Sali Berisha kapet pas mjekrrës së Karl Marksit
Kryesore për socialistët shqiptarë, është prirja e tyre e vazhdueshme socialdemokrate. Është Fatos Nano ai që e ka formuluar me kohë këtë qëndrim të përparuar demokratik. Ai ka deklaruar devizën e tij politike shumë moderne “As me komunizëm, as me antikomunizëm”.
Faqe 2
Servet Pëllumbi deklaron:
“Lidhur me zhurmën e shtypit dhe të mjeteve të komunikimit masiv për të ashtuquajturën “fshirje” të filozofisë së Marksit, që përmendet në hyrje të programit të PS, krahas drejtimeve të tilla si filozofia iluministe, humaniste etj., u drejtova zëvendëssekretarit të PS dr. Servet Pëllumbi, i cili deklaroi për “Zërin e Popullit”:
Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PS. Prandaj, ajo, që thuhet si e vërtetë, është një ëndërr Berishës dhe easalin-jve të tjerë që e kanë parë bashkërisht në ndonjë vizë. Por ëndrra mbetet një ëndërr edhe kur shikohet me sy hapur.
Fati i PS, nuk vendoset as në kabinetin e Berishës dhe as në audienca, në të cilat nuk harrohet të mbahet edhe protokolli. Aq më pak mund ta përcaktojnë fatin e saj lojrat e shtypit dhe të RTV shtetëror.”
Vetmi
Partia Demokratike nuk ka asnjë aleat midis forcave politike
Sot në gazetën tonë botohet një deklaratë e përbashkët e të gjithë forcave politike të Gjirokastrës të cilat denoncojnë rreptë krimin e organizuar në këtë zonë delikate të Shqipërisë së Jugut.Këto ditë po në “Zëri” është botuar një peticion i këshilltarëve të të gjitha forcave politike të rrethit të Fierit që kërkojnë lirimin e Fatos Nanos.Parlamente vonë në redaksi na erdhi kërkesa e disa partive kryesore opozitare shqiptare që denonconin dhunën policore të ushtruar ndaj Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit dhe stafit të tij.Dje këti grupi iu shtua edhe përfaqësuesi i forcave që grupohen në Lidhjen e Djathtë.
Përse flasin të gjitha këto fakte?Ato shprehin një të vërtetë të madhe: që në mënyrë të natyrshme,pa u ndjerë, por me logjikën e jetës dhe të nevojës për mirëkuptim dhe dialog,të gjithë shqiptarët,në mënyrë të veçantë të gjitha forcat politike, janë të interesuara për t’u marrë vesh.Dhe e gjejnë rrugën drejt këtij qëllimi fisnik.Këtë e kërkon situata në vend,këtë e kërkon kapërcimi me sa më pak dhimbje i vështirësive që sjell tranzicioni.Kjo tregon se potencialet demokratike janë në anën e opozitës,sepse demokracia e do të në radhë të parë të merresh vesh.
E vetmja forcë politike që është e përjashtuar nga kjo frymë mirëkuptimi,tolerance dhe dialogu të domosdoshëm është Partia Demokratike.Kjo është një situatë paradoksale në vështrimin e përciptë.Por është në logjikën e jetës,është në logjikën e pluralizmit dhe ligjeve që të imponon ai, që PD-ja të ndodhet sot në ditët e vetmisë së madhe.Ajo nuk gjen asnjë aleat në spektrin politik shqiptar.Të gjithë e kundërshtojnë,të gjithë i janë bërë armiq,tek të gjithë intrigon,nga të gjithë pret prita.Pra është ajo njërzore për këtë situatë që është krijuar në jetën politike shqiptare.
“Çfarë gjenet keqku me PD-në,me “partinë e shpresave të mëdha” që sot kërkon ta vërë në mest zotin Berisha për t’i rrëtuar moralin,sepse ai u ka rënë në fund të këmbëve?”, Partia Demokratike ishte një forcë antikomuniste,që nuk arriti dot të bëhej kurrë një parti e mirëfilltë politike me program,me statut,me elektorat, me pikësynime,me seriozitet. Ajo mbeti në duar klanësh, që sidomos pas 22 marsit kërkuan t’i nënshtrojnë brinjët Shqipërisë së varfër,si edhe ia numëruan, duke kënaqur që fituan një post,një tender,një ankan,ndonjë rrugë jashtë shtetit,një bursë.
Demokratët e vërtetë e lanë jo pa dhimbje Partinë Demokratike sepse ajo i zhgënjeu në ëndërrat e tyre për një jetë më të mirë, për një Shqipëri demokratike, ku me ligjet e demokracisë nuk luhet dhe nuk intrigohet. Ato janë të shenjta.
Ndërkohë që Partia Demokratike kërkon të shtrojë rradhë duke i kujtuar cilitdo disiplinën e kazermës dhe duke i kërkuar çdo njeriu të punësuar në shtet anëtarësimin në këtë parti,është krejt logjike dhe e domosdoshme që forcat e tjera politike të kërkojnë, brenda alternativave politike që përfaqësojnë, çfarë kanë të përbashkët, çfarë duhet të bëjnë për t’i kundërvënë shfaqjeve që cenojnë aspiratat demokratike që ata përfaqësojnë. Socialistët janë bashkëpunime të gjera, pa paragjykime,larg skemave që propozon Presidenti për loja koalicione që i shkojnë Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë tranzicioni.Shqipërisë një koalicion i vetëm i duhet:të vendosim demokracinë,të lulëzojë atdheu,të pasurojmë njerëzit dhe shpirtin e tyre.
