15/03/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

15 mars 2012

KLOSI: RREFEJ TAKIMIN MES GAZIDEDES E ARKAN

Ish shefi i SHISH: Unë e di nga personi i kontaktit. U bë në Dibër të Madhe KLOSI: RREFEJ TAKIMIN MES GAZIDEDES E ARKAN Fatos Klosi: Kam dyshimet e mia që Remziu (Hoxha) ka ditur gjëra që s’duhej t’i dinte ndaj ndodhi përndjekja dhe ndodhi ajo që ndodhi. Dokumenti i Ballës për Berishën si agjent? Vetëm aq pak sa u publikua nuk mjafton” Lajmi Ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi tha se takimi i paraardhësit të tij Gazidede me kreun e trupave paramilitare serbe “Tigrat”, Arkan është zhvilluar në Dibër të Madhe. Ai tha se Remzi Hoxha ndoshta dinte më shumë se duhet, ndaj ndodhi përndjekja e tij. Për hapjen e dosjeve, Klosi tha se duhet bërë si në Gjermani. TIRANE JAKIN MARENA Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ka deklaruar se takimi mes ish-kryetarit të SHIK-ut shqiptar Gazidede dhe kreut të forcave paramilitare serbe, Arkan është zhvilluar në Dibër të Madhe. Njëherësh ai thotë se Remzi Hoxha u përndoq në atë mënyrë pasi... Faqet 2-3 Në foto: Bashkim Gazidede dhe Zhelko Razhnjatoviç (Arkan) (fotomontazh) Në foto: Bashkim Gazidede dhe Zhelko Razhnjatoviç (Arkan) (fotomontazh)

Ja emrat e parisë së Tiranës*

Analizë NGA SHINASI A.RAMA Ja emrat e parisë së Tiranës* Paria e Tiranës përbëhet nga të gjithë ata individë që, për shkak të influencës së tyre mbi politikën, ekonominë, kulturën e vlerat e popullit në shtetin shqiptar, luajnë një rol kryesor në drejtimin që merr shoqëria shqiptare dhe pakicat që jetojnë me ta në shtetin shqiptar. Pjesë integrale e parisë së Tiranës janë tre grupime individësh. Së pari, janë prijatarët e partive politike që mbrojnë interesat e shtresës së tyre nga shteti e nga shoqëria përmes kontrollit e influencës së tyre mbi vetë shtetin e strukturat institucionale. Këtu hyjnë edhe strukturat e konsoliduara të parisë si klani i Enver Hoxhës, por edhe klanet e vjetra të dala nga sistemi i mëparshëm duke mos përjashtuar këtu klanet Kapo, Shehu, apo të tjerë të identifikuar në bazë të krahinës apo besimit. Por gjithnjë prijatarët janë maja e ajsbergut të parisë në çdo kohë. Prandaj, duhen veçuar individë të spikatur, që dalin në krye të tyre, ose që formojnë strukturat të reja brenda parisë si Ramiz Alia, Xhelil Gjoni, Sali Berisha, Sabri Godo, Fatos Nano, Genc Ruli, Rexhep Mejdani, Paskal Milo, Arben Imami, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli, Bamir Topi, Fatmir Mediu, Genc Pollo, Kurt Kola, Edi Rama, Neritan Ceka, Aleksandër Meksi, Skënder Gjinushi, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Ritvan Bode, Besnik Mustafaj, Lufter Xhuveli, Erion Brace, Ilir Rusmajlid, Dashamir Shehi, Arta Dade, Kastriot Islami, Ben Blushi apo Paskal Milo. Këta e shumë të tjerë që kanë qenë figura me rëndësi politike sot mund të jenë në hija apo dritë-hije, por ata vazhdojnë të luajnë një rol në politikën e Tiranës. Së dyti, janë... Vijon në faqe 10

Milionat e biznesit të Ylli Pinarit

SOT 4 VITE NGA TRAGJEDIA E GERDECIT Faturat e ish-drejtorit të MEICO-s. Jeta nga emigrant në Itali, kambist dhe pronar biznesesh TIRANE ARBEN RROZHANI Kur Prokuroria e Tiranës bastisi zyrën e ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari pas tragjedisë së gërdecit, 4 vite më parë, në kompjuterin e tij u gjetën materiale të bollshme. “Lordi i armëve” kishte lënë shënime për... Faqe 6-7

“Almedicus” Suplementi për mjeksinë

Burrat, të gjithë për kontrollin mjekësor Kafshët shtëpiake, ky ilaç i ëmbël Faqe 13-20

THIRRJA

“Omonia”, dështon bashkimi i minoritarëve grekë Faqe 4

PËRPLASJA

Shkarkimi i imamit, sherr në Tiranë mes myslimanëve Shkarkimi i imamit, sherr në Tiranë mes myslimanëve Faqe 3

GJYKATA

Bllokohen milionat e Bekim Hallaijt, dëshmoi për Metën Bllokohen milionat e Bekim Hallaijt, dëshmoi për Metën Faqe 8

PROSTITUCIONI

Seks në autostradë për 400 euro nata Faqe 9 Seks në autostradë për 400 euro nata

INTERVISTA

Nocja: Ermali dhe Françeska, lidhje për interes Faqe 22 Nocja: Ermali dhe Françeska, lidhje për interes