17/06/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

17 qershor 2012

BROZI: KANDIDIMI I NANOS ISHTE KURTH I BERISHËS

EKSKLUZIVE/ Flet ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit: Me presidentin opozita s’ka humbur “Ja pse jam optimist për zgjedhjet 2013. Nga korriku kryeministri do të jetë presidenti i ri de facto. Prokuroria duhet të hetojë rrëmbimin nga Garda të kandidatit Artan Hoxha. Presidenti më i mirë? Foni i ‘Fiks Fare’” Lajmi Ish-kryetari i gjykatës së Kasacionit deri në vitin 1995, Zef Brozi, në një intervistën për “Shqiptarja.com” thotë se zgjedhja e presidentit të ri ishte një tallje me Kushtetutën, se gjithçka prej korrikut do të jetë nën hundrën e berishianëve dhe seicili do të jetë edhe më i terrorizuar se më parë ■■■TIRANE ARBEN RROZHANI Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në gjysmën e parë të viteve ‘90 në Shqipëri, Zef Brozi, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, thotë se zgjedhja e presidentit nga radhët e PD-së vendosi de facto si president të vendit Sali Berishën. Sipas tij, tashmë ai do t’i ketë duart e lira që të bëjë çfarë të dojë me pushtetet në vend dhe do të synojë që të marrë edhe... ▶ vijon në faqe 2-3

Agim Vinca: Fushata kundër Nolit, pse heshti Kadare në Spanjë

SUPLEMENTI “RILINDASI” ▶ Faqe 13-20 RILINDASI RIVALI I NOLIT DHE KADARE Shpifjet e Peter Minar dhe heshtja e “Princit të Asturias” Agim Vinca: Fushata kundër Nolit, pse heshti Kadare në Spanjë Sulmet e Sabri Hamitit, akuzat ndaj Nolit për plagjiaturë nga Minar dhe injorimi nga “Princi i Asturias”

Testi i matematikës, përgjigjet e sakta

PROVIMI I MATURËS Testi i matematikës, përgjigjet e sakta Çelësat e zgjidhjeve për 8 profilet e shkollave të mesme. Si vlerësohen nxënësit ■■■TIRANE ESMERALDA KETA Testi i Matematikës, ndryshe nga ai i Letërsia nuk ka pasur surpriza për maturantët. Ata janë shprehur se testi nuk ishte i vështirë, dhe pyetjet e rëna i kishin zhvilluar gjatë vitit shkollor.... ▶ Faqe 8-11

Bie autobuzi, shoferi: Më goditën nga pas

17 TE PLAGOSUR ▶ Faqe 7 Bie autobuzi, shoferi: Më goditën nga pas Një i plagosur rëndë në Kërrabë, pranga drejtuesit të mjetit

Pasuria e Suzana Guxhollit, prona dhe aksione në ndërmarrjen “Partizani”

DOKUMENTET E DIVORCIT ▶ Faqe 5 REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANE NR. AKTI 158 NR. VENDIMI 7728 VENDIM “NE EMER TE REPUBLIKES” Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e perbere nga: GJYQTARE : REZARTA BALLIU / VIGANI / Asistuar nga sekretare gjyqesore Beglie Nura, ne date 20.10.2010 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore me dyer te hapura çeshtjen civile me Nr.158 akti qe i perket ; PADITESE: Suzana Guxholli, e bija e Myftaut, dtl.1957, banuese ne Tirane, e perfasuar ne gjykim me prokuren e posaçme me nr.1717 rep date nr.701 kol,date 28.03.2006 nga Av.Envi Hicka. Nr.1776 License dhe me NIPT K 81317053 M. Faksimile e vendimit të Gjykatës që tregon ndarjen e pasurisë dhe këshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli Pasuria e Suzana Guxhollit, prona dhe aksione në ndërmarrjen “Partizani” Si u bë e pasur këshilltarja e kryeministrit. Reagimi: Pasuritë i kisha

Presidenti, kusht për BE?

Editorial NGA ANILA BASHA Presidenti, kusht për BE? Në fakt për temën më ngacmoi kolegu Çani, i cili na e bëri këtë pyetje ne, “Bandës së kryeredatorëve” që ishte ai, nën kontekstin që Edi Rama ka mashtruar kur ka thënë se zgjedhja e presidentit konsensual është kusht për integrimit. Çani i do përgjigjet vetëm me po ose një jo. Dhe pyetja e tij i ka të dyja brenda, pra, presidenti edhe është, edhe nuk është kusht për integrimin. Menjëherë sa dola nga emisioni, iu drejtova një emaili që zëdhënësi i komisionerit Fyle, Peter Stano, më kish dërguar dy ditë përpara zgjedhjes së presidentit, duke cituar atë që kishte thënë komisioneri, “Po ndjek ngjarjet në Shqipëri dhe zgjedhjet janë pjesë esenciale nga shumë çështje”. E di rëndësinë e kësaj zgjedhjeve dhe di se çfarë ka ndodhur apo nuk ka ndodhur gjithë këtë kohë. Ajo që kam thënë në Tiranë (pra çfarë ka thënë Fyle në Tiranë më 3 maj) është se nëse nuk do të ketë një marrëveshje përfundimtare për paketën politike të nëntorit para 24 majit, atëherë në vend që të bëhen pjesë e zgjidhjes ata mund të kthehen në pjesë të problemit. Është përgjegjësi e partive politike në Shqipëri, e maxhorancës dhe opozitës për të ndaluar që kjo çështje të bëhet pjesë e problemit...” ▶ vijon në faqe 4

ÇUDIRAT E PATHËNA TË RALLY ALBANIA

GARA 2012 ÇUDIRAT E PATHËNA TË RALLY ALBANIA Prapaskenat e sfidës së 320 pilotëve nga 17 shtete ▶ Faqe 12-13