28/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

28 dhjetor 2012

“BERISHA KTHESE NË JANAR RAMA SUKSES NË QERSHOR”

Horoskopi i politikës: Nishani dhe Berisha, nën shenjën e Peshores. Triumfi për shenjat e gaforres. Kryesocialisti, vëmendje deri në 26 qershor. Çfarë thonë yjet për Topallin, Metën, Topin, Ruçin etj HOROSKOPI 2013/ Astrologia Meri: Parashikimet për politikanët Lajmi Astrologia Meri Shehu ka përgatitur një horoskop special për politikanët në vitin 2013. Sipas parashikimeve të saj për politikanët më në zë të vendit, ata do të jenë para sfidave të mëdha, lidhur me zgjedhjet, karrierën politike dhe atë monetare TIRANE Suada Daci Për herë të parë astrologia Meri Shehu, do të sjellë një horoskop për të gjithë... vijon në faqe 8-9

Anila Basha, gazetarja e 2012

ÇMIMI I UNIONIT TË GAZETARËVE Faqe 5 Anila Basha, gazetarja e 2012 Vlerësimi për kontributin e drejtoreshës së “Shqiptarja.com”

Nexhmija.com dhe Vito.com

Editorial NGA ARBEN RROZHANI Nexhmija.com dhe Vito.com “Gëzuar z.kryeministër nga Nexhmija.com!”. Sali Berisha mbeti një hop, pastaj qeshi me të madhe, duke trokitur gotën dhe iu drejtua botuesit Irfan Hysenbelliu, në gazetën e të cilit, vijon prej javësh historia e gruas së Hysni Kapos: “Jo tani është përpara Vito.com. Ua ka marrë ju”. Sali Berishën e takova mbrëmë, nga afër, në Pallatin e Brigadave, pas shumë vitesh. Herën e fundit e mbaj mend: ishte përtej tavolinës së kryetarit të PD-së, asokohe në opozitë. Përballë tij ishim ne, disa drejtues të gazetave që mbronin opozitën e atëhershme, përballë “kuqevë”, siç quheshin socialistët. Berisha atëherë ishte shpuzë, gati sa nuk kërcente mbi tavolinën e madhe, duke na orientuar se si të bënim gazetën e nesërme, si kryeredaktori më i rreptë. Dhe e bënte, dhe vazhdon ta bëjë me gazetat që sërish i... vijon në faqe 5

Misteri i korrierit që u nis nga Durrësi me 570 mijë euro

U kap në Bari, lidhet me shqiptarët në Britani që trafikonin 1.5 tonë kokainë EKSKLUZIVE TIRANE Hetimet mbi një shtetas shqiptar të kapur në Itali me një sasi cash prej 572 mijë euro i shqiptarit A.T në Itali ka çuar në zbulimin... Faqe 6

Lista e Aluiznit

Ndërtimet pa leje, 540 familje drejt legalizimit Faqe 21-23

Edi Rama: Koalicion me çdo parti që do rotacion

INTERVISTA Faqe 4 Edi Rama: Koalicion me çdo parti që do rotacion

KQZ i rrit rrogat dhe shpërblimet vetes

TABELAT Faqe 3 KQZ i rrit rrogat dhe shpërblimet vetes

Gazeta greke: Si u vra Hasan Prishtina në 1933

FAKSIMILET Faqe 10-11 Gazeta greke: Si u vra Hasan Prishtina në 1933

Agron Duka merr titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës

ISH-MINISTRI Faqe 5 Agron Duka merr titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës