16/05/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

16 maj 2012

GODITET MINISTRIA E LSI

KLSH: Ndjekje penale pesë drejtorëve Raporti: Abuzuan me koncesionet e HEC-ve. Propozimet edhe për shkarkime Departamenti i Administratës Publike “heq” shtatë drejtorë të tjerë duke shpallur vende vakante. Mes tyre dhe gruaja e Fatmir Mediut. Hakmarrja e Berishës pas takimit Meta-Rama? Prifti: Meta e Berisha komunikojnë me sekserë

Lajmi

Gjashtë drejtorë dhe një drejtor i përgjithshëm do të largohen nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kjo njoftohet nga Departamenti i Administratës Publike, që tashmë ka shpallur garën për të shtatë postet. Ndër ata që zëvendësohen ka zyrtarë karriere, por edhe figura të njohura në LSI, si dhe gruaja e ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu TIRANE GENC KONDI Shtatë drejtorë të rëndësishëm të ministrisë së drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikojnë postin. Në një njoftim të tij, Departamenti i Administratës Publike ka shpallur konkursin për të shtatë postet njëherësh. Në fakt, Departamenti i ka shpallur për herë të dytë konkursin për shtatë vendet, pasi nga tentative e mëparshme nuk ka patur sukses. Të gjitha pozicionet jane drejtor... Vijon në faqet 2-3

Në foto: Ministri i METE Nasip Naço dhe kreu i LSI-së Ilir Meta

DESHTON KOMPROMISI

Ja propozimi i PS për kryetarin e KQZ Opozita: Anëtarin e shtatë e propozojnë katër institucione. PD: Zbatuam rekomandimet e ODIHR TIRANE FERNADA CENKO Ora 21.30 dhe PD është tërhequr totalisht nga të gjitha ato që ishin miratuar më parë në komisionin e reformës zgjedhore në Kuvend. PS-ja shkon me propozimet e plota përsa i përket zgjedhjes së kreut të KQZ që... Faqe 5

Koment

NGA ENTON ABILEKAJ Topalli presidente ose zgjedhje pa reformë Eshtë 16 maj. Për 10 ditë vjen 16-vjetori i 26 majit të famshëm, procesit më të diskutuar të votimit në Shqipëri. Përveç kësaj është dhe dita e parë e shkërrmit të votës së lirë dhe besimit në procesin zgjedhor. 16 vjet më pas sëmundja nuk është shëruar, reforma zgjedhore ka ngelur dhe dyshimet mbi administrimin e procesit zgjedhor nga Berisha janë po ato. Bllokimi i fundit i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është më i vështiri. Edhe sikur komisioni të kishte kohë më shumë se ora 24.00 e ditës së martë, nuk do të mund ta zgjidhte. Janë të gjitha kushtet që të mos ketë zgjedhje deri në datën 24, që është përcaktuar si afati i fundit për reformën zgjedhore edhe nga Brukseli. Fyle e rikujtoj jo. Por nuk duket se ka për të patur zgjidhje. Opozita kërkon që PD të lerë kontrollin mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në favor të një institucioni të ekuilibruar, por kjo nuk mund të pranohet nga Berisha. Opozita kërkon akses të plotë për hetimin e kutive të votimit në rastin e dyshimit nga kushdo palë, por as kjo nuk mund të pranohet nga Berisha. Jo vetëm se alergjia e kryeministrit ndaj proceseve transparente dhe të lira është e pashërueshme. Berisha, ashtu si tërë liderët dyçjarë për hapjen e kutive, kërkon t’i japë garanci “ushtrisë” elektorale që nuk do të preken. T’i japë garanci në radhë të parë Ristanit që nuk do të pushohet pas vjeshtës së 8 majit e tutje, t’u japë garanci ushtarëve të vegjël që mund të kryejnë adet në qendrat e votimit pa pësuar gjë. Ndaj dhe ishte kunder dënimit maksimal për prishësit e procesit zgjedhor... Vijon në faqë 9

Ekspres Bingo, lista e fituesve

Shuma marramendëse, çmimi këtë herë shkon në Elbasan Faqe 24

Elsa Ballauri

Presidenti? Amik Kasoruho ose një grua Faqe 8

Lunch.com

Çim Peka: Ju tregoj servilët e Berishës NGA MIRA KAZHANI Faqe 13

DEBATET

Faqe 6-7 Kuvendi: Kush ka braktisur tokën nuk merr tapi

VOTAT

Faqe 9 Rama: Berisha, ofertë për të blerë dy deputetë të PS-së

GJYQI

Faqe 11 Paqeruajtësit në Bosnje, dy vite pa marrë lekët e misionit

Ekspres Bingo

DEL BINGO SHQIPTARE Rezultati i shorteut të datës 15 Maj 2012 luajtur në TV Klan Numrat fitues i lexoni ne faqen 24