KONTRATAT PER TE JOSHUR SHBA
Ja si PD, PS dhe LSI harxhuan milionat për konsulencat e zyrtarëve të Uashingtonit
Lobimi pranë qeverisë amerikane prej vitit 2006. Fatura të kripura me paratë e buxhetit
Lajmi
Qeveria shqiptare ka paguar me qindra mijëra dollarë amerikanë mbështetjen nga qeveria amerikane në vitin 2009, por vijon ta bëjë edhe tani duke lëvruar nga buxheti i shtetit fonde të majme për kompanitë lobuese në SHBA. Nga kompania “BKSH & Associates” në 2009 deri te “Podesta” në 2012, qeveria që merr borxh për rrogat e administratës, jep fonde të majme për të blerë mbështetjen e Uashingtonit.
TIRANË
ARBEN RROZHANI
Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka blerë shtrenjtë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, beshtjen dhe përkrahjen e qeverisë amerikane, përballë skandaleve të panumërta, që nisin nga korrupsioni, mashtrimi elektoral dhe deformimi i standarteve demokratike në vend. Prej ardhjes në pushtet në shtator 2005 të kryeministrit Sali berisha, diktuar nga administratës Klinton në vitet 1995-1997, qeveria dhe PD-ja kanë harxhuar qindra mijëra dollarë fonde buxhetore për të bërë lobing pranë administratës amerikane, duke paguar kompani lobuese që rekrutojnë kongresmenë, zyrtarë të administratës dhe më në fund vetë qeverinë amerikane, që ta shikonte në sy të mirë qeverinë shqiptare. Janë të njohura shumat deri në 500 mijë dollarë amerikanë që qeveria Berisha dha prej viti 2006 për ish-sekretarin për...
vijon në faqen 2
Djali i Meidanit, drejtor i SHKB
Emërimi surprizë
Faqe 9
Në foto:
Denion
Meidani me
këngëtaren
Fjolla Morina
Djali i Meidanit, drejtor i SHKB
Nga e majta nën urdhërat e PD
Në foto: Denion Meidani me këngëtaren Fjolla Morina
Kriza e besimit dhe demokracia
Editorial
Nga Afrim Krasniqi
Kriza e besimit dhe demokracia
Demokracia nuk është procedurë, është diçka më shumë se kaq. Ligjet janë të rëndësishme, janë vija e bardhë në demokraci, por për një demokraci të shëndetshme kërkohet më shumë se kaq; - institucione funksionale, pjesëmarrje e mbështetje publike, transparencë dhe inspirim në vlera e parime qytetare. Në krizën globale ekonomike është e pritshme që vetë demokracitë të përballen me zemërimin apo rritjen e zhgënjimit qytetar. Sfida e demokracive mbetet aftësia për të reflektuar nga gabimet, për t'u korrigjuar dhe për të rinjallur shpresën. Ndryshimet qeverisje legjitime në Greqi e Itali përmes dialogut dhe marrëveshjes politike kanë tregues sesi në këto vende demokracia funksionon dhe zgjidhja racionale vjen nga institucionet, nga politikanë me integritet dhe me sensin e masës.
Efekti domino i revolucioneve solli ndryshime radikale në Afrikën Veriore, për të krijuar shpresa edhe në vendet të Gjirit Persik
Përpjekjet për rikthimin e besimit tek demokracia, për ta bërë atë funksionale dhe inspiruese çuan në ndryshime demokratike të qeverive edhe në Spanjë apo Kroaci, në Bosnje, apo Belgjikë. Efekti domino i revolucioneve solli ndryshime radikale në Afrikën Veriore, për të krijuar shpresa edhe në vendet të Gjirit Persik. Një vend si Franca ço[?]i përpara gjyqit dhe dënoi ish-presidentin Zhak Shirak, në Izrael u dënua ish Presidenti Moshe Katsav, në Kroaci ish kryeministri Ivo Sanader, etj. Lista e politikanëve perëndimorë të gjykuar e dënuar gjatë vitit 2011 shkon në 123, ku përfshihen drejtues të lartë të shtetit, ministra, kongresmenë, senatorë, gjyqtarë të lartë dhe figura të tjera të larta politike. Në Gjermani kriza dhe një skandal financiar që lidhet me presidentin. Kudo, shumica e...
vijon në faqen 4
Bushati: Si do jetë TV dixhital
Në vitin 2014 hiqen televizionet analoge. KKRT: Dekoderat me financim të shtetit
PROJEKTI
GENC KONDI
Sot organizohet tryeza e rrumbullakët, organizuar në bashkëpunim me OSBE-në, për të diskutuar projektstrategjinë për kalimin e transmetimeve radiotelevizive nga analoge në dixhitale (numerike). Afati për përfundimin e procesit është viti 2015, si viti i fundit i mbylljes të gjithë transmetimeve analoge...
vijon në faqen 7
Kandidatura e presidentit, Blendi Klosi: Jo nga klani i Berishës
Faqe 4
Kandidatura e presidentit, Blendi Klosi: Jo nga klani i Berishës
Faqe 5
Kryeministri i ri, Albert Brojka: PD-ja nuk i fiton më zgjedhjet
Bashkia hoqi punëtorët, mbeturina pushtojnë varrezat e Sharrës
Faqe 10
Bashkia hoqi punëtorët, mbeturina pushtojnë varrezat e Sharrës
Faqe 13
Nasho Jorgaqi: Si e vendosëm bustin e Nolit në Ibrik Tepe
Sa luks restorantet në Tiranë, por...
BLOG/Periferi
Nga Alba Malltezi
Sa luks restorantet në Tiranë, por...
Faqe 7
NERANXI
..... gjithmonë një hap përpara...
Ushqime aziatike dhe meksikane
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com