Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 1.09.1995

Asgjë e re në qëndrimet e Berishës

Konferencë shtypi e PD-së në selinë e Presidencës Nuk ka vonuar shumë shfaqja më e fundit e “njëshit” të administratës shqiptare, zotit Sali Berisha para opinionit publik shqiptar. Ndryshe nga dy javë më parë - kur qe shfaqur në tribunën e Partisë Demokratike të Tiranës, përballë fansave të pakët që thërrisnin emrin e tij: zoti Berisha zgjodhi këtë herë selinë e Presidencës Shqiptare për të sulmuar për mëse 90 minuta sërisht socialistët, për të shpërhur arritjet e 100 ditëve të dyta, për të shpërhur sigurinë për fitore në 96-ën. Gjithshka qe thënë edhe më parë veçse aje u tha drejtpërdrejtë para gazetarëve nën ethet e krijuara nga kritikat e ashpra të opozitës, njerëzve të paangazhuar në politikë, apo më shumë se gjysmës së shqiptarëve të pakënaqur nga niveli aktual i jetesës. Lexoni në faqen 3
Sali Berisha Tiranë Shqiptare

Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi në Athinë

- Dje filluan në Athinë, bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve të kryesuar nga ministrat e Jashtëm të të dy vendeve. Ndërsa Serreqi do të pritet nga Presidenti i Republikës Greke Stefanopullos. Në qender të bisedimeve të djeshme ishte bilanci i marrëdhënieve dypalëshe pas takimit të parë të Komisionit të Përbashkët shqiparo-grek mbajtur në Athinë, qe u pasua nga mbledhjet e nënkomisioneve të përbashkëta, në kryeqytetet e të dy vendeve, për aspekte fusha të ndryshme të bashkëpunimit, e deri në takimin e dytë të Komisionit që i zhvilloi punimet kohët e fundit në Tiranë. Një temë tjetër e bisedimeve ishte bashkëpunimi midis të dy vendeve në planin shumëpalësh, për integrimin më tej të Shqipërisë në Bashkësinë Evropiane, në forumet dhe organizmat ndërkombëtare. Burime të delegacionit shqiptar, bënë të ditur se bisedimet me palën greke do të vazhdojnë edhe sot, kur pritet të nënshkruhet marrëveshja e punësimit Sezonal midis dy vendeve. Sipas këtyre burimeve, ministri Serreqi do të pritet sot në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Greke, Stefanopullos, nga kryetari i Parlamentit, si dhe nga lideri i “Demokracia e Re”, Evert. Gjithashtu, në programin e vizitës së ministrit të Jashtëm shqiptar, janë paraparë takime të tij me përfaqësues të qarqeve dhe të shqiptarëve qe aktualisht jetojnë dhe punojnë në Greqi, si dhe aktivitete të tjera protokollare. Në përfundim të vizitës, ministrat Alfred Serreqi dhe Karolos Papulias, do të japin nje konferencë të përbashkët shtypi.
Evert Karolos Papulias Ion Braçe Athinë Tiranë Shqipëri Greqi

Shënojmë: Ndaj Fatos Nanos është bërë një krim

-Në Demokraci krimi nuk mund të fshihet- I pari që e pësoi ishte gjyqtari Bendo. Tani u erdhi radha edhe prokurorëve Qeleshi e Gjokutaj. I pari ishte kryetar i trupit gjykues që drejtoi procesin anti Nano, kurse nënkryetar i dosjes gjyqësore me emrin e kryetarit të Partisë Socialiste. Dy të tjerët, prokurorë dhe zëvendës, ishin ata që në rolin e përfaqësuesit të shtetit iniciuan akuzën ndaj Nanos. Të gjithë e mbajnë mend: çdo gjë filloi me një montazh të sajuar në kulisat e pushtetit dhe të deklaruar në Parlament nga Berisha. Fushata u pasua nga sulmet e paskrupullta ndaj F. Nanos në gazetën “RD” të Partisë në pushtet. Më pas erdhi heqja e papriturshme e imunitetit të kryetarit të PS-së, deputetit të popullit të zgjedhur direkt prej tij, pastaj arrestimi blic, dënimi e rekrutimi këmbëngulës deri në absurditet. Kështu kanë kaluar me se dy vjet. Ndaj Fatos Nanos, është bërë tre vjet më parë një krim. Autorët që e fabrikuan të ashtuquajturën “Çështja Nano” i mbajnë akoma karrierat e tyre. Ata sot po guxasin ndihmësit e tyre në këtë krim, ata të fshehurit që s’bënë para ca kohësh me Bendon dhe që vepruan këto ditë me Qeleshin e Gjokutajn. Ekzekutorët e krimit ndaj F. Nanos nxirren kështu nga skena dhe mund të rregullohen në punë që duken si të qeta. Por këta gjyqtarë e prokurorë që vënë nderin e tyre në këmbë të pushtetit ngjajnë si në atë gjel-kokosh të lagur. Në kuptimin moral ata kanë vdekur si njerëz e si juristë. Ata janë vetëm firma në bordere, pra nuk janë më heronj siç kujtuan se u bënë duke fabrikuar me firmat e tyre “Dosjen Nano”. Të gjithë ata që u përlyen në krimin ndaj Nanos, duke goditur figurën e kryetarit të PS-së, morën në trupin e tyre plagë të rënda të pariparueshme. Këto plagë e kanë emrin pandershmëri. Këto plagë u dhëmbin sot. Duke hequr nga skena figura të konsumuara, si vepruan me prokurorët e “Çështjes Nano” ditët e fundit ata kujtojnë se mund të krijojnë një alibi të re që do t’i nxjerrë me duar të pastra. Kësaj nuk do t’ja arrinë dot.
Fatos Nano Bendo Qeleshi Gjokutaj Sali Berisha

Investimet e huaja i pengon titulli i gazetës

Sali Berisha: “Investimet në Shqipëri i ka penguar praktika 50-vjeçare që Ju me gazetën tuj vazhdoni ta mbroni sot e kësaj dite. Do të bënit shumë mirë për investimet të rrishifnit titullin e gazetës, emrin e gazetës. Se nuk do t’i trembte shumë investitorët e huaj. Nuk ka dyshim se kanë penguar dhe pengojnë edhe faktorë të tjerë. Por mos harrojmë...”
Sali Berisha Shqipëri

Faqe3 es 24/1, ozitës ha: “Ju besoni se dërkohë Berisha këtij ligji është i shtetërore i. Ndërsa kujdo i undit kritikës të gogët e Fakultetit pe 24/1. Ballpër- zoti Berisha. vlerëson dot e Europës, rlamentar, rnational. vlerësimeve. Ju ehuset. Ka in- stitucione jozyr- tërore... ndër- cione të pavarur- jen në një thes. pseudonve nga të sh sa më shpe- h kështu lidhur simin e tij ndaj ërsre? Dukej se ar dhe Amnes- gnizmat pres- ur dhe cilësuar Nanos i burgo- ruan zotin Ber- min e tij as për eropës. Berisha shumë. Ai që nte në çdo rast ë mëdhë për ë Drejtave të ht. Mbase është- ron shqiptarin n. Veçse zoti irë qe nga ’91 ION BRAÇE
Sali Berisha Nano Ion Braçe Europë