Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E DIEL, 17-04-2016

Kush ka frikë nga burimi i parave të mediave?

Editorial NGA Carlo Bollino Kush ka frikë nga burimi i parave të mediave? Si financohen mediat në Shqipëri? S’origjinoi kaq paratë që mbajnë në këmbë 35 gazeta, 200 portale web, 100 radio dhe 90 televizione? Kush financon në të vërtetë super-investimet dhe super-rrogat e paguara nga botuesit shqiptarë, në këmbim të shumë pak të ardhurave që deklarohen zyrtarisht? Një mister ky, që vazhdon tashmë prej më se 15 vitesh, por asnjë institucion publik nuk ka tentuar kurrë ta zbulojë. Një sinjal i parë mbërriti këto ditë, kur AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) miratoi një rregullore për dhënien e licencave radiove me përmbajtje fetare, në nenin 14 të së cilës ka parashikuar të drejtën për të hetuar, përmes institucioneve të specializuara (duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave), mbi origjinën e financimeve të radiove të tilla. — vijon në faqen 4
Carlo Bollino Shqipëri

GENTI SALA: TELEVIZIONET PASTROJNE PARA, DO T’I HETOJME

Kreu i AMA deklaron se pas radiove fetare, kontrolli do shtrihet tek televizionet F 4.
Genti Sala

JA SKENARI

F 2 Dekriminalizimi, PS hap dosjet e deputetëve të inkriminuar të PD-së