28/02/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

28 shkurt 2012

SIVA, PIRAMIDA E BERISHËS

Avokati nga Nju Jorku: Mos u jepni lekë EKSKLUZIVE/ Letra nga SHBA e Pjerin Lumaj, kandidatit republikan për në Senat: Si në ‘97 Denoncimi i juristit shqiptar për firmën që priti kryeministri dhe që premtoi investime 1.5 miliardë dollarë: “Nuk kanë lekë. Përfaqësuesit, emigrantë ilegalë në SHBA. Manipulojnë shqiptarët në Veri të Shqipërisë” Lajmi Pjerin Lumaj, avokat në Nju Jork, i cili kandidon, në radhët e partisë republikane, për anëtar të Senatit federal të SHBA, u bën thirrje, me anë të një letre të hapur, shqiptarëve të mos bien pre e një skenari piramidal, që ka marrë bekimin e kryeministrit Sali Berisha, por që mund të ketë pasoja shumë të rënda TIRANE GENC KONDI Në mega-projekt, i lançuar në Shqipëri nga vetë kryeministri Sali Berisha, denoncohet nga një kandidati i partisë konservatore amerikane për senator federal si “piramidë”. Pjerin Lumaj, avokat i të drejtave civile në Nju Jork, u bën thirrje shqiptarëve të mos gënjehen e t’u besojnë paratë e tyre mashtruesve që kanë filluar të “gjuajnë” fonde në veri të vendit, gjoja për të financuar një resort gjigand me pishë Poro të Vlorës. Gjithshka, sipas tij, është një skemë... Vijon në faqet 2-3 Në foto: Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë SIVA në janar 2012 (lart djathtas) Avokat Pjerin Lumaj, kandidat konservator për Senatin e SHBA (lart majtas) faksimile e gazetes së datës 29 janar 2012 denoncoi projektin mashtrues Në foto: Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë SIVA në janar 2012 (lart djathtas). Avokat Pjerin Lumaj, kandidat konservator për Senatin e SHBA (lart majtas); faksimile e gazetës së datës 29 janar 2012 denoncoi projektin mashtrues

Vajza e Becajt: Gjyq Haxhinastos

LARGIMI NGA ZYRA E OSBE Vajza e Becajt: Gjyq Haxhinastos Selvi Becaj kërkon rikthimin në diplomaci. Ministria e Jashtme: Nuk u paraqit në punë se ishte shtatzënë TIRANE ELTON QYNO Selvi Becaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, ka hedhur në gjyq ministrin e Punëve të Jashtme, për shkak se kjo e fundit e ka shkarkuar nga detyra që ushtronte pranë OSBE-së në Vjenë... Faqe 6

‘Remarku’ në mbledhjet e PD

Një kafe me... NGA ANILA BASHA ‘Remarku’ në mbledhjet e PD Kryeministri e ka pasur mendjen më shumë këto kohë te gazsjellësi. Ma tha edhe ministri Naço. Është kthyer me shumë sukses nga Azerbaixhani, TAP po shkon shumë mirë, investim gjigand, 1 miliardë euro financim, gjithë shqiptarët përfitojnë aty ku do kalojë projekti... bë, bo, sa shumë lekë. Unisa. Por jo për këto. Këto janë përrallë, si puna e aerrove, kinezçes nëpër shkolla, rritjes ekonomike...Shumë kemi dëgjuar. Ai – Eja Anila. Mora vesh se e humbët davanë me Irfanin. E kishe fituar te patentat. Unë – Doktor, funksionojmë në një shtet ligjor. Të presim gjykatën për këtë çështje. Nuk ka folur ende. E kemi filluar procesin. Por, nuk erdha për këtë çështje. Më intereson shumë debati që ka filluar brenda grupit parlamentar të PD. Kemi një deputet të maxhorancës, i cili publikisht deklaroi se që nga tetori i vitit të kaluar, ka bojkotuar mbledhjet e grupit të PD. E kam fjalën për Gaz Oketën. Nuk kenë ç’thoni. Djalë i mirë, me reputacion në Durrës, edhe vetë ju e keni vlerësuar. E keni mbajtur si ministër të Mbrojtjes. Për shumë kohë. Përballë tij dhe Ferdinand Xhaferit, padyshim në Durrës do t’ju duhej Gazi. Problemi nuk është se ai është shkëputur. Problemi është, tek ato që tha. Ai tha se mbledhjet e grupit i kujtojnë Byronë. Mirë që ishte problem, por pas tij folën dhe nja dy tre deputetë të tjerë, të cilët, me arsye apo jo, nuk erdhën sot (dje) në mbledhjen e grupit parlamentar. Doktor, ne gazetarët shohim se si po vlen tenxherja juaj me presion. E keni kujtuar... Vijon në faqë 6

Padia

Vëllezërit e Dedës: “Ja takimi me Fatos Skëjën” Vëllezërit e Dedës: “Ja takimi me Fatos Skejën” Faqe 7

Hetimi

Raporti, PD: Spahiu na prishi me Greqinë Faqe 12-13

“Big Brother 5”

Dyshime për puthje mes Ermalit dhe Françeskës Faqe 22

Partia e Topit, Noka dhe Klosi bëjnë llogaritë e PD-PS

ZGJEDHJET Faqe 4-5 Partia e Topit, Noka dhe Klosi bëjnë llogaritë e PD-PS

Ministri Naço përballë gazetarëve: Kemi drita 24 orë

DEBATI Faqe 8-9 Ministri Naço përballë gazetarëve: Kemi drita 24 orë

Aksidentet te “Pushimi shoferit” si të vret shteti në rrugë

DOSSIER Faqe 14-17 Aksidentet te “Pushimi shoferit” si të vret shteti në rrugë