Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 25-09-2012

STATUSI, JA DOKUMENTI I BE Shqipërisë, pranim me kushte

EKSKLUZIVE Memorandumi politik i Brukselit drejt mbledhjes së 10 tetorit STATUSI, JA DOKUMENTI I BE Shqipërisë, pranim me kushte Zbulohet teksti i plotë konfidencial i komisionerit të Zgjerimit për 27 ministrat e jashtëm të vendeve të BE. Shqipërisë do t’i hapet rruga drejt statusi, por me kushte të reja që duhet të zbatohen brenda dhjetorit 2012. Kosova vonon Lajmi Zyra e Komisionerit Europian për Zgjerimin në Bruksel ka përgatitur një Memorandum politik për ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së, mbi ecurinë e vendeve që duan t’i bashkohen bllokut dhe shanset që ato kanë. Shqipëria mes tyre dhe aty thuhet se ajo po përmbush prioritetet kyçe. TIRANE Komisioni Europian ka zbuluar axhendën e punimeve të mbledhjes së datës 10 tetor që do të mbahet në Bruksel për perspektivën e vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Në një memo të përgatitur nga Komisioni i Zgjerimit i KE-së, dhe që do tu vihet në dispozicion ministrave të... vijon në faqe 4 Në foto: Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle me kryeministrin Sali Berisha dhe faksimile me mesazhin e Brukselit
Stefan Fyle Sali Berisha Bruksel Shqipëri Kosovë Tiranë

Statusi i gjymtuar

Koment NGA Enton ABILEKAJ Statusi i gjymtuar U duk sikur jetonim nën qiellin europian javën që shkoi. Nuk ishte vetëm votimi konsensual për kufizimin e imunitetit. Nishani nga Brukseli u angazhua për një klimë mirëkuptimi në favor të reformave të rëndësishme dhe integrimit. Më pas ekspozita e organizuar nga Partia Socialiste dhe në fund takimet e Ramës dhe mesazhet optimiste që shkëmbyen me Komisionerin për Zgjerimin. Në Tiranë... vijon në faqe 14
Nishani Ramës Komisionerin Për Zgjerimin Elton Qyno Bruksel Tiranë

Krimi, shuhet familja në Lezhë

TRE TË VRARË TJETËR Krimi, shuhet familja në Lezhë 47-vjeçari i dehur u merr jetën me automatik prindërve dhe djalit TIRANË ELTON QYNO Vrasjet në vend nuk kanë të ndalur, ku pas krimit të rëndë të ndodhur në Divjakë, një tjetër ngjarje tepër e rëndë në mbrëmjen e djeshme u regjistrua në Lezhë. Tre anëtarët e një familje janë ekzekutuar me armë zjarri nga koinshiu i tyre Kastriot Zhupa, ndërkohë që mes viktimave ndodhej dhe nje fëmijë... Faqe 15
Kastriot Zhupa Sokol Bejlerit Lezhë Divjakë Tiranë

Ish-deputeti i arratisur merr për një euro Valiasin

VENDIMI I QEVERISË Ish-deputeti i arratisur merr për një euro Valiasin Kontrata e nënshkruar në shkurt 2012 për shkollën e Sokol Bejlerit ▶ Faqe 2-3
Gentian Bala Valiasin

Majtas, për t’i dhënë fund

Koment NGA GENTIAN BALA Majtas, për t’i dhënë fund Kjo vjeshtë e tetë e pushtetit të dytë të Berishës po na shfaqet plot surpriza dhe, në pamje të parë, e mbushur me entuziazëm, duke filluar që nga optimizmi i madh për marrjen e statusit kandidat për në BE e deri te Festat e Nëntorit, që këtë vit shënojnë përvjetorin me të rëndësishëm. Mazhoranca do t’i shfrytëzojë maksimalisht këta faktorë për të arritur një fitore në zgjedhjet e ardhshme. Do të shfrytëzojë... vijon në faqe 14
Berishës Anila Rubiku

UMT UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA

Dhjetra programe bachelor dhe master në degë ekonomike dhe inxhinierike cel: 0696070111 www.umt.edu.al UMT UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA
Tiranë

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.