03/03/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

3 mars 2012

“ILIA ASNJE LOT PER ELENIN”

EKSKLUZIVE/ Zbardhet biseda që bëri mjeku roje me bashkëshortin e Elenit në Spitalin Ushtarak “ILIA ASNJE LOT PER ELENIN” Mjeku: Donte të dinte nëse kishte vdekur Çfarë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në spital. Qëndrimi i ftohtë i burrit të gruas së vrarë. Dyshimet e mjekut pasi 38-vjeçari kërkoi të sigurohej për vdekjen e bashkëshortes dhe ngutja për të marrë trupin Lajmi Mjeku roje në spitalin Ushtarak që bëri ekzaminimin e trupit të Eleni Bashos, tregon se Ilia Basho ka qëndruar shumë indiferent dhe i ftohtë, kur është futur në sallën e reanimacionit, ku ndodhej trupi i pajetë i gruas së tij. Sipas dëshmisë së mjekut, disa minuta pasi kanë dalë nga salla, Ilia i ka kërkuar që të bënte procedurat për tërheqjen e trupit. TIRANE ELTON QYNO Ilia Basho, ka qëndruar indiferent kur ka marrë nga mjekët lajmin për vdekjen e bashkëshortes së tij 33-vjeçare Eleni Basho, mbrëmjen e 2 shkurtit 2012. Ai thuajse nuk ka reaguar fare, madje i ka përcjellur kur mjeku roje i urgjencës së Spitalit Ushtarak me inicialet M.S. e ka futur për të parë trupin e pajetë që ndodhej në reanimacionin e spitalit. Pasi... Vijon në faqe 8

Foto e parë nga Gjermania e Aleksandër Peçit në spital

EKSKLUZIVE Foto e parë nga Gjermania e Aleksandër Peçit në spital Faqe 9

Pashallarët e rinj të Shqipërisë

Analiza NGA AFRIM KRASNIQI Pashallarët e rinj të Shqipërisë Më 1991 kur Shqipëria hodhi hapin e parë drejt një sistemi politik pluralist dhe demokratik, disidenti i njohur antikomunist Arshi Pipa do t’ishte skeptik ndaj klasës së re politike, duke shkruar se Shqipëria nuk ka ndryshuar, ajo vetëm po krijon pashallarët e rinj. Të mësuar në 4-5 shekuj nën një stil personal drejtimi, një organizim shoqëror të bazuar në nështrimin dhe bindjen, në sundimin e një pakice individësh mbi shumicën si dhe me sjellje politike shtetërore orientale, ku më i forti bëhet më i pasuri para se të bëhet më i pushtetshmi. Tipare të tilla u shfaqën dukshëm në vitet 20’-30’ në Shqipëri dhe u kthyen në sistem gjatë sundimit personal të Hoxhës dhe Byronë Politike. Vendosja e sistemit të ri më 1990 nuk mund ta ndryshonte tërësisht traditën, modelin dhe mentalitetin; ai vetëm sa krijoi hapësirë e shanse për ndryshimin e tyre. Sot pas 20 vitesh Shqipëria është e ndarë në pashallarë blu dhe pashallarë të kuq, dy individë që sundojnë me rotacion jetën e qytetarëve, dy modele orientale që mbahen në këmbë me tabore servilësh, shërbëtorësh dhe një sistem të pashend rryshfetesh personale. Një vend që ëndërron BE-në dhe sillesi në Lindjen e Mesme, një vend që flet për demokracinë dhe refuzon çdo normë e vlerë të saj, një vend që standardin e jetesës e mat me pasurinë individuale të atyre që qeverisin, një vend ku mungon drejtësia, sundojnë në shumicë të paaftit, ku vlerat morale e qytetare janë zëvendësuar nga kultet dhe mitet e sundimeve personale, ku derdhen energji pafund për denigrimin e Tjetrit, ku kanë humbur kuptimin dhe vlerën... Vijon në faqe 5

Dokumenti i Bashkisë, Sali Berisha përjashtoi Topin

FESTIMET NË LEZHË Dokumenti i Bashkisë, Sali Berisha përjashtoi Topin Shkelet Protokolli i Shtetit, presidenti i mohohet fjala. Ambasadorët bojkotojnë Faqe 2

“Thash&Them” Suplementi për VIP-at

“BB5”, motra e Ermalit: Marrëdhënia me Françeskën, një lojë • Adelina: Vali, menaxheri që u dashurova Faqe 13-20

Monumentet

Lorenc Bejko: Ju tregoj tumën e Kamenicës Faqe 23

PARTIA E RE

“Topi”, takime dhe ftesa për deputetët dhe figurat e PD-së Faqe 5

DITARI

Familja e Hoxhës: Prokuroria të gjejë grabitësit e arkivit Faqe 9

KOMPENSIMI

Legalizimi, lista me 728 ish-pronarë, përfitues të 1.38 mln euro Faqe 10-11