Bëhen “doktorë” pas hyrjes në Kuvend
Zbardhen emrat e deputetëve që morën çertifikata te universiteti ku u diplomua Bossi
Deputetët me dy-tre diploma dhe grada të larta shkencore. Nga Doktoratura sekrete e kryetares Jozefina Topalli te titujt akademikë të ligjvënësve shqiptarë, marrë vitet e fundit Në foto: Parlamenti i Republikës së Shqipërisë dhe sarkazma e deputetit Harasani me diplomën e “Kristal”
Lajmi
Shumica e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, janë pajisur vitet e fundit me gradën shkencore “Doktor”, apo tituj të tjerë shkencorë, ndërsa disa prej tyre kanë marrë edhe diplomë për Juridik te universiteti “Kristal”. Siç mund të shihet edhe nga CV-të e tyre shumica janë graduar si juristë. ■■■ TIRANE Arben Rrozhani Dy vite më parë, kryetarja e Kuvendit, mori gradën shkencore “Doktor”. Zonja Topalli kishte mbrojtur doktoraturën për të drejtën Kushtetuese në fakultetin Juridik të Tiranës, me... vijon në faqe 6-7
Rama & Nano vs Berisha & Blushi?
Editorial
NGA ANILA BASHA Rama & Nano vs Berisha & Blushi? Interesante ishte tabloja politike e ditës së djeshme. Politika nuk u lë kohë qytetarëve të mendojnë për hallet e problemet që ka gjithsecili, por duhet të mendojnë në tryezat e tyre për problemet që ka vetë politika. Dhe ja ku ndodhi mbremjen e djeshme kur u pa qartë se dalja televizive e Ben Blushit, anëtar i kryesisë së PS, deputet i kësaj partie, në Ufo TV, përballë një paneli gazetarësh, ishte qartazi një tentativë për të “eklipsuar” sadopak daljen publike të Edi Ramës, pas gati 5 vitesh në televizion Klan, pikërisht në atë televizion që ai e ka përkufizuar gjithmonë e me shumë kohë të fundit, vetëm me shprehjen “fala Sandrit” duke mos i besuar asnjëherë të kthejë përgjigje serioze. Se çfarë do të thoshte Edi Rama seriozisht, në TV-në që nuk e kishte konsideruar asnjëherë seriozisht, kjo u pa ditën e djeshme, kur nuk nguroi të deklarojë se e ka takuar Ilir Metën, e shprehjet që kishte deklaruar më parë për të, që pas zgjedhjeve të 2009, ishin pjesë e historisë, e kishte duke rrëfyer se çfarë planesh kishte PS dhe forca që ai udhëheq në çështje të rëndësishme politike, nga presidenti deri te zgjedhjet. E aq më tepër duke reaguar asgjëftohët përballë gjithë inserteve “provokative” të përgatitura mjeshtërisht nga “kurthi” gazetaresk. Sipas gjithë sondazheve online ditën e djeshme, u pa qartë se tentativa “Blushi” për të marrë audiencë ishte një përpjekje disi dëshpëruese, edhe pse për të gjithëve mendohej se Rama nuk do të thoshte... vijon në faqe 5
Edi Rama: Presidenti as nga PS duhet një figurë konsensusi
INTERVISTA E KREUT SOCIALIST Edi Rama: Presidenti as nga PS duhet një figurë konsensusi Kryesocialisti: Një emër mbi palët. Flet edhe Blushi. Berisha refuzon Nanon ■■■ TIRANE Jakin Marena Kryetari socialist Rama është shprehur se iniciativën e tij të takimeve me liderët kryesorë të politikës e ka ndërmarrë për të garantuar një proces të... Faqe 2-3-4-5
“FUNDJAVA”
Faqe 13-20 Rrëfimi i Kristaq Skramit: Unë drejtori me rolin e Dukës në Londër
Vrasja në Tiranë
Palestinezi Rizik mori kërcënime me vdekje
Faqe 5
Olen Cezari
Rruga e pagabueshme e gjeniut të violinës
Faqe 22-23
Bar-Kafe te Kuvendi, pa kasë tatimore dhe me letra bakalli
FOTOT Faqe 8 Bar-Kafe te Kuvendi, pa kasë tatimore dhe me letra bakalli
UNICEF: 100 mijë familje në varfëri ekstreme
RAPORTI Faqe 10 UNICEF: 100 mijë familje në varfëri ekstreme
Shitja e HEC-it Lanabregas paratë i mori qeveria
EKSPERTËT Faqe 11 Shitja e HEC-it Lanabregas paratë i mori qeveria
Parada gay, asnjë deputet nuk konfirmon pjesëmarrjen
REFUZIMI Faqe 10 Parada gay, asnjë deputet nuk konfirmon pjesëmarrjen