Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 16-02-2012

RINISIN GOMONET ME DROGË

Policia italiane kap mjetin e ri me vlerë 150 mijë euro. Zhvlerësohet moratoriumi Policia italiane kap mjetin e ri me vlerë 150mijë euro. Zhvlerësohet moratoriumi RINISIN GOMONET ME DROGË 1.5 tonë kanabis në Itali. Një tjetër në Greqi Pavarësisht nga presioni i BE-së, riorganizohen trafikantët shqiptarë. Mjeti lundrues është më i madhi i kapur vitet e fundit në rajonin e Pulias. Skafi tjetër me një ton drogë kapet në Patra Lajmi Një gomone e re shqiptare, me dy motorrë nga 250 kuaj fuqi, u braktis në brigjet italiane, por trafikantët kanë shkarkuar 1.5 tonë marijuanë që vlente 8 milionë euro. Një tjetër u kap në Greqi me 1 ton drogë, duke zhvlerësuar moratoriumin “për mjetet lundruese” që vuri në zbatim qeveria “Berisha” prej vitit 2005. EKSKLUZIVE Në foto: Gomonia dhe thasët me 1.5 tonë hashash që erdhën nga Shqipëria ■■■ BRINDIZI Kthehen gomoret e drogës nga Shqipëria. Një ton e gjysëm marijuanë që ka zbarkuar në jug të Fasanos, në Brindizi nga një gomone që kishte pësuar difekt është sekuestruar të martën... ► Vijon në faqe 12
Berisha Itali Greqi Pulias Patra Brindizi

Kundër dëborës ...me fjalime!

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Kundër dëborës ...me fjalime! Situata e rëndë e shkaktuar prej dëborës në zonat malore dhe juglindore nxorri edhe njëherë në pah mungesën e përgatitjes dhe aftësisë tonë për të përballuar situata të tilla. Fatkeqësitë natyrore nuk programohen, por rrethanat në Shqipëri pothuajse çdo herë kanë qenë të paralajmëruara. Përmbytja e Shkodrës kohë më parë dhe dëbora e këtij viti janë të paralajmëruara: e para nga vetë hapja e digave të hidrocentraleve, e dyta për shkak të përkeqësimit të motit fillimisht në vendet e tjera dhe më pas tek ne. Çdo vend serioz, çdo qeveri serioze qendrore e lokale, ka fonde e struktura të gatshme që përgatiten për këto ditë; kanë mjete teknike e financiare në dispozicion, kanë rezerva ushqimore, kanë kontrata me firma operuese private, kanë sistem paralajmërimi dhe parandalimi. Praktika jonë vijon të jetë e ndryshme. Tek ne kur ndodh fatkeqësia natyrore kemi dy pamje të përhershme: njerëz që luten zotit të shpëtojnë dhe politikanë që mbushin ekranet televizive me fjalime politike. Kështu ndodhi edhe këtë herë; në Dibër, Kukës, Tropojë, Mirditë apo Pukë, mijëra njerëz luftojnë për mbijetesë, në Tiranën politike çdo orë e çdo ditë dëgjojmë politikanë që flasin e flasin, pa thënë asgjë, pa dhënë asnjë shpresë reale, pa qenë të aftë të prodhojnë asnjë... ► Vijon në faqe 4
Afrim Krasniqi Shqipëri Shkodër Dibër Kukës Tropojë

Amnisti për 1000 të burgosur

Projekti me rastin e 100-vjetorit, kush do të përfitojë nga 4750 të dënuarit VOTIMI NË KUVEND ■■■ TIRANË ELTON QYNO Ministria e Drejtësisë ka filluar diskutimet për të bërë një amnisti të madhe për të dënuarit në burgjet e Shqipërisë brenda këtij viti, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Për momentin diskutimet janë në fazën... ► Faqe 9
Elton Qyno Tiranë Shqipëri

NERANXI

1991 …gjithmonë një hap përpara… Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.