Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 15-01-2012

21 janari, deputetët e PS: Çfarë urdhërash na dha Edi Rama

EKSKLUZIVE/ Zbardhen dëshmitë para prokurorëve të Saimir Tahirit dhe Arben Çukos: Si u organizua demonstrata Tahiri: Pashë ushtarët e gardës të qëllonin me armë. Rrëfimi i protestuesit Sokrat Gode nga Berati: Si u gjenda në protestë. U plagosa në sqetull, për disa ditë ndërroja dhomat e spitalit, kisha frikë mos na vrisnin Lajmi Dy deputetë të PS-së, në dëshmitë e tyre para prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, kanë treguar detaje të organizimit të demonstratës së 21 janarit, si degjeneroi ajo në dhunë, kush janë autorët e vrasjeve dhe të plagosjeve mes protestuesve dhe cili ka qenë roli i tyre dhe i kryetarit Rama. TIRANE ARBEN RROZHANI Dy prej listës së gjatë të deputetëve dhe përfaqësuesve të opozitës, që u morën me organizimin e demonstratës së 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe që u akuzuan nga qeveria për “puç ndaj shtetit”, kanë dëshmuar rolin e tyre në organizim dhe vijimin e protestës. Deputetët e PS-së, Saimir Tahiri dhe Arben Çuko, sipas dëshmive të dhëna para prokurorëve të Tiranës dhe që posedohen nga “Shqiptarja.com” kanë akuzuar policinë dhe Gardën e republikës si provokuese të demonstruesve dhe më pas autorë të vrasjeve dhe plagosjeve që ndodhën. Tahiri dhe Çuko thanë se në dëshmitë e tyre se ata, deputetë të tjerë dhe vetë kryetari i PS-së Edi Rama u bënë thirrje demonstruesve që të largoheshin para se gjendja të precipitonte në dhunë dhe vrasje. Prokurori: Në datën 21.01.2011 është zhvilluar një tubim nga ana e Partisë Socialiste, a mund të na e thoni se çfarë pozicioni keni pasur ju në këtë tubim dhe ku keni qëndruar gjatë zhvillimit të këtij tubimi? vijon në faqen 2
Saimir Tahiri Arben Çuko Edi Rama Sokrat Gode Arben Rrozhani Tiranë Berat Bulevardi “dëshmorët E Kombit”

Çudia jemi ne...

BLOG/Periferi NGA ALBA MALLTEZI Çudia jemi ne... Shumë habiten me lëvizjet e kryeministrit Berisha këto ditët e fundit, dukshëm në shoqëri e miqësi me ish/zv.kryeministrin dhe kreun e LSI, Ilir Meta. Dikush e komenton si “dalje nga natyra” e kryeministrit, i cili nuk e ka zakon të heqë për darkat në shtëpitë e ortakëve të tij në politikë. Komentet dhe habia është pak e vonuar, pasi kreu i Partisë Demokratike dhe kryeministri ynë, ka kohë që ka dalë nga natyra e tij e dikurshme, ai ka ndryshuar që kur shqiptarët i dhanë mundësinë një të “nusërojë” për herë të dytë në krye të vendit në vitin 2005, gjë që e perfeksionoi me mundësinë e tretë në 2009. Dhe ndryshimi më i madh i Berishës, pas 2005, është fitimi i elasticitetit. Ai falur me një aftësi të jashtëzakonshme ngurtësinë e vrazhdësinë e viteve të mëparshme dhe ndryshoi taktikë me të vetmin qëllim që deri më tani e ka arritur shumë mirë: mbajtjen e pushtetit. Duke qenë se në Shqipëri, nga të dy frontet kryesore politike, nuk kemi shumë njerëz që adhurojnë ndershmërinë, dlirësinë e ligjin, pasuesit ja dinë atij për shumë falenderit. Fjalët që dikur socialisti e Beratit ua tha të vetëve: “Aman vetëm ju mos u gridni” (me frikën se mos pushteti i shkonte PD), edhe shumë simpatizantëve të PD-së dhe të LSI-së u buron nga shpirti: “Bëni ç'do gjë, vetëm për të mbajtur pushtetin”. Pra Berisha po bën atë që simpatizantët e tij kërkojnë që të bëjë: të shpëtojë Metën, për të shpëtuar Qeverinë e për të mbajtur pushtetin. Lëvizjet e Berishës + Lulzim Basha, në krah të Metës – në... vijon në faqen 5
Alba Malltezi Berisha Ilir Meta Lulzim Basha Shqipëri Berat

Arrestohen deputetët, fiton Vetëvendosja

BLLOKADE SERBEVE Policía: Ndaluam 146 vetë. Deputetët e opozitës: Thaçi gaboi me protestuesit BLLOKADE SERBEVE Policia: Ndaluan 146 vetë. Deputetët e opozitës: Thaçi gaboi me protestuesit Arrestohen deputetët, fiton Vetëvendosja KOSOVE Forcat policore të Kosovës, pasi nuk arritën të pengojnë protestën e “Vetëvendosjes” kundër hyrjes së kamionëve serbë në Kosovë shpërndanë me dhunë tubimet e organizuara, duke dhunuar dhe arrestuar dhjetra aktivistë... vijon në faqen 10
Thaçi Kosovë

Bashkitë e humbura të PS, dalin kandidatët e rinj që garojnë

Faqe 5 Bashkitë e humbura të PS, dalin kandidatët e rinj që garojnë

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7 Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht