LAJMERIM
Sot, më datën 27. 7. 1993 ora 18.00 zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste dhe e Grupit të saj Parlamentar.
DREJTËSIA NËN KËMBËT E SHTETIT BALLISTO – FASHIST
Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi nën presionin paralako - policor dërgon në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit të Kryetarit të Partisë Socialiste, deputetit FATOS NANO. Akuza e Blerimit nis për korrupsion të madh, për zarfë nën dorë, ndërsa kërkesa e prokurorit kalandisi në parregullsi në metodologjinë e Këshillit të Ministrave.
Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi nën presionin paralako - policor dërgon në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit të Kryetarit të Partisë Socialiste, deputetit FATOS NANO.
Akuza e Blerimit nis për korrupsion të madh, për zarfë nën dorë, ndërsa kërkesa e prokurorit kalandisi në parregullsi në metodologjinë e Këshillit të Ministrave.
THIRRJE E KRYESISË SË PARTISË SOCIALISTE PËR MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME TË KOMITETIT TË PËRGJITHSHËM DREJTUES TË PARTISË DHE E GRUPIT PARLAMENTAR PËR TË SHQYRTUAR SITUATËN E KRIJUAR QË KËRCËNON GJITHÇKA NË SHQIPËRI:
DREJTËSINË, LIRINË DHE DEMOKRACINË SHTETIN L.I-GJOR, JETËN DHE PUNËN E QETË TË POPULLIT, UNI-TETIN KOMBËTAR AQ TË NEVOJSHËM NË DITËT TONA
SALI BERISHA - vëzhgon i qetë nga vilat bregdetare të Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut se si po shkatërrohet shteti i së drejtës, demokracia. Ai do të përgjigjet para kombit dhe popullit për instalimin e shtetit ballisto - fashist në Shqipëri.
BERISHA krijon alibinë e tij të zakonshme: «Skam qenë, nuk jam, s’është puna ime». Alibinë e tij e dekonspirojnë veprimet dhe kërcënimet e të deleguarit Zef Brozi mbi kolegët e tij juristë: Njëri dha dorëheqjen, njëri u shua në psikiatri. Kush firmosi?
Eduart Selami-kodja butaforike e Enver Hoxhës, bën presion të hapur mbi organet e drejtësisë dhe kërcënon me burg gjithë kundërshtarët e tij politik.
Presion i gjithanshëm dhe kërcënime me burg të juristëve që nuk pranuan të nënshkruajnë ndjekjen penale të FATOS NANOS. Këtë akt antinligjor e nënshkroi vetëm hetuesi Mar-Eng-Len Krapi. Le la këtë të qartë se nuk mund të shlyej veprat antinligjore që ka kryer nën diktaturë me shkelje antinligjore në demokraturë.
Alush Dragoshi, për të marrë një shtëpi në bllokun «Meksi - Arbnori» nënshkruan jo vetëm një akt të turpshëm por edhe shumë të rrezikshëm për fatet e vendit. Për këtë do të përgjigjet shumë shpejt.
ÇDO PËRPJEKJE E BALLISTO - FASHISTËVE KUNDER PS-së DO TË DËSHTOJË.