen 7
Alba Malltezi Jakin Marena Lulzim Basha Edi Rama

Lulzim Basha feston në Holandë

VITI I RI Topi, Berisha, Topalli në Shqipëri, Rama në SHBA. Kryebashkiaku i Tiranën VITI I RI Topi, Berisha, Topalli në Shqipëri, Rama në SHBA. Kryebashkiaku lë Tiranën Lulzim Basha feston në Holandë JAKIN MARENA Kr erët më të lartë të shtetit, Topi, Topalli dhe Berisha kanë kaluar festat e fundvitit në kryeqytet, ndërkohë që në kryeqytet ka qenë dhe numri dy i PS, Ruçi. Kryebashkiaku Rama ka festuar në SHBA, ndërsa kreu i bashkisë së Tiranës, Basha ka qenë në Holandë... vijon në faqen 4
Lulzim Basha Ruçi Jakin Marena Topalli Shqipëri SHBA Tiranë Holandë

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane Shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek