Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E HËNË - 30-12-2013

JA E-MAILAT QË JU VODHËN EDI RAMËS

“Kemi të dhëna të tjera sekrete, ne nuk të falim”. Nxjerrin në rrjet emra, celularë, adresa të personave që ankohen. Dominojnë kërkesat për punësim, pasuar nga ankesat ndaj korrupsionit EKSKLUZIVE/ HAKEROHEN 179 MESAZHE ► FAQE 2-3
Edi Ramës

Të lexosh mesazhet...

Editorial NGA Genc Kondi Të lexosh mesazhet... Sot gazeta, në numrin e saj të fundit për këtë vit, publikon një mori e-mails[h], të ardhur në adresën kryeministri të Edi Rama, pasi ai ka hapur dritaren informatike për të njohur kërkesat, humorin, por edhe kritikat që i adresohen atij apo përfaqësuesve të tjerë të shtetit shqiptar. Hakerat, në një kuptim, kanë kryer një sulm të paligjshëm informatik ndaj privatësisë së personave që i kanë dërguar këto mesazhe, ku ata dalin hapur me emër e mbiemër, me numër celulari, në pritje të telefonit të përgjigjes nga kryeministri, duke dërguar adresat e tyre dhe duke shpjeguar në detaje hallet e tyre, për të cilët besdisin kreun e Ekzekutivit. Këta hakera kanë publikuar në rrjet haptazi identitetin e personave që ankohen për korrupsionin e X apo Y zyrtari të lartë, denoncojnë paligjshmëri në e veprime administrative të një administrate, që të gjithë e dimë se sa gjynahqare është. Kjo i vë denoncuesit përballë rrezikut të hakmarrjes. Ndërkohë, hallet e tyre, problematika e shprehur në këto mesazhe është një gjë e duket njohur, duke përfituar nga ky rast. Kështu, duke respektuar misionin e saj, Shqiptarja.com ka vënë në dispozicion të lexuesve problemet e ngritura, por jo identitetin e denoncuesit apo hallexhiut. Kështu, ajo nuk ka rënë në llumin e fjalë të padiskutueshëm të hakerave, qëllimi i të cilëve me thyerjen e kodeve informatike të Kryeministrisë mund të ketë qenë largimi apo frenimi i qytetarëve që të përdorin këtë rrugë komunikimi me Edi Ramën. Por, mund të jetë edhe ... vijon në faqen 21
Genc Kondi Edi Rama

Shqiptarja.com uron lexuesit Gëzuar Vitin e Ri 2014!

Botimi rifillon më datë 4 janar

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht