Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 08-05-2012

DARKË SEKRETE RAMA-META

Sqarimet nga sherret deri te Presidenti Katër ditë më parë kreu socialist ishte mysafir në shtëpinë e kreut të LSI-së Edi Rama dhe Ilir Meta u përpoqën të “zgjidhnin” disa nga kontradiktat e kaluara. Kanë diskutuar për “prishjen” e marrëveshjes në zgjedhjet e 2009. Katër ditë më pas, pritet një takim publik mes tyre Lajmi Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar katër ditë më parë dhe kanë qëndruar disa orë së bashku. Takimi është bërë larg syve të medias, por në “darkën sekrete”, sipas burimeve është folur për “sherret” e vjetra të 2009, por edhe për krerët dhe mënyrën sesi duhet të zgjidhet presidenti i ri i këtij konsuali i vendit. TIRANE JAKIN MARENA Nuk është më sekret. Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar në shtëpinë e kreut të LSI rreth katër ditë më parë. Dy krerët e dy partive, Edi Rama i PS dhe Ilir Meta i LSI, sipas burimeve nga njerëz afër... vijon në faqe 2-3 Në foto: Një nga takimet e Edi Ramës dhe Ilir Metës ne seline e PS
Edi Rama Ilir Meta Tiranë

Shpëtim nga plani i shpëtimit

Koment NGA ENTON ABILEKAJ Shpëtim nga plani i shpëtimit Ishte fundjava më e rëndësishme për Europën, por edhe për Shqipërinë. Mediat gjermane e quajtën “E diela e madhe”. Jo vetëm Franca dhe Greqia, por edhe shteti Schleswig-Holstein i Gjermanisë morën pjesë në atë që u konsiderua edhe si referendum për planin e shpëtimit Merkel-Sarkozi. Rezultatet i dhanë të drejtë frikës. Holond, kundërshtari i planit të rreptë të shpëtimit, do të jetë partneri i ri i Merkel, Greqia ka pothuajse të pamundur të bëjë qeverinë, ndërsa në zgjedhjet rajonale partia e kancelares humbi pikë aq sa mund të humbasë dhe pushtetin në atë shtet. I padëshiruar deri të shtunën në darkë, 24 orë më pas, Holond mori menjëherë urimet dhe ftesat në dorë të parë nga Merkel, por edhe nga presidenti i SHBA, Obama. Samaras në Greqi, nga i dështuar si pengesë, reflekton besimin e perëndimit për një qeveri proeuropiane. Ndërsa Merkel, pasi i shkoi në prag dështimit në Gjermani, do të nisë një muaj tortures, sipas Der Spiegel, për të rikthyer boshtin franko-gjerman tek plani i rreptë i shpëtimit, që presidenti i ri i Francës e kundërshton në fushatë për të fituar zgjedhjet. Prandaj grekët sot qajnë dhe qeshin. Qajnë se votuan për një krizë të re, se aksionet greke në tregun ndërkombëtar filluan pikjatën pas rezultatit të zgjedhjeve, por qeshin se plani i shpëtimit mund të ndryshojë. Pavarësisht se Samaras kërkon aleatë për realizimin e planit që i dha vendit 130 miliardë euro, mediat greke e kanë pritur me gëzim fitoren e Holond. “Fituesi Holond, premton rritje për Jugun e Europës”, ishte titulli i njëres prej gazetave më të mëdha greke “Ta nea”. “Ai ka thënë jo pakti[t] fiskal”, ishte titulli i Kathimerini, një ndër gazetat më autoritative. Dhe... vijon në faqe 6
Enton Abilekaj Merkel Sarkozi Holond Barack Obama Europë Shqipëri Francë Greqi Schleswig-Holstein

FSHF: Dashnor Sulaj, jashtë fushës

Kërcënimi pas takimit me drejtuesit e federatës. Deputeti: ishin fishekzjarre NDESHKIM PER DEPUTETIN TIRANE ELTON QYNO Dashnor Sula rrezikon të dënohet nga federata, duke e përjashtuar nga shkallët e stadiumeve për një periudhë kohe. Komisioni i disiplinës, mund të marrë një vendim të tillë në rast se në procesverbalin e vëzhguesit të ndeshjes do konstatohet se tifozë që ka qëlluar me armë është deputeti Sula... Faqe 9
Dashnor Sulaj Dashnor Sula Tiranë

Debatet / Gjyqi / Qeveria / Intervista

DEBATET Faqe 4-5 Tërhiqet Alibeaj: Çmimi i pronave, vendos qeveria GJYQI Faqe 8 Prokuroria: Prifti-Begiraj çështja të mos pushohet QEVERIA Faqe 16 Rrugët kombëtare, kalim me pagesë, ja tarifat INTERVISTA Faqe 20-21 Klara Kodra: Elegjia kur vajtova Ardian Klosin
Jakin Marena Elton Qyno Begiraj Klara Kodra Ardian Klosi

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tirane-Durrës, km 7, Yzberisht Tirane; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax: 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht