07/08/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

7 gusht 2012

SHOFERI I SALI BERISHES PRONAR KROMI NE BULQIZE

IMUNITETET/ Deputeti i PS, Tahiri: Veç familjarëve të kryeministrit, biznes dhe shoferët Mehmet Shkreli, punonjës i Gardës bleu 49 përqind të aksioneve të kompanisë për 355 euro. Përgjimet e ish-presidentit të Partizanit Paro Laçi: Ç’punë ka Meti që ndërhyn te Ministri për lejen e minierës Lajmi Shoferi i kryeministrit Sali Berisha, Mehmet Shkreli, punonjës i Gardës së Republikës i dekoruar nga ky institucion, është pronar i 49% të aksioneve të një miniere kromi në Bulqizë. Edhe pse ka një kontratë noteriale, çuditërisht, kjo kontratë blerjesh aksionesh në vlerën 355 euro, nuk është e pasqyruar në QKR. ■■■ TIRANE Genc Kondi Pas familjarëve, duket se me biznes të fuqishëm dhe fitimprurës privat merren edhe njerëz të tjerë që qëndrojnë pranë kryeministrit Berisha. Akuza ka ardhur dje nga deputeti socialist Saimir Tahiri, i cili bëri publik një akt noterial të vitit 2010, të lidhur midis gardistit Mehmet Shkreli, shofer prej kohësh i ... ► vijon në faqe 2-3 Në foto: Kryeministri Berisha në makinën e tij (në rreth) shoferi Mehmet Shkreli. (Djathtas) Faksimile e kontratës së blerjes së 49% të aksioneve të fabrikës në Bulqizë

S’ka referendum

Editorial NGA Anila Basha S’ka referendum T’bukos? Berisha dje socialistët në Kuvend kur kërkoi referendum për imunitetin. Ishin të papërgatitur. Por duket se në këtë vakë ka edhe njerëz të mençëm, ata që hartuan, ndihmuan, dhe i vunë vulën dokumentit themeltar të shtetit. Sali Berisha dhe forca e tij politike nuk mund të bëjnë asnjë referendum për çështjen e imunitetit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 177 të saj, për “Rishikimet kushtetuese” parashikon se referendumi për një amendament kushtetues mund të bëhet vetëm pasi ky ndryshim ka marrë votat e dy të tretës së anëtarëve të Kuvendit. Pasi ... ► vijon në faqe 18

Imuniteti, Berisha: Referendum! Rama: Gati

REPLIKAT DHE AKUZAT Fehmi Abdiu: E pamundur, nuk e lejon kushtetuta pa kaluar në Kuvend ■■■ TIRANE Jakin Marena Dështon seanca parlamentare e ditës së djeshme përvotimin e projektligjit për heqjen e imunitetit të deputetit me ndërhyrje në Kushtetutë ... ► Faqe 6-7

Rilindje me rilindas

Koment NGA *Artan Xh. Duka Rilindje me rilindas Mazhoranca me 8 vjet pushtet e ka pridhur në ekstremin shansin për inspirim teksa në ‘turnin’ e saj ndodhallkim? më flagrantë me votën e lirë, tjetërsimi i pronës legjitime në favor të ‘tejqereve’ të pushtetit, humbja dy herë e trenit drejt Europës, shpërfytyrimi i shërbimeve publike, degradimi dhe anarkia e habitatit urban dhe rural, shitja absurde në kohë krize e pasurive strategjike teksa rezikohet rreth vicioz varfërie, ... përmbysja e sovranitetit me marrëveshjen e detit, cënimi i shenjtërisë së jetës së qytetarit, sanksionimi i ‘ligës së çorbës së prishur’ ... ► vijon në faqe 18

Ilaçi pa licensë

Një bar kundër kancerit tregtohet në Tiranë ► Faqe 10

Vdekje e dyfishtë

Maternitet, mister humbja e nënës dhe foshnjës ► Faqe 17

Emërimi i ri

SHIU, Imami vendos: Demiraj do jetë zv.drejtor ► Faqe 4

Pronat, qeveria nuk njeh asnjë faturë kompensimi

STRATEGJIA ► Faqe 9 Pronat, qeveria nuk njeh asnjë faturë kompensimi

Poliçan, krimi makabër, i vrau vëllain, hakmarrësi i sharron kokën

DY VIKTIMA ► Faqe 15 Poliçan, krimi makabër, i vrau vëllain, hakmarrësi i sharron kokën

CNN: Besa, kodi që ruajti komunitetin hebre në Shqipëri

DOKUMENTARI ► Faqe 19 CNN: Besa, kodi që ruajti komunitetin hebre në Shqipëri

Portokalli, dy kryetarë kavajas përpara 10 mijë vetëve

SPEKTAKLI ► Faqe 14 Portokalli, dy kryetarë kavajas përpara 10 mijë vetëve