Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 08-03-2012

NA DREJTOJNË SPIUNËT

PS: Janë në Qeveri. PD: Edhe në Kuvend E majta dhe e djathta akuzon njëra-tjetrën për praninë e ish-sigurimsave në politikë Tritan Shehu dhe Taulant Balla hapin “petët e lakrorit”: Ka me shumicë në parlament. Nëse zbulohen, bie qeveria dhe kryesia e Kuvendit. Kërkojnë hapjen e dosjeve dhe largimin nga politika
Tritan Shehu Taulant Balla Kuvend

Shefi i Policisë: “Nuk e kam takuar vajzën që më akuzon”

POGRADEC ► Faqe 7 Shefi i Policisë: “Nuk e kam takuar vajzën që më akuzon”
Pogradec

Lajmi

Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se në Kuvendin me 140 deputetë ka ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, duke përjashtuar praninë e tyre në qeveri. Për foton e Berishës me familjen e Enver Hoxhës ai thotë se si mjek i shkelqyer Sali Berisha ia kishte nevojën të gjithë. ■■■ TIRANE JAKIN MARENA Ish-zv.kryeministri dhe ministër i Jashtëm shqiptar në kohën e qeverisjes së parë të PD, deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se në Kuvendin prej 140 deputetësh ka ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Por nga ana tjetër ka mohuar të ketë të tillë në qeveri. Për më tepër ai ka nënvizuar faktin se PD e ka bërë një ligj lustracioni në fundin e vitit 1995, të cilin PS në... ► Vijon në faqet 2-3
Tritan Shehu Sali Berisha Enver Hoxha Anila Basha Tiranë

8 marsi i Edës dhe Megit

Editorial NGA ANILA BASHA 8 marsi i Edës dhe Megit Die paradite në redaksinë e shqiptarja.com, mbërriti Eda. Ishte një femër e dhunuar. Kërkonte mbrojtjen e medias nga bashkëshorti që i bënte presion edhe pse për të kishte një vendim gjykate. Vendim që do të thoshte, se bashkëshorti nuk mund të afrohej në banesën e saj në një distancë prej 300 metrash. Por ende pse kishte vendim të tillë, ai përdite i del përpara. Ajo përditë, duke lënë edhe punën që mezi e ka, si kamariere, shkon në dyer e komisariateve për të denoncuar. Askush nuk mund ta ndihmojë. Është disi e rastësishme që Eda mbërriti te ne, në 7 mars. Është të martës nesër (sot). E pyes nëse e ndjen këtë ditë. Jo se nuk e di, por më thotë: Ç’a hallesh kam unë, e ti më tregon 8 marsin...!! E pra, sot është 8 marsi. Është dita e çakejve. Pak ditë më parë pashë bashkëshorten e një ministri tek ta kishte aktoret e vjetra per tërë marsin. Sot do të shohim kryetaren e kuvendit tek takon disa zonja gra për 8 marsin. Sot do të shohim edhe shoqatat e grave që kanë nxjerrë parrullën “festë apo protestë”, po për tetë marsin. Nuk ia vlen të merresh me ndonjë rast të tillë të përmendur. Tetë marsi, dita e gruas, është dita e të gjitha femrave shqiptare. Por më shumë është dita e Megit, vajzës... ► Vijon në faqen 11
Anila Basha Eda Megi

8 marsi, shfaqje striptize në Tiranë

FESTA NE LOKALE NATE Femra VIP në lokalet e kryeqytetit. Balerinë që zhvishen dhe rezervime pa fund. Ja lokalet ■■■ TIRANE ESMERALA KETA Festa e gruas në Tiranë këtë 8 mars do të vijë edhe me ngjyra erotike. Lokalet e natës në kryeqytet janë përgatitur për një festë të çmendur vetëm me femra, plot surpriza, ku nuk do të mungojnë kërcimet erotike, meshkujt që... ► Faqe 11
Esmerala Keta Tiranë

Nxënësit e verbër: Mësuesja tre vjet dhunë në klasë

DENONCIMI ► Faqe 10 Nxënësit e verbër: Mësuesja tre vjet dhunë në klasë

“Almedicus” Suplementi për mjekësinë

Probleme me gjumin? Ja zgjidhja • Diabeti, çfarë (nuk) duhet të bëni • Kujdesi për shëndetin oral në shtatzani ► Faqe 13-20

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht