Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 21-06-2013

KQZ PERJASHTON MIJERA VOTUES

KUSHTET PER ZGJEDHJET Nuk merret vendimi për kuti të lëvizshme në ndihmë të të ngujuarve KQZ PERJASHTON MIJERA VOTUES Nuk do të shkojnë në votime rreth 50 mijë njerëz me probleme gjakmarrje, apo konflikte të tjera, rreth 10 mijë të verbër për të cilët nuk ka fletë të veçantë, si dhe mijëra të sëmurë ► Faqe 2-3

EDI RAMA: KATRAGJYSH IK, DO TE ÇLIROJME ROBERIT NGA TY

PS MBYLL FUSHATEN EDI RAMA: KATRAGJYSH IK, DO TE ÇLIROJME ROBERIT NGA TY ► Faqe 5
Edi Rama

META MBYLL FUSHATEN: NUK KA KOALICION PASZGJEDHOR ME SALIUN

MITINGU I LSI NE BERAT META MBYLL FUSHATEN: NUK KA KOALICION PASZGJEDHOR ME SALIUN ► Faqe 8
Meta Saliu Berat

Sali Berisha, kiameti pas vetes

Analizë NGA GENC KONDI Sali Berisha, kiameti pas vetes Pas tetë vitesh pushtet, Berisha duket se do ta dorëzojë stafetën në një moment kur revani i reformave të tij ka kohë që ndjen mungesën e oksigjenit. Reformat, e ideuara nga specialistë e grumbulluar në vitin 2005 në gjirin e KOP-it, kanë shteruar prej kohësh si pasojë e gulçimit të një qeverie, të kapur nga korrupsioni dhe me përçaktime konfuze të papaditura përparësish në investime e shpërndarje të shpenzimeve buxhetore. Në krye të tetë viteve pushtet, saldoja pabesueshme të jetë, varfëria në vend është në rritje. Këtë e konstaton Banka Botërore. Shqipëria renditet e treta për varfërinë ekstreme dhe e dyta në varfërinë e moderuar në rajonin e Ballkanit, sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore. Kriza ka ndikuar në rritjen e pabarazisë dhe rritjen e varfërisë në vend. Statistikat e paraqitura këto ditë nga BB, që u përkasin periudhave të ndryshme, duke nisur nga 2007-2010, tregojnë se varfëria në rajonin e Ballkanit është rritur. Nga fenomeni nuk është përjashtuar as Shqipëria, e cila, sipas shifrave të BB, radhitet e treta në rajon për varfërinë ekstreme, pas Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërsa shkalla për varfërinë e moderuar (që do të thotë të jetosh me 2.5-5 dollarë në ditë) e rendit vendin të dytin pas Kosovës. Këtu ka ndikuar edhe shumti edhe fakti që ushqimet në vendin tonë janë shtrenjturar më shumë... ► vijon në faqe 12
Sali Berisha Genc Kondi Shqipëri Ballkani Kosovë Maqedoni

Si konvertoheshin shqiptarët në myslimanë

DOSSIER Si konvertoheshin shqiptarët në myslimanë Patriotë dhe tradhtarë në gjirin e principatave TIRANE PAOLO PETTA Shqipëria moderne është një vend jo shumë besimtar, por gjithsesi, në pjesën më të madhe mysliman. Mendohet se kalimi masiv në fenë islame nuk ndodhi para shekullit XVII. Për sa i përket... ► Faqe 10-11
Paolo Petta Tiranë Shqipëri

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoqeruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek- Tiranë; Tel: 42 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yrshek