Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 10-05-2012

VRASJA E PALESTINEZIT, JA PISTAT

Viktima, djali i ish-liderit palestinez Ekzekutohet me tritol në derë 43-vjeçari Anwar Rizik, financieri i fabrikës së çimentos Policia ka kërkuar kasetat e kamerave të ambasadës. SHBA premton: Do i ndihmojmë. Hetimet përqëndrohen nga konkurrenca për çimenton, tek ndërhyrja e huaj. Si shpëtoi për pak djali i vogël që donte të merrte librin Lajmi Ekzekutohet me tritol të vendosur në derën e shtëpisë 43-vjeçari nga Palestina Anwar Fouad Rizik. Djali i tij i ka shpëtuar për fije atentatit, ndërkohë që policia shqiptare po shikon në disa pista. Janë kërkuar edhe materialet filmike të kamerave të sigurisë së Ambasadës Amerikane meqenëse shtëpia të gjendej shumë pranë. Ambasada përgjigjet: Nuk komentojmë çështje të sigurisë TIRANE Mister dhe dyshime ka futur dje në strukturat e policisë vrasja e 43 vjeçarit me origjinë palestineze Anwar Fouad Rizik. Policia po sheh në disa drejtime: së pari, konflikte të mundshme pronësie në fabrikën e çimentos ku vetë ekonomisti... ► vijon në faqe 2-3 Në foto: (majtas) Shtëpia ku banonte shtetasi palestinez Anwar Fouad Rizik (djatht) Viktima me njërin nga fëmijët
Anwar Rizik Anwar Fouad Rizik Tiranë Palestina

Darka e ngjalave

Koment NGA ENTON ABILEKAJ Darka e ngjalave Ishte i revoltuar Edi Rama ndërsa dilte nga takimi me Ilir Metën në Sheraton. Jo me Metën, me të tjerët, me ata që e mbështetën më 21 janar për të protestuar me gurë e me shkopinj për rrëzimin e Ilir Metës pas publikimit të kasetës- skandal të regjistruar nga Dritan Prifti. Ishte i revoltuar me ata që e besuan kur deklaronte deri 2 muaj më parë se nuk do të bënte kurrë koalicion me Ilir Metën, me ata që protestuan për vendimin e Gjykatës së Lartë që e shpalli të pafajshëm. Dhe e shprehu këtë revoltë duke kërkuar nëpër kamerat e televizioneve sytë e pakënaqurve apo të zhgënjyerve nga ky ndryshim i papritur, që ishte paralajmëruar nga Shqiptarja.com në titullin kryesor që në agim të ditës së martë. Shqiptarja, duke dekonspiruar darkën në Gjirin e Lalzit, prishi axhendën e Ramës, Metës dhe grupit parlamentar të PS. Deputetët socialistë, si gjithmonë të paformuar, prisnin mbledhjen në mesditë, kur, u njoftuan se ishte shtyrë pa afat. Takimi me Metën, i planifikuar gjatë javës, ishte afruar në orën 12.00 të ditës së martë. Ishin dekonspiruar. Me këtë ndryshim të beftë të axhendës, Rama konfirmoi takimin e fshehtë në vilën e Gjirit të Lalzit, në vilën që e ka denoncuar me gojën e vetë nga foltorja e Partisë Socialiste. Atëmo Met[a?] e ftoi te vila e hante ndonjë ngjalë, por Rama nuk iu përgjigj ftesës së hidhur, por as foli më për vilën. Pas 2 vjetësh u fut ngjala në menunë e kryetarit të PS. Arsyeja kryesore sipas Ramës është presidenti. Ai e njoftoi grupin parlamentar pas takimit me Nanon se do të takohet me Berishën dhe Metën, por edhe me partitë e tjera për të diskutuar çështjen e presidentit konsensual. Grupi nuk foli si gjithmonë, Kjo u... ► vijon në faqe 7
Enton Abilekaj Edi Rama Ilir Meta Dritan Prifti Nano Sheraton Gjirin E Lalzit

Pagat e reja për 35 mijë mësues

Rrogat e reja për arsimtarët në 30 kategori. Qeveria: Nuk do paguajmë më për shkollat shtetërore VENDIMI I QEVERISE TIRANE ESMERALDA KETA Rriten pagat për rreth 35 mijë mësues të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin. Sipas një vendimi të miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, tashmë drejtorët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, e të... ► Faqe 8-9
Esmeralda Keta Tiranë

“Almedicus” Suplementi për mjekësinë

Si të dallojmë nishanet e pazakontë Ilaçet: Miqtë dhe armiqtë e tyre ► Faqe 13-20

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht