Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 17-01-2012

META, PAFAJESI 5 ME 0

Vota paralele e Dvoranit, zbardhet arsyetimi Gjyqtarët, dy orë debat për videon Meta-Prifti. PS: Kjo gjykatë duhet shpërbërë Kryetari i LSI-së: “Prapaskenat e videos dhe të dorëheqjes time, para 21 janarit dhe plani për të më eliminuar”. Reagimet pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Tiranë dhe Bruksel
Ilir Metës Ardian Dvorani Dvoranit Tiranë Bruksel

Lajmi

Mbyllet pas gati një viti, gjyqi ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta në Gjykatën e Lartë, duke e shpallur atë të pafajshëm ndaj akuzës së ngritur nga prokuroria për korrupsion aktiv. Me katër vota unanime pro pafajësisë dhe një tjetër paralele por gjithsesi që i jep pafajësinë, është mbyllur përfundimisht nga ana juridike, historia e bujshme e video-përgjimit Meta-Prifti.
Ilir Meta Ilir Metës Ardian Dvorani

TIRANË

Poli Hoxha Trupa e Gjykatës së Lartë, dje ka rrëzuar përfundimisht hetimin dhe akuzën e prokurorisë ndaj Ilir Metës, për të cilin kishte kërkuar 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë. Ashtu si nuk pritej të 5 anëtarët kanë votuar pro pafajësisë së tij. Seanca, e vendimit përfundimtar ndaj Ilir Metës, ishte shtyrë për 10 ditë por edhe dje gjyqtarët e Kolegjit Penal, duket se nuk e kanë kaluar pa debat vendimmarrjen, pasi ajo është bërë plot 2 orë e gjysmë me vonesë. Vendimi është lexuar rreth orës 15.10 minuta nga relatori i çështjes Ardian Dvorani. Ai përmban tre paragrafë të shkurtër: shpallja i pafajshëm i të akuzuarit por pa zbardhur argumentimin, rikthimi i të gjitha provave prokurorisë dhe pagimin nga shteti të të gjitha shpenzimeve të gjyqit, që shkojnë 30 milionë lekë të vjetra. Vota e Dvoranit Gjatë gjithë procesit... vijon në faqen 2
Berisha Spahiu Hazizi Tiranë

Re:fressh, pse u tremb doktori

Një kafe me Berishën NGA ANILA BASHA Re:fressh, pse u tremb doktori U mor vesh se re:fressh pati një impakt të jashtëzakonshëm ditën e diel, kur salla e Pallatit të Kongreseve, u mbush plot me të rinj freskistë, jo vetëm nga Tirana, por të ardhur dhe nga rrethet. Gjithsesi, salla nuk kishte shkëlqimin e flamujve të PS, BE apo SHBA. Kishte vetëm një flamur kuq e zi që mbuloi gjithë platenë e sipërme të Pallatit të Kongreseve dhe kaq. Madje, siç duket edhe për mungesë fondesh, edhe pankartat re:fressh që mbaheshin në duar, ishin dhënë, si me pikatore. Megjithatë, të bërtiturat dhe qejfi i 20 vjetorit të themelimit të organizatës rinore, m’u duk shumë i madh. E pas këtij aktiviteti, PD çuditërisht nxjerr në foltore dy zonja: Albana Mustafaraj, zëdhënëse partie, dhe Mesila Doda, deputete. Të dyja, flisnin për aktivitetin e rinisë socialiste. Duke parë habishëm reagimin e tyre, u nisa drejt zyrës së Berishës. Unë – Përshëndetje zoti kryeministër... Ai – Eja Anila... Unë – Doktor, dje PD m’u duk në pikë të hallit, ndërsa po merrej seriozisht me zhvillimet brenda PS. E kuptoj se edhe ju keni pritur disi antikthshëm aktivitetin. Ç’do të ndodhte. Ashtu sikurse të gjithë të tjerët, edhe brenda PS, më së shumti kundërshtarë të Ramës, kishin ndonjë ide se aktiviteti mund të dështonte. Ja që Veliaj, arriti ta bëjë për së mbari. Jo shumë luksos aktiviteti, po kishte shumë entuziazëm. Patjetër ju tremb ideja sesi u mblodhën aq shumë të rinj në re:fressh. Sepse t’i mbledhë... Janë të rinj që kanë vetëm pak shpresë se nesër do të jetë një ditë e më mirë, dhe këtë shpresë, e shprehin me entuziazëm sikurse ju pa edhe ditën e dielë. vijon në faqen 5
Anila Basha Veliaj Esmeralda Keta Mesila Doda Ramës Tiranë

Pa rroga, mjekët kafe e cigare në pavion

SITUATA ALARMANTE Personeli braktis shërbimin, drejtuesit e spitaleve: Evidencat i kemi gati ESMERALDA KETA Në total janë rreth 12 mijë bluza të bardha në të gjithë vendin, të cilët, deri mbrëmjen e djeshme nuk kishin marrë ende pagën e muajit dhjetor. Drejtuesit e spitaleve thonë se evidencat dhe listë pagesat janë dorëzuar të gjitha, por pritet vetëm që llogaria e tyre të çelet nga thesari... vijon në faqen 11 Në foto: Mjekë te pavioni i kardiologjisë në QSUT duke pirë cigare
Esmeralda Keta

NERANXI

..... gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë. Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht