Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 03-04-2012

“BERISHA NUK DONTE QE ALIA TE HUMBTE NE 1991”

Franko Kroqi, kandidati i PD në zgjedhjet e marsit 1991: Si e sfidova te “Shtëpia e Partisë” “Gramoz Pashko më tregoi se PD do kandidonte në 249 zona zgjedhore, duke lënë të kuptohej se të zona e Ramizit s’do kishte kandidat. E kam takuar më vonë Sali Berishën dhe më ka thënë se meritoja më shumë” Lajmi Ish-deputeti Franko Kroqi, inxhinieri që mundi ish-udhëheqësin e fundit komunist Ramiz Alia rrëfen tërë emocionet e asaj fushate zgjedhore në vitin 1991, si e lanë vetëm përballë Alisë, dhe pse PD nuk donte që të vinte kandidat përballë Ramizit deri në momentet e fundit të zgjedhjeve. TIRANE JAKIN MARENA Inxhinieri që konkurroi përballë Ramiz Alisë në 31 mars 1991, duke e mundur atë në zemër të zonës ku u themelua PKSH, Franko Kroqi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ka risjellë në kujtesë atë kohë të vështirë kur gjendej në garë përballë ish-udhëheqësit... vijon në faqe 2-3 Në foto: Franko Kroqi, ish-kandidati i PD-së përballë ish-presidentit Alia më ‘91
Franko Kroqi Ramiz Alia Gramoz Pashko Sali Berisha Jakin Marena Tiranë

Ti qofsh o Lulzim Basha!

Koment NGA ARTAN SHKRELI Ti qofsh o Lulzim Basha! Fotografitë më mbresëlënëse të Tiranës, por edhe më pak të njohurat, janë padyshim ato të qytetzës osmane të para-ndërhyrjeve urbanizuese. Dhe jo vetëm fotografitë, por edhe gravurat e rralla që nga Edward Lear e tekëndej apo përshkrimet plot ngjyra të Degrandit, Hahnit a Ipenit. Nga kjo Tiranë e banorur e masë dërmuese nga muhamedanë, e më pak nga gojë a vllehë, thua se nuk ka mbetur asgjë: një a dy shtëpi, jashtë hirit të institucionve të QI IMK-ja ua ka harruar derën, ura në rrugën që shpinte për Shijergj dhe xhamia e famshme e Ethem Beg Tiranës në qendër, të cilën Enveri e kurseu. Kjo nga Tirana osmane; vetëm kaq!.. Ah, jo, edhe një gjë tjetër: kopshti i Namasgjasë pranë urës së Tabakëve. E pra për t’u kthyer tek fotografitë, ndër më të bukurat e asaj Tirane, dhe ndër më interesantet janë ato ku në sfond duket selvitë shekullore të Namasgjasit. Luzpimi i dhuntit i Tiranës nga Topanasit kërkonte një peshqesh për qytetin dhe trashëgimtarët e shumtë të familjes krutane, pas qetësimit të situatës nga rënia e pashallëqeve vendosën të pajtohen me qytetarët përmes dhurimit të një prej pronave më për zemër që ata kishin: trualletë e freskëta e të pellshme buzë Lanës të destinuar për faljen e namazit, të kremteve të mëdha, sidomos Bajramine. E sa i takon vendit, zgjedhja e mësipërme u bë pasi dukej se sheshi para xhamisë së vjetër nuk mjaftonte, e ndërkaq për të mos e zjerë “shenjtin e profanit” në fushën e pazarit pranë xhamisë së Ethem Begut u hoq dore dhe nga kjo. Fusha e rrethuar me avlli të fortë me gurë të bardhë dhe u mboll simbas zakonit me pemë të shenjta e jetgjata, simbol i... vijon në faqe 7
Artan Shkreli Lulzim Basha Edward Lear Degrandi Hahni Tiranë Shijergj Namasgjasë Tabakëve Lanës

“Djalit, plumbin ballit po qe gay”

PARADA E LGBT “Djalit, plumbin ballit po qe gay” Deklarata shokuese e Murat Bashës numri dy i partisë së Egerem Spahiut TIRANE Dje në emisionin Opinion në TV Klan u diskutua çështja e paradës së komunitetit LGBT. Debatet e ashpra në panelin që ishte zhvendosur tre me tre, kaloi në situata ekstreme, kur përfaqësuesi i Legalitetit, Murat Basha, deklaroi në emision se do t’i fuste plumbin ballit edhe djalit të tij, nëse do të merrte vesh që ishte homoseksual. Ja disa nga... Faqe 15 Në foto: Murta Basha Në foto: Murta Basha
Murat Basha Egerem Spahiu Tiranë

Kredi nga shteti, 409 familjet që përfitojnë

BASHKIA Faqe 16-17 Kredi nga shteti, 409 familjet që përfitojnë

Presioni i qeverisë, ERE ndryshon qëndrim për dritat

RRITJA E TARIFAVE Faqe 4 Presioni i qeverisë, ERE ndryshon qëndrim për dritat

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.