12/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

12 dhjetor 2012

“PUÇI YNË NDAJ BERISHËS MË LUGË DHE PIRUNJ”

INTERVISTA/ Avokati Spartak Ngjela rrëfen “darkën e gabuar” Përgjigjia e politikanit për akuzat e Berishës. Bisedat në 55-vjetorin e Preç Zogajt. Anëtari i kryesisë së LSI, Spartak Braho: Kryeministri, me sklerozë. Berisha, 22 vite më parë te studentët: Mirënjohje Ramiz Alisë Lajmi Avokat Ngjela ka sqaruar përfundimisht atë që Berisha e cilësoi “darkë të gabuar”, duke thënë se nuk ishte biseduar për të por ishte një darkë miqsh ku merrnin pjesë dhe njerëz të Berishës. Në një intervistë për “Ai Report” Ngjela tha se opozita do të fitojë bindshëm më 2013. ■■■ TIRANE Mira Kazhani Kryetari i Partisë Ligi dhe Drejtësi, avokat Spartak Ngjela në një intervistë për TV A1 Report ka sqaruar me detaje darkën e gabuar të Berishës por dhe ka dhënë disa detaje të sjelljes së kryeministrit në raport... ► vijon në faqe 2-3

Trafiku në Rinas, Çelmeta: 100 euro për çdo katundar

PERGJIMET E PROKURORISE Kontrollori ndiqej që në gusht 2012, të dyshuar edhe katër kolegë ■■■ TIRANE Habjon Hasani Dosja e prokurorisë dhe SHKB-së për kontrollorin e arrestuar të Rinasit Eduart Çelmeta ka nxjerrë në dritë të... ► Faqe 11

Kostandin Dodi

“Dua përgjigje kush më vrau vajzën Eleni Basho” ► Faqe 17

Familja e 10-vjeçarit

Shpërblim për gjetjen e djalit të zyrtarit të SHISH ► Faqe 10

Debatet në Kuvend

Neritan Ceka: Emërimi im ambasador është vlerë ► Faqe 8

Kabul, aty ku njerëzit janë të lodhur nga lufta

REPORTAZHI ► Faqe 12 Kabul, aty ku njerëzit janë të lodhur nga lufta NGA ANILA BASHA

BE refuzon statusin, Panariti: Ishin gjashtë kushte

VENDIMI ► Faqe 6-7 BE refuzon statusin, Panariti: Ishin gjashtë kushte

Peter Bartl: Shqiptarët, pjesë e sundimit otoman

ALBANOLOGU ► Faqe 18 Peter Bartl: Shqiptarët, pjesë e sundimit otoman

Papavrami: U befasuam nga dyndja e publikut

KONCERTI ► Faqe 20 Papavrami: U befasuam nga dyndja e publikut

22 vjet

Editorial NGA ARBEN RROZHANI 22 vjet Si sot 22 vite më parë u themelua Partia Demokratike, forca e parë opozitare, që do të sillte një erë të re në politikën shqiptare, deri atëherë të dominuar nga Partia e Punës. Për brezin tim që asokohe ishte 20-21 vjeç, është shumë kohë. Shumë, shumë, shumë kohë. Çfarë do të kishte ndodhur me ne, me mua, me bashkëmoshatarin tim po të kishim qenë jo shqiptarë, por çekë, sllovakë, sllovenë, apo tek e fundit kroatë, që edhe pse jo anëtarë... ► vijon në faqe 5

Shkencëtari, BE dhe civilizimi I

Blog/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI Shkencëtari, BE dhe civilizimi I Vonë kam mësuar për fizikanin dhe shkencëtarin e jashtëzakonshëm amerikan Michio Kaku. Një mik virtuale ma prezantoi. Eshtë nga ato mendjet e ndriçuara që i vijnë rrallë si dhuratë planetit tonë. Sheh atë që ne të tjerët, njerëzit normalë, as nuk shohim dhe as nuk e mendojmë. Flet thjeshtë dhe shpjegon të tashmen, të ardhmen, jo vetëm të Tokës, po vetëm të... ► vijon në faqe 22