09/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

9 dhjetor 2012

LISTA E PLOTE/ Historia e ish-drejtuesve të partisë së parë opozitare 331 THEMELUESIT QE U ZHDUKEN NE 22 VITE PD

Ish-liderët kryesorë të PD, të vrarë e të vdekur, si Broci, Hajdari, Arbnori e Pashko. Mbetën vetëm Berisha, Imami, Pollo e Ruli. Të tjerët emigrantë si Selami apo opozitarë si Meksi dhe Zogaj

UNAZA E JUGUT Fazliç fiton tenderin e energjisë

Firma kërkoi linjën e Kosovës, merr financimin gjerman të KFW TIRANE Genc Kondi Qeveria i ka akorduar kompanisë nga Bosnja Energoinvest tenderin e ndërtimit të linjës së re elektrike 110 kV në jug të vendit (Unaza e Jugut). Këtij subjekti... Faqe 9

PARALAJMËRIMI BE, Berishës: Jo lojëra me nacionalizmin

Thirrja që të shmangen deklarata kundër fqinjësisë së mirë Faqe 7

SHTATORJA TE SHESHI Azem Hajdari lakuriq te studentët heroi duket si një vagabond

Ish-lideri i Dhjetorit, gjysëm i zhveshur

PROFILI I KRYEMINISTRIT Dëshirat e Berishës në “Facebook”: Dua notin, erotikën dhe rrugët

Vë edhe celularin e vjetër antikorrupsion

NË FOTO: Kryeministri Sali Berisha dhe Fatmira Hajadri zbulojnë shtatoren e ish-liderit të Dhjetorit Azem Hajdari në sheshin “Demokracia” të Qytetit Studenti

Lajmi

Në festën e 22 vjetorit të lëvizjes së studentëve në dhjetor të vitit 1990 prezantohet një bilanc negativ mes të larguarve dhe të mbijetuarve në këtë parti. Kështu vetëm pak veta me në krye Berishën kanë mbetur nga anëtarët themelues, të tjerët kanë ikur. TIRANE Jakin Marena Si sot, 22 vite më parë Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, Ramiz Alia do të dërgonte në Qytetin Studenti njeriun më të besuar të tij për të qetësuar protestat studentore, Sali Berishën profesorin e mjekun e shquar të kardiokirurgjisë... vijon në faqë 2-5

Editorial Rivrasja e Azem Hajdarit

Editorial NGA ARBEN KROZHANI Rivrasja e Azem Hajdarit 22 vite pas nisjes së Lëvizjes Studentore në Shqipëri, që do të çonte në krijimin e të parës parti opozitare në vend, PD dhe më pas hyrjes së vendit në rrugën e pakthyeshme, por të vështirë drejt Europës, Lideri i saj Azem Hajdari, u rivra, publikisht në prani të familjarëve dhe zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe të PD-së. Një shtatore në bronx, e vendosur atje ku nisi gjithçka, në dhjetor 1990. Por me një sendërtim që të lë pa fjalë: Azem Hajdari është i zhveshur në mes e sipër. Ka veshur pantallonat dhe një pallto me jakë të ngritur. Lakuriqësia e tij është muskulore dhe autori i veprës, thjesht ka imituar një trup të formuar në një palestër. Pak të thuash naivitet, rikthim te veprat monumentale të real-socit, që personifikonin si të tillë partizanë, apo dëshmorë që ranë në luftë kundër pushtuesve, mëse gjashtë dekada më parë. Azem Hajdari nuk ishte partizan, as muskulor, as vagabond, siç është në këtë shtatore të vënë këtë... vijon në faqe 22

SUPLEMENTI “RILINDASI”

Faqe 13-20 RILINDASI KOMUNIZMI DHE NACIONALIZMI Si bashkëjetuan këto ideologji rivale në regjimin e Hoxhës Komunizmi dhe nacionalizmi në kohën e Hoxhës Letrat mes Enver Hoxhës dhe Nako Spiros për akuzat e emisarit të Titos, Tempo