Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 29-05-2012

MARK MARKU LLOGARI BERISHES

“S’ke kandidat për President, frikë numrash” Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PD, një deputet kërkon sqariime nga kryeministri Kryeministri e qetëson: Ndërkombëtarët duan që ta diskutojmë dhe me opozitën. Marku: LSI ta marrim me rezervë. PS: Gati për zgjedhje të parakohshme, por s’ka deri në shtator Lajmi Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, deputeti Marku ka kërkuar nga Berisha emrin e kandidatit për kreun e shtetit, duke shprehur shqetësim për mungesën e numrave për qeverisjen pas një largimi të mundshëm të LSI. Berisha i ka qetësuar duke u shprehur se LSI vijon në koalicion, ndërkohë që ka kërkuar që deputetët të kenë kujdes me qëndrimet ne media. TIRANË JAKIN MARENA Gjendja në të cilën ndodhet mazhoranca aktuale me një mungesë numrash për të zgjedhur kreun e shtetit por dhe... vijon në faqe 2-5 Në foto: Mark Marku dhe Sali Berisha (fotomontazh) Në foto: Mark Marku dhe Sali Berisha (fotomontazh)
Mark Marku Sali Berisha Tiranë

Koment

NGA PREÇ ZOGAJ Rebuset e politikës së SHBA për Shqipërinë Për ta bërë më popullore fjalën “rebuse” mund ta zëvendësojmë me fjalën “filma”. Pra, a ka filma politika amerikane me Shqipërinë? Përgjigjia që të vjen menjëherë në mendje, duke pasur parasysh madhësinë dhe madhështinë e Shteteve të Bashkuara në një anë, lidhjet e forta dhe gamën e interesave të ndërsjella mes dy vendeve në anën tjetër, është kjo: nuk ka asnjë arsye të ketë dhe madje thellësisht nuk ka. Politika e jashtme amerikane ndaj vendeve mike e partnere, përfshirë vendet e vogla si Shqipëria,... vijon në faqe 7
Preç Zogaj Shqipëri Shteteve Të Bashkuara

Kuotat e reja sipas universiteteve

VITI AKADEMIK 2012-2013 Kuotat e reja sipas universiteteve Ministria e Arsimit: Si do të ndahen 26 mijë studentë në 290 degë të ndryshme TIRANË ESMERALDA KETA Ministria e Arsimit ka bërë publike kuotat e reja të pranimeve në 290 degët e universiteteve publike. Ajo që vlen të vihet në pah është fakti se nga 26072 studentë që këtë vit do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.... Faqe 22
Esmeralda Keta Tiranë

Analizë

NGA ARBEN LLALLA Vasaliteti, virusi që përçan shqiptarët Shkas për këtë shkrim është nisma e ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joe DioGuardi, për bashkimin politik të partive opozitare shqiptare në Maqedoni. Mendimet e mia ua bëra të qarta miqve të mi në SHBA, kur më pyetën për këtë projekt që nuk do të realizohet. Sepse çdo iniciativë që do të marrin shqiptarët në Maqedoni është e destinuar të dështojë për arsye se zbulimi dhe kundërzbulimi sllav me vasalët e tyre shqiptarë do të punojë për çdo bashkim... vijon në faqe 9
Arben Llalla Joe Dioguardi Maqedoni SHBA

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoqëruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 509; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek