BISEDE E NGROHTË ME KOOPERATIVISTËT E SELENICËS
- Bisedë e ngrohtë me kooperativistët e Selenicës -
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, u largua dje nga Korça dhe mbërriti në rrethin e Kolonjës. Ai u prit nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Hysen Faqolli dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Mikail Cakuli. Gjatë rrugës shoku Ramiz Alia u ndal në qendër të kooperativës bujqësore të Selenicës, ku u prit nga kooperativistët, specialistë e kuadro të kësaj ekonomie. Shokët e kooperativës kanë menduar një takim në një sallë brenda. Por a mund të hyjë në këtë qindra njerëz, entuziazmi i tyre aty?
- Koha qenka kaq e bukur, - thotë shoku Ramiz, - a nuk bisedojmë në këtë lëndinë pranë?
Kaq u desh që fusha të mbushej me selenicarët entuziastë. Dy vogëlushë me përparëse të bardha shkojnë e ulen dhe e vënë në mes shokun Ramiz.
- Tani presidiumin e kemi në... rregull, - thotë ai, - mund të fillojmë.
Sekretari i byrosë së Partisë të kooperativës, Muharrem Serani, flet për arritjet që kanë shënuar, veçanërisht në rritjen e rendimenteve në blegtori, por edhe për të metat në punën me misrin.
Shoku Ramiz, veç të tjerash, interes ohet për përparimet që ka bërë Selenica në fushat e arsimit, shëndetësisë e sidomos për ndarjen.
(Vijon në faqen 2)
VIJA E PARTISË PASUROHET ME MENDIMIN E POPULLIT
- Nga fjala në takimin me kuadrot e rrethit -
- Kudo që vajta, - vuri në dukje shoku Ramiz, - më kanë thënë që Plenumi i 10-të ka çliruar mendjen të reja. Kjo është pozitive. Ky Plenum duhet të ndërrojë mendjet, mentalitetet e njerëzve. Çdo gjë duhet parë me sy kritik, të ndahet mirë ç'është e vlefshme ashtu siç është, dhe çfarë duhet ndryshuar.
Ky plenum, - tha ai - nuk ishte vetëm për ekonominë, por për tërë fushat. Në radhë të parë duhet të reflektojnë organizatat e Partisë. Duhet që jetë e Partisë t'u përgjigjet kërkesave të reja që kanë dalë duke filluar që nga raportimet. Shpesh në informacione jepet një pamje e pjesëshme e realitetit, vihen në pah vetëm anët pozitive. Këtu u tha që fshatarësia e ka mirëpritur vendimin për të vendosur vetë si do të bëjë me bagëtitë e tufëzave. Po pse nuk u bë më parë nga shokët drejtues në rrethe e në bazë, nga komunistët e kuadrot, ndonjë vërejtje apo sugjerim për të ndrequr gjendjen në blegtori.
Partia duhet të informohet për realitetin ashtu siç është, pa rrumbullakosje, sigurisht edhe pa kritika të sëmura. Për ndryshe nuk mund të arrihet në konkluzione të drejta. Njerëzit duhet t'i shprehin lirshëm mendimet e tyre, me çiltërsi komuniste, me zemër të hapur.
Vendimet e Plenumit të 10-të duhet të ndryshojnë vetë jetën e brendshme të Partisë. Ajo duhet t'u përgjigjet nivelit dhe kërkesave aktuale. Partia udhëheq efektivisht atëherë kur vija e saj hyn në botën e masave, përvetësohet prej tyre. Ajo nuk mund të realizojë këtë mision të saj as me urdhëra, as me vendime, por duke bërë për vete popullin me shembullin e komunistëve.
Plenumi i 9-të - vazhdoi më poshtë shoku Ramiz, - orientoi që mbledhjet e Partisë të bëhen të hapura. Kjo nuk është një çështje procedure, një gjë është që të bëhet me punën organizative, sepse ka të bëjë me thelbin e punës së Partisë. Duke i zhvilluar të hapura mbledhjet e tyre organizatat vihen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të popullit. Kështu nuk ka më nevojë për fushatë dhënjeje llogari të komunisteve, sepse ato do të jenë vazhdimisht në proces llogaridhënieje.
Aktualisht, - theksoi ai, - disa forma tradicionale të punës së Partisë janë zhvlerësuar dhe duhen zëvendësuar me forma të reja. Arsimi në Parti që drejton sektori i edukimit nuk mund të zhvillohet më me programe skematike. Format e edukimit duhet t'i japin mundësi njeriut që të mendojë me kokën e vet, jo vetëm të mirëatojë. Sigurisht në Parti ka disiplinë, ka vendime, të cilat, po u morën, duhen zbatuar patjetër. Por, deri sa të arrihet të vendimet zbatuar mundësira që komunistët të kontrollojnë zbulojnë si njerëz me mendje kritikuese.
Të marrim një çështje tjetër, - tha ai, - ato të pranimeve në Parti. Besoj se edhe ju, si në rrethe të tjera, për këtë problem keni bërë studime e plane, ku paracaktohen raporte e përqindje, ndonjëherë edhe emrat e kandidatëve. Kjo mund ta pengojë organizatën bazë të ndjekë jetën. Përqindjet e përpjestimet duhen, por ato janë për Partinë në tërësi. Organizata-bazë nuk pranon numra, as raporte, as përqindje, as pa për të rregulluar gjeografinë, por për të shëndoshur përbërjen e saj.
Themelore për Partinë, - vuri në dukje shoku Ramiz, - S'ka socializëm pa veprimtarinë e njerëzve, pa demokraci, domethënë pa pushtet të popullit. Thuhet, nganjëherë që vija e masave realizohet nëpërmjet Partisë. Kjo qëndron. Por Plenumi i 10-të, siç kërkoi forcimin e rolit udhëheqës të Partisë, kërkoi edhe rritjen e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të popullit në punët e pushtetit.
Demokratizimi i jetës së Partisë dhe të pushtetit nuk është çështje e lehtë. Këtu mpleksen faktorë të ndryshëm shoqërorë, kulturorë, të traditës etj. Të veprosh në rrugë demokratike do të thotë të kesh etikën e debatit e të dialogut, të dëgjosh mendimet e tjerëve dhe tjetri të të respektojë mendimin e tij, të diskutosh me argumente, jo të imponohesh me postin dhe detyrën. Demokracia e popullit është arma më e efektshme në luftën kundër burokratizmit, që nuk është fenomen kalimtar, por një sëmundje nga më të rrezikshmet për socializmin.
Burokratizëm dhe formalizëm ka edhe në punën e Partisë, veçanërisht të aparateve të saj. Unë nuk jam për atë që të vendoset me norma sa për qind e aparateve mund të shkurtohen, por vend për lehtësimin e tyre ka. Aparatet, të Partisë e të pushtetit janë në funksion të organeve të zgjedhura. Por në praktikë ato kanë pushtet më shumë se ç'u takon. Raporti i tyre me forumet duhet të ndryshojë. Kjo shton detyrën e rritjes së rolit të të zgjedhurve, gjë që do të thotë se duhet të zgjidhen më të aftët, njerëz që u dalin zot kompetencave që u takojnë.
Nëqoftëse flasim për rritje të rolit të Partisë, - tha ai, - kjo nënkupton edhe rritjen e rolit të organizatave të masave. Ato duhet të jenë më të lidhshme në veprimtarinë e tyre dhe vetë organizatat e Partisë duhet të heqin dorë nga prirjet për tutelë ndaj tyre.
Në frymën e Plenumit të 10-të - porosit ai - çdo punonjës, çdo qendër pune duhet të përcaktojë ç'do të ndryshojë nga vetja. Në këtë kontekst, edhe ç'do duhet të çlirohet nga skemat dhe format e vjetëruara të punës propagandistike, të ngrejë nivelin në lartësinë e kërkesave kulturore të popullit.
Në fund shoku Ramiz i përgëzoi punonjësit e Kolonjës për sukseset dhe i uroi për suksese të reja.
Dialogje dhe refleksione
Takimet e shokut Ramiz me kolonjarët në kooperativën e Selenicës, me kuadrot kryesorë të rrethit që u bë në Ersekë apo ato në Leskovik, patën edhe sot, përveç asaj ngrohtësie shoqërore, edhe diçka tjetër të përbashkët. Si janë kuptuar vendimet e Plenumit të 10-të? Si po zbatohen ato? Ishte ky një motiv që i nxinte njerëzit ta informonin shokun Ramiz me detaje konkrete, ashtu sikurse edhe ai kërkonte të dinte pikërisht atë që ka ndryshuar tani pas Plenumit të 10-të, në mendësinë e njerëzve, të komunistëve e të kuadrove, por edhe në praktikat e punës.
Mbresa
Fakti është se kudo, edhe këtu në Kolonjë, kur i takon, njerëzit të thonë se pas Plenumit vëren një pamje tjetër, një mobilizim edhe më të madh. Kjo duket edhe në gjendjen e gëzuar shpirtërore të njerëzve. Por shoku Ramiz në takimin e Ersekës këmbënguli të mësimin e ndryshime konkrete ka në organizatën e Partisë, në mendësinë e sekretarit të organizatës-bazë apo të sekretarit të komitetit të Partisë etj. Në dialogun që zhvillohet midis udhëheqësit dhe Gjergji Milos për këto probleme, e ndjen se për t'u përgjigjur sa më shpejt e sa më mirë plenumit, kërkohet një shikim më i gjerë, larg koncepteve të ngushta të deritanishme. Sepse, siç u tha në takim, kuptimi i Plenumit të 10-të nuk është një lexim i thjeshtë. Të flasësh, p.sh., për rolin udhëheqës të Partisë, këtë nuk mund ta bësh vetëm duke shpjeguar ato leksione që mund të kesh marrë në Shkollën e Partisë. Sepse ato ta-
(Vijon në faqen 2)
Komisionet e përhershme përgatiten për sesionin e afërt të Kuvendit Popullor
Në vazhdim të përgatitjeve për sesionin e ardhshëm të Kuvendit Popullor, dje në Tiranë u mbodhën komisionet e përhershme të Punëve të Jashtme e të Tregtisë.
Në Komisionin e Punëve të Jashtme, u diskutua me frymë ballafaqimi për projektet që do t'i paraqiten sesionit të afërt të Kuvendit Popullor, si ai «Për marrëveshjet», «Për çështjet e tarifave», «Për disa ndryshime në ligjin për barazimin e zbatimin e buxhetit të shtetit», «Për Bankën e Shtetit», «Për bankën bujqësore», etj. Kryetari i komisionit, deputeti Foto Çami, tha se të gjitha këto projektligje të tjera janë të një rëndësie të madhe për forcimin e ekonomisë dhe demokratizimin e marrëdhënieve të jetës së vendit. Zbatimi i tyre do t'i japë një shtytje të mëtejshme zgjidhjes së problemeve që nxjerr zhvillimi i vendit etj. Deputetët që kishin marrë edhe mendimin e punonjësve në kolektivat ku punojnë, si dhe të zgjedhësve, bënë në fillim pyetje dhe kërkuan sqarime për probleme të veçanta të zhvillimit ekonomik me llogari më të mirë, për përgjegjësinë e dikastereve e të komiteteve ekzekutive të KP të rretheve etj., duke u ndalur në përsosjen e mekanizmit ekonomik, në levrave të tij, zgjerimin e kompetencave të ndërmarrjeve, vetëfinancimin e tyre, për riprodhimin e zgjeruar në zbatim të vendimeve të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia. Ata diskutuan në mënyrë të veçantë për projektligjin «Për ndërmarrjet», duke e parë të lidhur ngushtë me rritjen e prodhimit, ngritjen e mirëqenies së popullit etj.
Deputetja e rrethit të Tiranës, Nexhmije Hoxha, foli për zgjerimin e kompetencave, gjë që u jep ndërmarrjeve më tepër iniciativë e pavarësi për të shtuar veprimtarinë e rritur prodhimin. Deputeti i rrethit të Fierit, Shefqet Peçi, kërkoi që në rastet kur përgjegjësia e dikastereve nuk varet nga ndërmarrja nuk duhet të vonohen detyrat për arsye objektive. Deputeti i rrethit të Shkodrës, Bilal Parruca, propozoi që këshilli të
(Vijon në faqen 2)
Themelore për Partinë është që vija e saj të jetë vijë e masave. S'ka socializëm pa vetëveprim të njerëzve, pa demokraci, domethënë pa pushtet të popullit.