10 DEPUTETË ME TOPIN
“S’votojmë presidentin politik”
PARTIA E RE/ Paralajmërimi për rrjedhjen e votave nga grupi parlamentar i PD-së në korrik
Grupi nismëtar i partisë së re të presidentit: “Në Kuvend do të bllokojmë kandidatët politikë për kreun e shtetit nga PD dhe PS”. Kush janë deputetët e përfolur. Ndoka: Ne me Topin, fitojmë edhe Dulen e Milon
Lajmi
Grupi nismëtar i partisë së re të Topit paralajmëron se 10 deputetë të PD do lëkojnë në partinë e tyre, duke mos votuar për asnjë kandidat të PD apo të PS për kreun e shtetit. Në shtator do të zgjidhen nga kongresi në forumet dhe strukturat drejtuese
TIRANË
JAKIN MARENA
Pritet që Partia e re e Topit të shpallet deri në fund të prillit. Pikërisht në javën e fundit të këtij muaji, kjo parti do të startojë me kryetar Gazmend Oketën dhe drejtues kryesor Aleksandër Biberaj, deri në momentin kur të zhvillohet Kongresi ne... vijon në faqe 2-3
Nënkryetari i KLD-së, debatet e Bamir Topit me Halimin
KANDIDATI
Faqe 4-5 Nënkryetari i KLD-së, debatet e Bamir Topit me Halimin
Sfida e arsimit profesional
Koment
NGA SIDITA DIBRA NGA FATMIR MEMAJ Sfida e arsimit profesional Arsimin Profesional në Shqipëri ka pësuar ndryshime të cilat kanë ndjekur dinamikën e ndryshimeve të ndodhura në Shqipëri që para çlirimit e deri më sot. Por ndryshimi më drastik i këtij sistemi ka filluar i ndikuar nga tranzicioni pas viteve ’90 ku në sistemin e AP janë ndërmarrë disa nisma të tilla si Ligji i Ri i AFP, Strategjia e Arsimit Profesional, Korniza Kombëtare e Kualifikimeve, krijimi i Bordeve të Shkollës etj. Në bazë të këtyre dokumenteve strategjike, është ridimensionuar dhe roli i aktorëve të shumtë të AP në drejtim të financimit. Në thelb të bashkëpunimit mes këtyre aktorëve, faktikisht nuk qëndron një ndarje e qartë e detyrave dhe përgjegjësive që shpesh ka çuar në inefiçencë të sistemit të financimit.
Buxheti i shtetit për arsimin në përgjithësi dhe për AP në veçanti është në tregues jo të kënaqshëm, aq sa mund të thuhet që arsimi në Shqipëri është i nënfinancuar (BB, 2006). Kjo nënkupton që nevojat reale për financim të këtij sektori janë shumë më të larta se buxheti i alokuar. Duhet theksar se buxheti i arsimit edhe pse në vlera absolute të rritura, si përqindje ndaj PBB-së ka një vazhdimësi më të ulët se mesatarja e vendeve të OECD-së. Buxheti për arsimin shënon shifra të ulta jo vetëm krahasuar me vendet e OECD-së, por krahasuar dhe me vendet e rajonit të Ballkanit që kanë një mesatare prej rreth 5% e GDP dedikuar arsimit. Duhet theksuar që objektivi i qeverisë për vitet me radhë ka qenë të shpenzojë në buxhetin e arsimit 5% të GDP, por ky objektiv nuk është arritur.
Gjithashtu, sipas Raportit të Tregut të Punës dhe Arsimit dhe Trajnimit në Ballkanin Perëndimor (BB, 2007) pagat e të punësuarve me arsim profesional janë më të ulëta se pagat e të punësuarve me arsim të mesëm të përgjithshëm në Shqipëri dhe... vijon në faqe 8
“Shkëlzen Berisha, pakt me serbët”
Gazeta kosovare: Berisha me mafian serbe kundër Kosovës
IMPORTI I ENERGJISË
TIRANË
GENC KONDI
Dy ditë pas publikimit të skandalit të bllokimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë nga Shqiptarja.com, qeveria shqiptare është tërhequr. Ministri i Energjitikës, Nasip Naço deklaroi dje se, qeveria shqiptare do të zbatojë ligjin, pas shqetësimit të shprehur nga ana e qeverisë gjermane, financuese të projektit... Faqe 10-11
Vdekja e Esmeralda Uruçit, prokuroria liroi aksidentuesin
Faqe 14 Vdekja e Esmeralda Uruçit, prokuroria liroi aksidentuesin Zbardhet vendimi i Gjykatës për aksidentin e ish-ministres
Jozefina Topalli refuzoi filmin për të pushkatuarit
FATMIR KUMBARO
Faqe 20 Jozefina Topalli refuzoi filmin për të pushkatuarit
Bujar Leskaj: KLSH, kontrollë edhe me OJF-të
ANTI-KORRUPSIONI
Faqe 8 Bujar Leskaj: KLSH, kontrollë edhe me OJF-të
Shefi i krimeve, 3500 euro për të ndaluarin me armë
ARRESTIMI
Faqe 15 Shefi i krimeve, 3500 euro për të ndaluarin me armë
Ushtarakët: Imami largoi gjeneralët për të plaçkitur
LETRA E HAPUR
Faqe 6-7 Ushtarakët: Imami largoi gjeneralët për të plaçkitur
Nipi i Aleksandër Moisiut, miliarderi i famshëm rebel
HISTORIA
Faqe 22 Nipi i Aleksandër Moisiut, miliarderi i famshëm rebel
NERANXI
1991 ... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com www.neranxi.com