18/04/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

18 prill 2012

PLANI KUNDER BERISHES

Rama: S’ka numrat. Islami: Ka votën time PROVA E FORCËS/ Opozita përgatit mocion mosbesimi ndaj kryeministrit dhe kryeparlamentares PS merr zemër pas mbetjes së shumicës me 71 vota, pas largimit të LSI-së. Do të tentojë mocion mosbesimi para zgjedhjes së presidentit. Lefter Koka i LSI: “Nuk do votojmë se dalim nga qeveria” Lajmi Opozita po sheh si një mundësi reale kërkesën për zhvillimin e një mocioni mosbesimi në Kuvend për kryeministrin Berisha dhe për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Mbështetur në lëvizjet e fundit brenda kampit mazhoritar në qeverisje, PS tenton të bëjë një provë force ndaj kreut të mazhorancës, vetëm pak kohë përpara zhvillimit të sfidës presidenciale pikërisht në Kuvend. TIRANE JAKIN MARENA Socialistët nuk e përjashtojnë opsionin e një mocioni mosbesimi për kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina... vijon në faqen 2-3 Kryeministri Sali Berisha

Berisha: U shkel Kushtetuta. Topi: Ultimatum komunist

KLD Faqe 6-7 Berisha: U shkel Kushtetuta. Topi: Ultimatum komunist

PS: Imami shkarkime për korrupsion, mban ende 15 kolonelë

RAPORTET Faqe 4-5 PS: Imami shkarkime për korrupsion, mban ende 15 kolonelë

Mashtrimi me siguracionet, grekët zbuluan policët rrugorë

KORRUPSIONI Faqe 14 Mashtrimi me siguracionet, grekët zbuluan policët rrugorë

Shteti i së drejtës vs shtetit partiak

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Shteti i së drejtës vs shtetit partiak Në të gjitha raportet ndërkombëtare për gjendjen e demokracisë në Shqipëri theksohet me tone kritike pushteti ekstra kushtetues i partive politike mbi shtetin. Fenomeni i mbipushtetit të partive, të cilën Dahrendorf, apo Merkel e etiketojnë si “kërcënim për demokracinë dhe sovranitetin qytetar” është tipik për vende me demokraci hibride, me probleme të mëdha në kulturën politike dhe me mentalitete parademokratike. E tillë u konsiderua Shqipëria edhe më 2012 nga Freedom House dhe Bertelsmann Index, dy prej institucioneve më prestigjioze të rankimit të demokracisë në botë, - një tregues me peshë në vlerësimin edhe të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Ky tipizim kritik për standardet e demokracisë në Shqipëri nuk vjen lajm – surprizë, por si pasqyrim real i aktualitetit të zhvillimeve politike, cilësisë së demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në Shqipëri vendin e partisë – shtet e zuri me rotacion partitokracia shtetërore, e shprehur dukshëm nga përpjekjet institucionale, ligjore, administrative dhe publike për kontrollin nga mazhoranca e radhës të çdo segmenti institucional e civil në vend. Kështu ka ndodhur më 1992, më 1997, më 2005 dhe vijon të ndodhë edhe sot, - 20 vjet pas ndryshimit të sistemit dhe përcaktimit kushtetues të parimit të ndarjes së shtetit nga veprimtaria dominuese e partive politike. Rastet më të fundit flagrant përbëjnë retorika dhe aktet politike thjeshtë partiake të... vijon në faqe 8

“Kopjimet te Matura Shtetërore skandali u fsheh që në 2006”

Ish-drejtoresha e parë e Maturës: Duhet zgjidhje tjetër INTERVISTA E SHPRESA PETRELES TIRANE ESMERALDA KETA Shpresa Petrela, drejtoresha e parë shtetërore në një intervistë për “Shqiptarja.com” i bën një analizë të detajuar ecurisë së procesit të maturës. Ajo shpjegon pas qdo... Faqe 16

Presidenti Topi dhe Ina Rama firmosin, si lëvizin 25 prokurorë

TRANSFERIMET Faqe 15 Presidenti Topi dhe Ina Rama firmosin, si lëvizin 25 prokurorë

Kongoli e Kadare vijnë në gjuhën e rrallë Esperanto

Përkthimi Faqe 20-21

Adi Pojani: Françeska më tërheq shumë

Big Brother Faqe 22