BASHA LEJE VETES PËR SHTESË MBI PALLAT
Kreu i Bashkisë Tiranë “legalizon” shtëpinë e tij mbi tarracën e pallatit 12-katësh
PLANI I VENDOSJES SË ZONËS QË ZHVILLOHET PËR “SHTESË 1 KAT, MBI STRUKTURË EKZISTUESE 12 KAT, NË RRUGËN “SKËNDERBEJ LAGJAMI” PARCELA 1 MADH; ME PRONAR Z.NJ. A. ISUFI DHE Z. L. HASHA ME ZHVILLUES DHE SUBJEKT NDËRTUES SHOQËRINË “ARCHIMED INTERNATIONAL” SHPK.
SIPËRFAQJA E PRONËS QË ZHVILLOHET 203 m²
SIPËRFAQJA E PRONËS QË ZËNË NGA STRUKTURA 98 m²
SHKALLA 1:500
RRUGA “FAIK KONICA”
MIRATOHET
KRYETARI I BASHKISË SË TIRANËS
LULZIM BASHA
TREGUESIT E ZHVILLIMIT
SIPËRFAQJA E PRONËS QË ZHVILLOHET 203 m²
SIPËRFAQJA E PRONËS QË ZËNË NGA STRUKTURA 98 m²
DISTANCAT NGA STRUKTURAT EKZISTUESE
LINDJE 9.1 m
NGA STRUKTURA EKZISTUESE 12 KAT
Faksimile e vendimit të Lulzim Bashës për shtesën e katit të 13-të për shtëpinë e tij. Faksimile e hartës bashkangjitur vendimit
BASHKIA E TIRANËS
VENDIM
Nr. 165, datë 01.06.2015
PËR
Miratimin e lejes zhvillimore për ndërtimin: Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 12 kat, në rrugën “Skënderbej Lagjami”, parcela 1 madhe, me pronar z. A. Isufi dhe z. L. Hasha me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ARCHIMED INTERNATIONAL” sh.p.k.
Në mbështetje të ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar; ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; VKM-së nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”; si dhe kërkesës së paraqitur nga subjekti, kryetari i Bashkisë së Tiranës vendos:
1. Të miratojë lejen zhvillimore për ndërtimin: Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 12 kat, në rrugën “Skënderbej Lagjami”, parcela 1 madhe, me pronar z. A. Isufi dhe z. L. Hasha me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ARCHIMED INTERNATIONAL” sh.p.k.
2. Miratimi i kësaj lejeje zhvillimore nuk përbën leje ndërtimi.
3. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha
19 DITË PARA LARGIMIT HAP 14 TENDERA ME 504 MILIARDË LEKË