31/05/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

31 maj 2012

UNIVERSITETI SHTETËROR PROVIME SI RENZO BOSSI

Dhëndërri i rektorit të Universitetit të Sporteve, ishte në Angli ditën që merrte notat në Tiranë. Dokumentet e TIMS në kufi me hyrje-daljet dhe ditët e notat e provimeve. Rektori Vejsel Rizvanolli: Unë nuk bëj presione EKSKLUZIVE/ Zbulohen dokumentet e notave fiktive të studentit Vip. Një tjetër mashtrim Faksimile e të dhënave të marra nga sistemi TIMS, ku vërtetohen hyrje dhe daljet nga vendi një të Redi Shijaku dhe Vejsel Rizvanolli, rektor i universitetit të Sporteve, Tiranë

Lajmi

Hije dyshimi mbi rektorin i Universitetit të Sporteve, Vejsel Rizvanolli, i cili duket se i ka dhënë provimet dhëndrit të tij, student part-time te Sportet, pavarësisht se ai nuk ka qenë fare në Shqipëri, në ditët kur janë zhvilluar këto teste përfundimtare. TIRANE ESMERALDA KETA Redi Shijaku, dhëndri i rektorit të Universitetit të Sporteve, Vejsel Rizvanolli, është aktualisht student i vitit të katërt në sistemin part-time të fakulteti i Shkencave të Lëvizjes e këtij institucioni të arsimit të lartë publik. Që do të thotë se ai duhet të jetë i pranishëm çdo të shtunë e të dielë në auditoret e këtij fakulteti, pasi sistemi me kohë të pjesshme zhvillon mësim gjatë fundjavës. Por, sipas të dhënave që ka siguruar gazeta... vijon në faqe 8-9

Gjiri i Lalzit vs Presidenti

Editorial NGA ANILA BASHA Gjiri i Lalzit vs Presidenti LSI është kthyer forca kryesore politike për momentin, falë aftësisë dhe pragmatizmit të Ilir Metës. Kishte nga ata që menduan fillimisht se do të ishte Berisha dhe Rama ata që do të dirigjonin lojën, por jo. Duket qartë se LSI me katër deputetë e vet në kuvend, ka në dorë fatin e një presidenti. Të djathtët e deri dje thonin se “nuk është ndonjë humbje e madhe nëse LSI ikën nga qeveria”, sot po thonë se “LSI është partnere e denjë e këtij koalicioni”. Të majtët që deri dje protestonin me tabela të “bllokut të zi të Ilir Metës në dorë”, sot po thonë se “ai është përfaqësues i maxhorancës, por që po punon për konsensusin”. Politika i ka këto lëvizjet dhe ndryshimet e qëndrimeve nga një ditë në sot. Psh, kemi parë lëvizjet e Fatos Nanos. Kur doli nga burgu në 1997, tha se “nuk e burgoste Berisha”. E pasi ky nuk e la rehat në ditët e para të qeverisjes, duke ia futur plumbat dhe në zyrë e ky vetë iku nga qeveria, në 2007, u takua dhe i dha kredibilitetin që po i humbiste për zgjedhjet vendore. Ndërsa tani, këtë rol duket se e ka vetëm Ilir Meta. Pas këtyre propozimeve, qëndrimeve, zhvillimeve, shtrohet vetëm një pyetje e thjeshtë: Kush ofron më shumë? Çfarë u diskutua në darkën sekrete Meta-Rama në Gjirin e Lalzit, pas të cilës u la të kuptohej se do të kishte një “kërcënim” real të Metës për qeverisjen? Dhe kjo nuk ishte më një tabu, derisa u pa qartë se në një votim kuvendor për “Akcizat” (pas kësaj darke) maxhoranca siguroi vetëm 68 vota, pa votën e kryeministrit... vijon në faqe 6

Fyle: Presidenti, na zhgënjyet

Skepticizmi i komisionerit europian. Çfarë ndodhi dje në Kuvend dhe deklarimet për Zaganjorin DESHTON RAUNDI I PARE TIRANE FERNADA CENKO Konferenca e kryetarëve nuk arriti dje të vendoste një datë konsensuale për raundin e dytë të votimit të presidentit, pasi raundi i parë ishte vendosur që të digjej. Ndërsa kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi... Faqe 2-7

“Almedicus”/ Suplementi për mjekësinë

Mjekja alergologe: Udhëzime për prindërit kur fëmijët janë me grip Faqe 13-20

PERGJIMET

Faqe 21 Shefi i krimeve, ja skema e rryshfetit 3500 euro

VENDIMI

Faqe 10 Legalizimi i ndërtesave, tani 2.5 herë më shtrenjtë

PIANISTJA

Faqe 22 Dorina Komani, fenomeni shqiptar i Norvegjisë

EKSPERTI

Faqe 11 Taksa e banesës, do të paguajmë sa në Amerikë

MANJOLA PRIFTI

Faqe 12 Interpoli: Si i pastroi në biznese lekët e heroinës