04/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

4 dhjetor 2012

RIKTHEHEN “VIZAT” E BE

PAS AZILANTËVE Belgjika aplikon prej javësh dokumentin që merr të dhënat personale të shqiptarëve RIKTHEHEN “VIZAT” E BE Nga qëndrimi, deri te paratë në bankë Shteti anëtar i zonës “Shengen”, rikthen formularët e vjetër, nuk do azilkërkues ekonomikë. Balla: Belgët kanë frikë. Në tetor u kthyen 51 shqiptarë. BE-ja paralajmëroi një muaj më parë për vizat Lajmi Belgjika ka kufizuar lëvizjen e shqiptarëve drejt vetes. Shqiptarja.com sjell një formular 6-paqësh, që duhet të plotësohet nga ata që duan të vizitojnë shtetin belg, e brenda së cilit, duhet të ketë si të dhëna për aplikimin, ashtu për atë që e pret, por edhe për lejen që do të japë komuna apo bashkia. Ndryshe, shqiptarët nuk do të pranohen në Belgjikë. Është njëlloj, si të rikthehet regjimi i vizave TIRANE ANILA BASHA Irena G., është një shqiptare që jeton në Belgjikë. Dje shkruan në email për të shprehur shqetësimin personal se familjarët e vetë nuk i merr dot... ► vijon në faqe 2-3 Në foto: (majtas) Faksimile e formularit që tërhiqet pranë autoriteteve lokale në Belgjikë në ç'do rast kur një shqiptare nga Shqipëria viziton shtetin belg (lart djathtas) Komisioneria e BE Cecilia Malmstrom, ministri i Brendshëm e Qipros, Eleni Mavrou, ministri i Drejtësisë së Qipros, Loucas Louca dhe ministri i Brendshëm Flamur Noka, në Tiranë në 5 nëntor 2012

Koment

Nacionalizëm, & marketing... NGA BESNIK BAKA Nacionalizëm, & marketing... Shqiptarët anë e mbane festuan 100 Vjetorin e Pavarësisë. Ndryshe nga herët e tjera kjo ngjarje me qëllim u shndërrua në një festë komerciale, e ngjashme me festën tradicionale të Vitit të Ri ( apo deri diku edhe Shën Valentinin). Si rrjedhojë nuk u kursye nga askush e në asnjë moment euforia, ekzaltimi dhe dëshira për të festuar e brohoritur fort “Oh sa mirë me ken shqiptarë”. Thirrjet për bashkim e munguar... ► vijon në faqe 22

Ironia e Gjonit: Me shokët në pushtet

DEKLARATA PAS TAKIMIT Ironia e Gjonit: Me shokët në pushtet Vijojnë përplasjet në PS. Rama: Testoni elektoratin. Klosi: Do mbrojmë votën TIRANE JAKIN MARENA Kryetari i PS Edi Rama ka mbledhur dje të mërzitshmit në selinë rozë në orën 10.00 të gjithë kryetarët e PS të rretheve... ► Faqe 6-7 facebook Ilir Gjoni Sot Kryetari Partise Socialiste, shoku Edi Rama takoi ne zyre e tij te deleguarit e partise dhe deputete te zonave. Nje takim shume frytdhenes. Fitorja pas 9hite gjaese eshte e sigurt! Shoku i Partise Ilir Gjoni i pranishem ne kete takim frymezues drejton me shembullin e tij. Eshte kenaqesi e vecante te punosh me njerez te tille!

Blog/ Live from Life

NGA ANJEZA SHATKU Europa vs Euro Vazhdime të themi “dy kunguj nën një sqetull s’mbahen” dhe habitemi se si qeveria jonë muskulu-madhe kërkon kunguj të tjerë, përveç atyre që po kalb nën sqetull? Jam kurioze të di, se në ç’palestër stërviten koka e politikës sonë, që modelojnë trupin më shumë se mendjen! Shteti dhe qytetarët nuk mund të jenë të nderë nga njëri-tjetri, përkundrazi, janë këta të fundit që zgjedhin të parët, dhe kjo është... ► vijon në faqe 22

KOMPENSIMET

Dëmet nga përmbytja, biznesi shkodran padit Berishën ► Faqe 14

KRYEPROKURORI

Dekretohet Adriatik Llalla, ja zyrtarët që akuzoi për pasuritë ► Faqe 4-5

GJYQTARI

Neritan Tabaku shkon në prokurori: Do të flas në gjykatë ► Faqe 16

A1REPORT, “URBANIKA”

Universiteti “Kristal” vijon rregjistrimet, injoron gjykatën ► Faqe 19

LIBOFSHË

Ilir Meta: Europa misioni i LSI-së Bashkëqeverisësi me Berishës, thirrje për uljen e tensioneve ► Faqe 7

INTERVISTA

Janis Lilis, kritiku që u arratis nga diktatura ► Faqe 20