10/07/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

10 korrik 2012

BROZI: LINI IMUNITETIN

EKSKLUZIVE/ Ish-kreu i Kasacionit: Ndryshimi i Kushtetutës jo si në 2008 BROZI: LINI IMUNITETIN “Opozita të mos ketë frikë Ndjekje penale për 21 janarin” Zef Brozi: Në Shqipëri imuniteti është keqpërdorur. Ndekje penale edhe për deputetët që vjedhin votën në Kuvend. Urdhri i Berishës në 21 janar, është një urdhër kriminal Lajmi Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi në një shkrim ekskluziv për shqiptarja.com flet për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen për imunitetin. Ai i sugjeron opozitës të mos bëjë në lojën e maxhorancës, por të miratojë pa frikë këto ndryshime. Ndërkohë që duke marrë si shembull SHBA, Brozi thotë se një ligj i tillë, do ta vinte përballë një presioni të madh çdo lloj zyrtari me imunitet, deri te falsifikimi i votës në parlament TIRANE NGA ZEF BROZI Aktualisht në Shqipëri si pozita ashtu edhe opozita po flasin shumë për heqjen e imunitetit për qeveritarët, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe... vijon në faqe 2-3 Në foto: Zef Brozi, Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit

Një “Daniel 20” po shikon drejt PD-së

Koment NGA Preç ZOGAJ Një “Daniel 20” po shikon drejt PD-së Në romanin “Ishulli i mundshëm” të shkrimtarit bashkëkohor francez Michel Houellebecque personazhi kryesor, Danieli, është dikush që përsëritet në ardhmërinë e pacaqtë të jetës së tij në formën e Danielit 1, Danielit 2, Danielit 3 e kështu me radhë deri te Danieli 22, si produkt i rikrijimit nga qeni i tij. “Danielët” janë në thelb i njëjti person në epoka të ndryshme, që trashëgojnë me përpikmëri konstruktin dhe pamjen e njëri tjetrit, por jo kujtesën. Për analogji, simbolikën e serisë së Danielëve në romanin e lartpërmendur mund ta përdorim edhe për figurën e liberalit,... vijon në faqe 6

Hapja e Kinostudios, zbulohet ditari i regjisorit Endri Keko

EKSKLUZIVE/ 60 VJETORI I THEMELIMIT Hapja e Kinostudios, zbulohet ditari i regjisorit Endri Keko Fotot e 10 korrikut 1952. Dëshmitë për vizitën e Enver Hoxhës TIRANE DHURATA HAMZAI Sot, në gjashtëdhjetë vjetorin e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e re”, atmosfera e përgatitjes së... Faqe 18-19

Historia, ku gabon Blendi Fevziu

Replika NGA Auron Tare Historia, ku gabon Blendi Fevziu Miku im gazetari Blendi Fevziu botoi dje një shkrim interesant mbi debatin që ka ditë që ka pushtuar mediat nga gazetat e përditshme shqiptare. Rishikimi i Historisë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Shkrimi i cili sigurisht i drejtohej të gjithë atyre që reaguan nga fjala e Kryeministrit Berisha, ndër të cilët edhe unë, është realist dhe pjesë i saktë. Por gjithsesi do të thoja që Fevziu ka harruar apo qëllimisht i është shmangur thelbit të debatit. Pyetja është: A ka të drejtë një Kryeministër kushtetut[?] të mbledhë historianët e këtij vendi dhe tu japë udhëzime se si duhet te... vijon në faqe 15

Biznesmeni, atentat ndërtuesit Arben Reli te Kopshti Botanik

ME 3 PLUMBA Faqe 12 Biznesmeni, atentat ndërtuesit Arben Reli te Kopshti Botanik

Kurthi

Fierakët: Si na grabitën maskat në Burrel Faqe 11

Arben Puto

Përjashtimi i Qoses, ndërhyrje e Berishës Faqe 20

SPONGE BOB I RREZIKSHËM?!

NJËMIJË PSE? Faqe 14 SPONGE BOB I RREZIKSHËM?! NGA Suela Gera

ËNDRRA E NJË DITE VERE

BLOG Faqe 14 ËNDRRA E NJË DITE VERE NGA Mirela Geprifti

Panariti në Romë, Terzi: Italia do të ndihmojë Shqipërinë

VIZITA Faqe 6 Panariti në Romë, Terzi: Italia do të ndihmojë Shqipërinë

Vajza e Odhise Paskalit, padi për kopjim argjendari “Pirro”

VEPRAT Faqe 10 Vajza e Odhise Paskalit, padi për kopjim argjendari “Pirro”