Parlamenti në krizë
Socialistët dhe socialdemokratët kërkojnë Meksin për shpjegime para Parlamentit
Sulmi i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor ka transplantuar krizë dhe pasdite në Parlamentin Shqiptar. Edhe pse qe lajmëruar se Parlamenti do të niste punën dje në sezzonin e vjeshtës nuk ka ndodhur kështu. Gjithçka është mbyllur pa u hapur, kur afërs 10.00 dhe deputetët kanë lënë sallën, ambientet e brendshme të jashtmte të selisë së Parlamentit shqiptar. Për më shumë se dy orë kryesia e Parlamentit ka diskutuar për rendin e ditës se ç’ do t’i paraqej parlamentit për miratim. Dy orët e pasditës kanë pasur rreth dy orë e mbushura me mbledhje para dite. Dhe pas katër orë debatesh Parlamenti nuk ka mundur fare të hapet. Kriza u stimulua dukshëm nga ngjarja e fundit - konsideruar sulm ushtarak ndaj Gjykatës së Kasacionit - ndodhur të mërkurën në mëngjes në ambientet e brendshme të Gjykatës më të lartë të shqiptare.
Dje në të mëngjes të përfaqësuesit në Parlament të PSD e PS - anëtarë të një grupi të partive të opozitës - i kanë kërkuar kryesisë së Parlamentit hapjen e punimeve të Parlamentit me seancë urgjente të pyetjesh për kryeministrin Meksi lidhur me rrethimin policor të Kasacionit. Por asgjë nuk u arrit paradite dhe asgjë nuk u arrit pasdite. Socialistët e socialdemokratët nuk kanë lëvizur nga kërkesa e tyre e ndërkohë që demokratët e përfaqësuar nga S[h]pahia, Albnori e të tjerë nuk kanë lëvizur nga mendimi i tyre; asgjë nuk ka ndodhur në Kasacion, ata janë sigurisht aty. Rezultati tre me tre ka bllokuar gjithçka. Kështu Parlamenti e nisi sezonin me krizë. Krizë më të rëndë të tij. Por ç’do gjë do të nisin nesër kur në mesditë do të mblidhet kryesia dhe në orën 18.00 sërish thuhet se do të hapet Parlamenti. Do të hapet..!!
ERION BRAÇE
Vizitë historike në një moment kyç
Presidenti i Internacionales së Rinisë Socialiste z.Roger Hallhag sot në Tiranë
Sot mbërrin në Tiranë me ftesë të FRESSH-it Presidenti i Internacionales së Rinisë Socialiste z.Roger Hallhag.
Padyshim që lëvizja është një ngjarje historike për gjithë lëvizjen e majtë demokratike në Shqipëri dhe veçanërisht për FRESSH-in në veçanti. Pas vizitave të përjasonshme të delegacioneve të Rinisë Socialiste e Socialdemokrate të Evropës Perëndimore në vendin tonë Internacionales së Rinisë Socialiste vizita e sotme e zotit President Hallhag dëshmon se kurba e besimit politik që gëzon FRESSH-i te socialistët e rinj europianë është gjithnjë në ngjitje.
Rëndësia e kësaj vizite pune është e realisht shumplanëshe. Zoti President i IUSY, që njëmijë e një delegacione politike në Shqipëri, është në Tiranë në një kohë kur shqiptarët vetëm pak disa muajsh po i drejtohen kutive të votimit, në një kohë kur FRESSH-i nëpërmjet kryetarit të tij lëshon një SOS për bashkëmoshatarët e vet për t’u rikthyer në jetën politike shqiptare për të mbrojtur interesat jetësore tuajat nga injorimi i mëtejshëm pushtetar. Mesazhi i vizitës është i qartë: FRESSH-i përmban pjesën më të madhe të asaj gjenerate të mrekullueshme idealiste rinore që është plotësisht në gjendje ta rilindë kombin, që është në gjendje të mbrojë idealet e lëna trashëgim nga viti ’90, që është në gjendje të luftojë korrupsionin e “tipit shqiptar”. Vizita e Presidentit të IUSY bëhet vetëm katër ditë para zhvillimit të Kongresit të Internacionales së Rinisë Socialiste ku fati dhe domethënia e saj është e madhe. Duke u nisur nga marrëdhëniet aktuale që IUSY ka për FRESSH dhe sidomos nga besimi që kemi për suksesin e kësaj vizite të z.Hallhag në Shqipëri, kemi të drejtë të shpresojmë në delegacionin e FRESSH në këtë kongres të rëndësishëm do të sigurojë një përkrahje akoma më të madhe politike nga socialdemokracitë europiane, duke fituar atë qi takon realisht edhe në politikën ndërkombëtare. Kjo do të “ratifikojë” ndoshta, menjëherë pas Kongresit, të IUSY-it me vizitën që do të bëjë në Shqipëri zëvendëspresidentja e IUSY, norvegjezja Rita Ottervik. Programi i kooperimit politik midis IUSY e FRESH-it do të zbatohet në nivelet më të larta!
I urojmë dhe një herë suksese z.Hallhag në vizitën e tij në Shqipëri.
GJERGJI KOJA
Sekretar ndërkombëtar i FRESH
Të shtunën në orën 11.00 në Selinë e PS,
ROGER HALLHAG dhe ILIR META
japin një Konferencë Shtypi