22/11/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

22 nëntor 2012

SKEMA E PD PER ZGJEDHJET

LOJA ME BASTIONET VERI-JUG Hiqen votuesit në zonat e PS, shtohen banorë emra fiktivë për PD IMPORT VOTUESISH PËR 2013, MODELI I FITORES SË BASHËS SHTESAT E POPULLSISË, PS: DO HETOJMË. PD: LE TË LËVIZIN Në foto: Harta e ndarjes së mandateve pas zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe rishpërndarja që kërkon të bëjë qeveria për zgjedhjet në 2013 KUKËS PD-3 PS-1 SHKODËR PD-7 PS-4 LEZHË PD-4 PS-3 DURRËS PD-7 (+1) PS-5 LSI-1 TIRANË PS-15 (+1) PD-15 LSI-1 PR-1 DIBËR PD-4 PS-2 ELBASAN PS-7 PD-7 KORÇË PS-6 PD-6 (-1) BERAT PS-4 PD-3 LSI-1 (-1) FIER PS-8 PD-7 LSI-1 VLORË PS-6 PD-4 LSI-1 GJIROKASTËR PS-3 PD-2 PDIU-1 Laimi Ministria e Brendshme e motivoi transferimin e mandateve të deputetëve nga zonat bastion të PS-së në Jug te zonat e saj bastion në Veri me shtimin e popullsisë te këto të fundit. Sipas qeverisë, Veriu ka shtim të popullsisë, por vetëm në komunat ku drejton PD, ndërsa në Jug ka pakësim të popullsisë. Skema e importimit fiktiv të votuesve, është e ngjashme me atë që u përdor për marrjen e mandatit në Tiranë maj 2011. TIRANË Arben Rrozhani Kur në Tiranë, kandidati i PD-së, Lulzim Basha, arriti të ishte vetëm 10 vota larg kandidatit të PS-së, Edi Rama në garën për kryetar bashkie për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, njohësit e zgjedhjeve mbetën të shokuar. Si kishte arritur PD-ja e rritur në sy të elektoratit, me një kandidat të akuzuar për... vijon në faqe 2-5 Në foto: Harta e ndarjes së mandateve pas zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe rishpërndarja që kërkon të bëjë qeveria për zgjedhjet në 2013

I akuzoi si vrasës e hajdutë, PD i nderon për 100 vjetor

CEREMONIA TE KUVENDI Faqe 6-7 I akuzoi si vrasës e hajdutë, PD i nderon për 100 vjetor Vlerësohen Nano, Bufi, Meta, Fino, Meksi, Rugova, Arbnori i Hajdari

Flamuj, fjalime dhe histori

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Flamuj, fjalime dhe histori Nё reklamat televizive të ditëve në prag në 100 vjetorit të shtetit shqiptar elementë dominojnë: reklamat me flamuj, lajmet e fjalimet politike mbi festimet dhe tendenca për të zbuluar e krijuar histori. Rrallëherë më parë qytetarët, media, publiku e politika kanë investuar kaq shumë në tregun e flamujve, shumica jashtë standardit ligjor të formës zyrtare të flamurit. Palët politike u gjindën për disa javë rreth autorizisë së nismës “një ballkon një flamur” dhe pasi ballkonet e mbushën, palët llogaritën secilin flamur, por secilën familje, si mbështetëse të saj. Të tjerë shkruan edhe më tej, rrethuan Lanën me flamuj, mbushën pemët, fasadat e ndërtesave, deri edhe xhamat e makinave. Një patriotizëm virtual, për qëllime tërësisht elektorale, me mjetet e sjellje të shumё qytetare, por në fund të fundit, me një rezultat pozitiv: tërhoqën vëmendjen fëmijëve dhe krijuan një kolorit kuq e zi, dominues mbi çdo ngjyrë tjetër që ofrojnë politika, qytetet e betonizuara, lumenjtë e papastër, makinat e përdorura dhe ndërtesat e stilit socialist. Në mungesë të suksesit në biznesin privat, rënies ekonomike, krizës në menaxhimin e aseteve publike dhe rritjes së papunësisë, marrja me flamujt dhe fitimet në tregun e flamujve shënuan sukses të... vijon në faqe 22

Flet John Withers

“Vij në Vlorë, pres të realizoni ëndrrën” Faqe 10