Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E mërkurë, 11-09-2013

Ilir Meta votohet si kryetar Kuvendi me 91 vota nga 83 “të mundshme”, Topalli i tregon detyrat. PD: S’kemi programin, duam kohë të përgatitemi. PS: Programi në dorë të deputetëve prej orës 16.00 Faqe 4-5-6
Ilir Meta Topalli

Kuvendi me dy shpejtësi

Editorial NGA Genc Kondi Kuvendi me dy shpejtësi Nxitimi i Edi Ramës për të përfunduar në kohë rekord procedurat e implementimit të Ekzekutivit të ri ishte pararënë nga publikimi i hershëm i emrave të ministrave të tij dhe përgatitja me kohë e programit qeverisës. Atij nuk i mbetej gjë tjetër, pas dekretimit nga presidenti, veç të kryente aktin e fundit. Prej kohësh, që kur u panë shifrat e dala nga vota popullore, mazhoranca e re kishte përfunduar të gjitha negociatat e mundshme brenda saj dhe mbetej vetëm që qeveria të merrte çelësat e vendit. Nxitimi i Ramës ... vijon në faqen 12
Genc Kondi Edi Rama Presidenti

TIRANE

ALEANCA PËR SHQIPËRINË EVROPIANE PROGRAMI I QEVERISË 2013 - 2017 TIRANE JAKIN MARENA Programi i Qeverisë “Rama” për mandatin katër vjeçar prej 80 faqesh, që do të diskutohet sot në Kuvend me kapakët tërësisht të kuq ka një parathënie të kryeministrit Edi Rama në të cilën thuhet se është krenar “për besimin, që një shumicë e pazakonshme zgjedhësish investuan tek ne, Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Ai thotë se vizioni i tij është për një Rilindje shqiptare për të ecur ... Faqe 2-3
Emil Lafe Edi Rama Tiranë

Shteti, Qyteti dhe Qytetaria...

Koment NGA Fioralba Hysa Pano Shteti, Qyteti dhe Qytetaria... Çhtimi i vrullshëm, i popullsisë së kryeqytetit duket se e bën dhe më të thellë ndarjen mes shtetit qytetit si vend fizik dhe qytetarit banor përsa i përket marrëdhënieve reciproke dhe detyrimeve që palët kanë ndaj njëra-tjetrës në këtë trekëndësh të rëndësishëm jetësor. Pas më shumë se katër vjetësh e larguar nga Shqipëria e si pasojë edhe nga lagjia ime ku vazhdoj të vij me mall për pushime të ngrohta me familjen, ‘Don Bosko’ në Tiranë, vërej një shtim të vrullshëm të popullsisë, pallateve ... vijon në faqen 12
Fioralba Hysa Pano Shqipëri Don Bosko Tiranë

NERANXI ... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.