16/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 maj 1993

MILIONA DOLLARË GRURË TË «HUMBUR»

Ku kanë vajtur ndihmat që na jep bota? Edhe njëherë rreth problemit të ndihmave Para disa muajve dhe pikërisht në 2 dhjetor 1992 gazeta «Zëri i popullit» ka botuar shkrimin me titull «Kanë humbur 30.000 tonë grurë, apo...? Enigmë!» Për të ndihmuar lexuesin si dhe kujtesën e qeveritarëve ta- ne po e botojmë edhe një herë këtë shkrim: Kanë humbur 30.000 tonë grurë apo...? Enigmë! Gruri ka ardhur në Durrës... Në bazë të marrëveshjeve të lidhura nga qeveria shqiptare të vitit 1991, Komuniteti Evropian ka marrë përsipër furnizimin me grurë si ndihma ushqimore për popullin shqiptar. Gjatë vitit 1992 ky furnizim ka qenë normal dhe është fakt që bota dhe në veçanti Komuniteti Evropian po na mbajnë me bukë. Nga dokumentacioni që disponohet pranë Portit Detar Durrës, dhe i kyqyr nga ana jonë rezulton se për periudhën janar 1992-gusht 1992 janë përpunuar, pra janë shkarkuar në Portin Detar 22 anije në rreth 235.947 ton grurë. Por si shpërndahet gruri? Porti Detar është pritësi dhe përpunuesi i parë i mallit, pra i grurit. Pritësi i dytë, për llogari të cilit bëhet transportimi i grurit në të gjitha rrethet e Republikës është NFI Ushqimore. Nënvizojmë se shpërndarjen e grurit, sipas planit të ardhur nga qeveria në rrethe e bëjnë automjetet e Operacionit «Peli-» rrethore, me mjetet private etj. Ku fillojnë «humbjet» e para të grurit... Nga hyrja e dokumentacionit rezulton, ndërsa nga Porti Detar Durrës janë shkarkuar 235.947 tonë grurë e që janë për llogari të NFIU po në Durrës, në këtë të fundit janë bërë hyrje vetëm 226.600 ton. Pra, diferenca minus këtij tonazhi ndërmjet 9.347 tonë nuk është e vogël, por afro 9340 tonë grurë. Çfarë ka ndodhur vallë? Ku «humbi» kjo sasi gruri? Vazhdojnë më tej humbjet... Thamë se gruri i ardhur nga Komuniteti Europian si ndihmë ushqimore për popullin shqiptar, në bazë të planit të ardhur nga qeveria dhe dikasteri përkatës shpërndahet në të gjitha rrethet. Por dokumentacionet e fletë-hyrjet që administrojnë grurin e shpërndarë në të gjitha rrethet, përsëri tregojnë për diferenca dhe këtë herë më të mëdha. Dhe po i llogaritësh në total rezulton se këto diferenca deri në muajin gusht kapin shifrën 20.393 ton grurë. Pra në pak. Kështu të paktën «flasin» dokumentat e kontrolluara nga organet përkatëse të specializuara. A ka dijeni qeveria për këto humbje... Ma do mendja se po. Përderisa në Portin Detar, në NIU flitet hapur për këto «humbje» se janë kryer dhe kontrolle e ballafaqime, se janë kërkuar edhe shpjegime, por ka veç ngritje e supe­s, habi etj. Nuk nxirret përgjegjësia tamam si për malin e falur, por është ky mall që bota na e ka llogaritur të mbajë gjallë dhe të mos «humbasë» pa nam e nishan. Thuhet se një relacion i veçantë që pasqyron këto «humbje» diku fle në një kasafortë... A duhet të dalë në dritë ai? Sa kushton kjo «humbje» gruri... Jo pak. Po të llogaritet në çmimin e sotëm të shitjes janë disa dhjetëra milionë lekë të cilët s'është vështirë që ekonomistët t'i kthejnë edhe në dollarë. Këtë llogaritje sa saktë Neve na vjen më kollaj të bëjmë një llogari tjetër. Diferenca prej afro 30.000 ton grurë është e barabartë me plotësimin e nevojave për bukë për një vit të qytetëve Durrës dhe Shkodër, ose në vleftë me humbjet e shkaktuara nga përmbytjet e disa rrethe të veriut të Shqipërisë. Firo, humbje apo... Me kaq pak mundësi sa na lejohet, apo sa mundemi të merremi me problemin e mësipërm (ruajtjen me dokumentacion të per­opozita) është e vështirë të nxjerrim një konkluzion të prerë. Nuk duam as të flasim e shkruajmë badjava për sensacion, siç është shkruajtur e vazhdon të shkruhet nga disa gazeta. Qëllimi ynë është të mos etiketojmë asgjë, e asnjëri, por të vëmë vetëm në dukje se 30.000 tonë grurë nuk kanë vajtur tek populli. Është detyrë e qeverisë dhe e organeve të saj, e organeve të drejtësisë, jo të mbyllin synin por të vënë emrin e vërtetë kësaj mungese, të konsiderueshme humbje, firo, vjedhje apo korrupsion qoftë.

NORMALIZIMI I JETËS POLITIKE KUSHT THEME­LOR PËR ZHVILLIMIN E DEMOKRACISË

- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Namik Dokle, takohet me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Zotin Martinez - Më datën 13 Maj 1993, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Namik Dokle, që mori pjesë në mbledhjen e radhës të sesionit të 44-të të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkoi një takim me kryetarin e kësaj Asambleje, Zotin Miguel Martinez. «Më falni i respektuar kryetar, - i tha Namik Dokle, - që po ju marr pak kohë nga puna juaj shumë e çmuar në drejtimin e Asamblesë. Por e kërkova këtë takim me ju për t'u shprehur shqetësimin për disa ngjarje të kohëve të fundit në Shqipëri, të cilat kanë reflektuar edhe në parlamentin tonë. Partia Socialiste ka kritikuar ashpër mënyrën e qeverisjes dhe drejtimin e punës në parlament dhe, është për këtë arsye që kundër saj është ndërmarrë një sulm i paprinciptë. Kohët e fundit, kryetari i saj, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë argument u akuzua në parlament për gjëra korruptive në vazhdën e sulmeve që bëhen kundër të majtës në Europë.» Për më keq, deputetit Napo për një javë nuk ju dha as fjala në parlament për të mbrojtur veten dhe Partinë Socialiste. Më së fundi, në një delegacion të Kuvendit Popullor që do të vizitojë Parlamentin Evropian, nga grupi ynë është caktuar edhe deputeti Nano. Por Kryesia e Kuvendit Popullor nuk e lejoi atë të vijë në Strasburg, duke nxjerrë pretekste aspak serioze. Për këto probleme në ju kemi shkruar edhe një letër, të cilën po ua dërgoj. - Po presidenti Berisha ka dijeni? - pyeti zoti Martinez. - Po, madje edhe atij i jemi drejtuar me një letër, një kopje të së cilës po të dëshiroi ua vëmë në dispozicion. Ne e kemi publikuar në shtyp, Kryetari i Kryesisë së Parlamentit, zoti Arbnori, me të cilin kemi ardhur bashkë në këtë mbledhje, përpiqet të normalizojë jetën parlamentare, por nuk e lejojnë grupet e djathta ekstreme, të cilat kërkojnë me çdo kusht revansh ndaj së majtës gjë që e rëndon situatën politike në vend. Zoti Martinez, pasi mori materialet, tha që do t'i studiojë ato me vëmendje të veçantë dhe do të mbajë qëndrimin përkatës. Pastaj, shumë shkurt, u shkëmbyen opinionet edhe për fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Spanjë. Takimi u zhvillua në frymë miqësore e të ngrohtë.

Vallë a ka qeveri në Shqipëri?

Në prag të vizitës së kryeministrit MEKSI në Greqi «Këtu në Athinë Shqipëria ka një ambasador. Atje në Tiranë ka një qeveri e një President, që nuk e di, e çajnë apo nuk e çajnë kokën për vuajtjet e emigrantëve për të gjitha ato nëna që vajtojnë fëmijët.» Zemrën e kam gjak të plagosur si shumë shqiptarë të tjerë e nuk mund të rri pa ju shkruar. Ç'po ndodh me shqiptarët këtu? Të braktisur në Shqipëri, dyfish të braktisur edhe në emigracion. S'ka ditë që televizioni grek të mos japë lajme dëshpëruese dhe të dhimbshme që kanë të bëjnë me ... I ktheu në Kakavijë. Edhe këtë e dha të filmuar televizioni grek. Të drejtat e shqiptarëve, për të cilat foli parlamenti duke miratuar edhe një ligj në letër, të drejtat e refugjatëve shqiptarë, për të cilat foli në telefon edhe presidenti Berisha me zotin Micotaqis, kanë mbetur në mes të katër ...

Çfarë jehone pati ky shkrim? OSE qeveritorët tanë «memecë»

Ndonëse shkrimi trajton një shqetësim apo fakt mjaft serioz dhe u drejtohet kryesisht qeveritarëve dhe organeve të kontrollit e të drejtësisë reagimi ndaj këtij shkrimi të Z.P. mungoi. Të paktën nuk pati asnjë kundërshtim apo prononcim të hapur. Edhe zhvendosja e qeverisë së RD-së apo gazetat e tjera, siç e kanë zakon që «analizojnë» çdo shkrim të ZP nuk u ndjenë fare, a thua se bëhej fjalë për humbjen e 30 korra vezëve. Është e qartë se ky shkrim i ZP u lexua, madje një qeveritar normal qoftë z. Meksi apo z. President duhet t’u ketë tërhequr vëmendjen si gazetarëve se duhet verifikuar ky fakt... por, me përjashtim të një komentatori, të TV, i cili u shqetësua për shkrimin sepse... sipas tij ja ka marrë vesh bota që në i humbasim ndihmat, prandaj s’është mirë që ZP boton lajme të tilla!, asgjë tjetër nuk u tha të paktën hapur. Megjithatë, siç u tha nga dega e Policisë financiare Durrës e cila kishte konstatuar e sinjalizuar e para për humbjen e 30.000 tonëve grurë me urdhër të instancave më të larta, veçse në heshtje, një ekip i kontrollit të shtetit verifikoi edhe një herë atë ç’ka kishte gjetur e zbuluar, Dega e policisë financiare Durrës dhe në përfundim çdo gjë doli ashtu siç thuhej në relacionin përfundimtar për ... [Kolona vijon] ... të ... [Kolona në vazhdim] ... mbarë që kjo degë u kishte dërguar për dijeni ministrit të bujqësisë, të financave dhe më lart. Pra, ndonëse u vërtetua edhe një herë humbja e mbi 30.000 tonëve grurë e 60 milion dollarë të tjera ndihma siç pohon vetë z. Ruli në parlament, z. Blerim Cela i cili siç thuhet edhe pse ka dijeni, deri tani nuk është ndërsyer i gjallë të zbulojë ku venë ndihmat që na jep bota, kush i merr këto miliona dollarë, cili është emri i vërtetë i këtyre mungesave? Humbje? Firo? Vjedhje apo korrupsion? Gjeje ose kapi z. Blerim. Kjo është detyra juaj z. Vër rregull në shtëpinë tënde më përpara, atë që të bëjnë mu para syve, pastaj shiko shtëpinë e botës. Merru me punë të dobishme, me ato fakte që janë të sakta, dhe jo me hipoteza e imagjinata zbuluo edhe arin që ka fshier PP gjatë 50 vjetëve, për gjej edhe ... ton ar të vitit ’92. Populli të ka dhënë votën t’i shërbesh atij dhe demokracisë me drejtësi, dhe jo për të lejuar vjedhjet e Ber­nësit e për të stisur akuza për kundërshtarët politikë të PD. Zotërinj qeveritarë të PD! Nuk duam të etiketo­jmë apo akuzojmë kërkend sot, por se nesër... Sot, mund të themi vetëm se jeni të paaftë për të drejtuar shtetin SPARTAK BRAHO

Ku shkuan ndihmat për të përballuar përmbytjen?

Ndër ato fshatra që u përmbytën në rrethin e Shkodrës nga reshjet e rëna të muajit nëntor të vitit të kaluar ishin edhe disa në zonën e Gurit të Zi, që shtrihen përgjatë lumit Drin. Dhe për të për të ndihmuar sadopak në përballimin e këtyre vështirësive u ngritën edhe komisione të posaçme nga qendra në bazë, që u vendosën edhe shpërndarjen e disa ndihmave financiare për çdo rreth që ishte prekur nga përmbytja. Për Gurit e Zi, sipas informacioneve që kemi mundur të marrim, del se u akorduan ato 5 milionë e gjysmë lekë nga keshilli i rrethit. Çuditërisht, sot pas 7 muajsh, marrim vesh se këto dikur ishin vetëm letra para! Pra para që duhesh të jepeshin për të përballuar përmbytjen ... Këtë mënyrë, kush i ka vonuar kaq kohë këto para, apo mos vallë dikush i ka përdorur deri tani për të kryer nevojat e ndryshme?! Kjo duhet sqaruar menjëherë nga komisioni pranë këshillit të rrethit të Shkodrës. Por disa banorë të kësaj zone duke harruar shqetësimin që këto para po u shpërndahen vonë, tani shqetësohen edhe për faktin tjetër, që përfitojnë edhe ata që nuk janë dëmtuar nga përmbytjet! Mësojmë se për këtë problem u bë një debat në mbledhjen e fundit të komunës të kësaj zone, por me shumë vështirësi këshilltarëve të PD-së, është vendosur që të mos konstatohet lista e atyre që kanë përfituar përfitojnë nga këto... (Vijon në faqen 4)

Operacion policor në mes të Tiranës

Dje në orën njëmbëdhjetë e tridhjetë e pesë minuta policia e Tiranës kreu një operacion kontrolli përballë Bankës Kombëtare. Me dhjetëra policë me uniformë e civile të pajisur me shkopinj gome rrethuan territorin e pishave dhe rrugën para teatrit të kukullave. Duke ngushtuar rrethin, policët nuk lejonin të dilte prej tij asnjë nga personat që kalonin rastësisht apo kandidatët privatë që kryenin aty veprimtarinë e tyre. Kushdo që kundërshtonte policia përfundonte në makinat e saj. Në fillim nuk ishte e qartë se përse bëhej ky operacion i policisë: për arrestimin e një ..., apo për lirimin e kambistëve. Policia futul në makinat e tyre ... me çanta, me kamionë. Pak më vonë policët hynë në kafene e vogël në krah të majtë të godinës së teatrit të kukullave. Atje ata i kontrolluan të pranishmit për ... Njërit që pi pinin ndonjë kafe apo konjak në këmbë ngrinin duart përpjetë dhe i nënshtronin kontrollit. Nga vëzhgimi ynë në vend nuk vumë re të kapen asnjë armë te të pranishmit e kontrolluar. Nga kafja policia nxirrte njëri tjetrin me çanta në duar, me sa duket edhe këta kambistë. Këtur makinat «Forda» të policisë u rreshtuan dhe një mikrobus «Fiați» i policisë financiare u mbushën me njerëz që u çuan menjëherë nëpër rajonet e policisë të kryeqytetit. Sipas llo... (Vijon në faqen 4)

Një bisedë me vlerë në Televizion

– Nuk kuptova pse ishte ftuar Rayersoni – Televizioni ynë dha pardje mbrëma një emision lidhur me problemet e emigracionit. I pranishëm organizatorët dhe drejtuesit e këtij emisioni, për angazhimin serioz që kishin marrë përsipër. Ishte një auditor me përfaqësues diplomatikë nga OKB dhe organizma evropiane që merren me problemet e emigrimit dhe me po aq ambasadorë me autoritet, si zoti Vollers dhe Foresti. Kështu edhe interesi i telespektuesve ishte i madh për të marrë nëpërmjet këtij emisioni përgjigje për mjaft shqetësime të natyrshme që janë në këtë fushë. Përgjithësisht them se u arrit qëllimi me një gjuhë me kulturë, me përmbajtje serioze (ku do të veçoja një përkthim shumë të ëmbël në 3 gjuhë të zonjës Tamara Agolli) dhe me një fund një drejtim të qetë e me kompetencë të gazetares Mimoza Marku. Kjo është njëra anë. Por unë s’e kuptoj nuk arrita të kuptoj përse në një emision të tillë ishte ftuar edhe amerikani Rayerson? Çfarë do të thoshte e çfarë na ... ... tha për emigracionin? Sepse nuk dimë as që të kemi miq shqiptarë që kanë emigruar në SHBA këto 2-3 vitet e fundit, por nuk dimë edhe që Rayersoni të ketë marrë ndonjë angazhim për të ardhmen. E vetmja gjë që tha formalisht e zgjatuta për bashkimin familjar dhe procedurat po aq të zgjatura për marrje vizash. Pastaj Rayersoni ndonjë gëlloi spektator, si unë në shtëpi, e dëgjote seriozisht e me dinjitet flisnin ambasadorët e të tjerë. Do të respektoja çdo bisedë të zotit Rayerson në Televizion, por kur nuk ka gjë për të thënë, nuk ka pse të pudurosë kot dhe dhomat e grimit të Televizionit. Përsa i takon ministrit Shehu, m’u duk i mjerë, sa që të dhimbsej. Ai e ka «kapacitetin» por më shumë më dhimbsej se do li krejt jashtë loje me atë që deklaronte një vit më parë, kur Evropa do të priste në gjirin e vet nga një shqiptar për familje (!) TELESPEKTUESI