192 TELEFONATAT E METËS
Kreu i LSI kërkesë Kuvendit: Dua qelinë më të errët, më pa drita, më me lagështirë
PRETENCA / Prokuroria kërkon dy vjet burg dhe 10 milionë lekë gjobë për ish-zv.kryeministrin
Lajmi
Akuza në pretencën e djeshme ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta, ka zbardhur komunikimin e dendur të tij telefonik me biznesmenin Bekim Halilaj, pikërisht në periudhën e zhvillimit dhe bllokimit të ankandit të naftës bruto, nga ARMO. Plot 192 herë kanë komunikuar ata të dy, ndërkohë që Halilaj me ish ministrin Prifti, vetëm 13 herë.
■■■ TIRANE POLI HOXHA Prokuroria ka vlerësuar, si “të pabesueshme dëshminë e Agim Rrapajt dhe Bekim Halilajt”, dy personave, që përmenden në video. Për të argumentuar këtë fakt përfaqësuesi i akuzës paraqiti, si prove tabulatet telefonike të tyre. “Vetëm gjatë vitit 2010, kohë që është diskutuar për ankandin e naftës në ARMO, Bekim Halilaj, ka komunikuar në telefon me Ilir Metën 192 herë dhe 13 herë me Dritan Priftin. Kjo hedh poshtë deklarimet e Halilajt se ai ka pasur më shumë mik Dritan Priftin sesa Ilir Metën”, tha prokurori. Gjithashtu, përfaqësuesi i akuzës Sheshi, u përpoq ti argumentonte Kolegjit Penal, se pikërisht ditën që ishte kryer video-përgjimi, përpara orës së incizimit dhe pas tij, deri në orën 24:00 në mesnatë, Halilaj ka komunikuar intensivisht me Ilir Metën, por dhe Dritan Priftin, gjithmonë për çështjen e ankandit të naftës bruto të bllokuar nga ARMO... vijon në faqen 2
Korçë, rrënohet shtëpia e fotografit të Pavarësisë, Petro Dhimitri
Monumentet Faqe 12-13 Korçë, rrënohet shtëpia e fotografit të Pavarësisë, Petro Dhimitri NGA NIKO KOTHERJA
Monarkizimi i politikës në shtetin njëshekullor
Editorial NGA DR. GËZIM ALPION Monarkizimi i politikës në shtetin njëshekullor 2012-ta është një vit i veçantë për shqiptarët dhe veçanërisht për politikanët. Unë i përgëzoj politikanët e ndershëm për çfarë kanë arritur që kur filluan aktivitetin politik në fillim të viteve 1990-të të motivuar nga qëllime idealiste për t’i shërbyer vendit në një moment kritik. Për fat të keq, një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë që nga viti 1912 i përkasin asaj kategorie që Max Weber i konsideron si udhëheqës ‘diletantë’ e ‘diktatorë rrugësh’ të cilët vuajnë nga mëkati politik i kotiësisë. Në këtë kallëp futen edhe politikanët të cilëve, po sipas Weber, u mungon ndjenja e përgjegjësisë dhe integriteti intelektual. Urojmë që politikanët ta kuptojnë se sa e rëndësishme është që gjatë këtij viti jubilar të përparësojnë Shqipërinë dhe jo partitë që kanë themeluar apo trashëguar. Ky do të jetë një ndryshim shpresëdhënës në një kohë kur politika shqiptare ngelet thellësisht përcarëse dhe është shndërruar në ‘push’ për të qëndruar apo ardhur në pushtet me çdo kusht. Sjellja e disa politikanëve në njëzet vitet e fundit ka qenë në të shumtën e rasteve e një natyre bajraktare. Disa prej tyre politika shqiptare ka kohë që i sheh si despotë e botës arabe nga fundi i ndryshimeve të cilët shpresojmë se do të nxjerrin mësimet e duhura sa s’është vonë. Kur studioja në Kajro kujtoj që miqtë e mi Egjiptianë shpesh ktheheshin të rrallë në kampusin e universitetit sepse demonstronin kundër regjimit të Mubarakut, një nga ‘oficerët e lirë’, të cilët e detyruan Mbretin Faruk të largohet nga Egjipti në vitin 1952. ‘Oficerët e lirë’ premtuan se do t’u kthenin Egjiptin Egjiptianëve... vijon në faqen 12
“Xhevat Hana, prokurori pa kulisa”
ARBEN RROZHANI Shkëlqim Hajdari, prokuror dhe mik i afërt i prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në një intervistë për “Shqiptarja.com” tregon për lidhjet profesionale dhe shoqërore me të. Sipas tij, ai ishte simboli i njeriut që zbatonte vetëm ligjin... vijon në faqen 5
Presidenti, Ngjela: Grusht shteti po kaloi pa 84 vota
Faqe 4
Shifrat e INSTAT për 2011 shtrenjtohet buka dhe ushqimet
Faqe 9
“Spiunët”, Biberaj: Do të hapim dosjet e sekretarëve të PPSH-së
Faqe 7
Shkollat, bashkia: Shemben “Servete Maçi” dhe Hoxha Tahsim”
Faqe 10
Rrëfimi i vajzave në polici: Si ia morëm 150 milionë lekë dajës
Faqe 14
Kuvendi, Nami Dokle: Ja 11 propozimet e PS për reformën
Faqe 6
INTERVISTA
Prokurori Shkëlqim Hajdari rrëfen lidhjen. Ministria e Shëndetësisë: Bëmë maksimumin
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com