Mbeshtesim fitoren e PSSH ne zgjedhje
Presidenti i Internacionales se Rinise Socialiste Roger Hallbag:
"Eshte absolutisht e qarte se Fatos Nano eshte i burgosur politik. Qenia e Fatos Nanos ne burg eshte nje prove qe deshmon se Shqiperia eshte ende larg arritjes se standarteve te nevojshme per te qene nje vend i hapur demokratik"
Lexoni faqe 2
Dimensionet e miqesise
-U nis per ne SHBA Presidenti i Republikes se Shqiperise Sali Berisha
Nisja e shumepritur e Presidentit te Republikes, zotit Sali Berisha ne SHBA eshte nje ngjarje e shenuar, nje eveniment ne jeten politike te vendit dhe ne marredheniet nderkombetare qe ka krijuar Shqiperia pas fitores se demokracise.
Ne socialistet e kemi pershendetur qe kur eshte shpallur kete vizite sepse ajo eshte nje nder qe i behet Shqiperise.Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane sot vendi me potencialin me te fuqishem ekonomik dhe ushtarak, nje demokraci te zhvilluar e shembull per te gjitha vendet.Ato sot luajne nje rol percaktues ne te gjitha ngjarjet dhe situatat qe kalon bota.Shqiperia, ceshtja e saj, pavaresia e saj, perparimi i saj, ngjedhjet me te sigurta me nje aleat te madh dhe te fuqishem si jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Miqesia e popullit shqiptar me Ameriken i ka rrenjet te thella e eshte forcuar ne luftrat e perbashketa, kete sidomos kunder fashizmit ne Luften e Dyte Boterore.Ne Amerike kane gjetur strehim dhe kane punuar e luftuar per ceshtjen shqiptare nga figurat me te ndritura te historise se Rilindjes sone Kombetare.Shqiptaret e Amerikes kane gjetur aty jo vetem mireqenie personale dhe te familjeve te tyre, por para se gjithash, perkrahjen e pakursyer per problemin kombetar.Edhe sot eshte politika amerikane e perciell dhe e cuar me tej nga administrata e presidentit Klinton qe e ka ngritur me ze te larte ceshtjen e mbrojtje te te drejtave shqiptareve ne Kosove duke paralajmeruar luftenxitesit serbe se do te ndeshkohen per cdo orvajtje e tyre po shtrijne konfliktin aty.
Miqesia shqiptaro-amerikane nuk eshte partjake.Ajo nuk i takon ne pronesi as PD-se, as qeverises se saj, as zotit Berisha si person. Ftesa eshte per Presidentin e Shqiperise dhe brenda saj ka miqesine e popullit dhe te shtetit amerikan per popullin shqiptar, me cfaredo bindje politike qe te kene ne kuadrin e pluralizmit politik te vendosur dhe te demokratizuar pa kthim ku po ecim.
Vizita e Presidentit te Republikes ne Shtetet e Bashkuara me te drejte ka ngjallur shpresa, se do te kalohet ne vepra konkrete per te zhbllokuar ceshtjen te erdhem politike te Kosoves, pa zgjidhjen e drejte te se ciles nuk ka zgjidhje te drejte e perfundimtare te gjithe krizes ne ish-Jugosllavi. Urojme qe vizita e Presidentit te Republikes ne SHBA dhe takimi i tij me perfaqesuesit me te larte amerikane, perfshire zotin Klinton, do te ndihmojne per nje kontribut me te madh amerikan ne gjithe zhvillimet politike e social-ekonomike ne Shqiperi, per te vene ligjet e nje demokracie moderne ne themel te gjith jetes tone. Ajo gezon gjithe shqiptaret, i nxit ata te shpresojne per rezultate konkrete ne forcimin e miqesise midis dy vendeve, por ne menyre te vecante ne ndihmimet qe do te kete per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes kombetare dhe per "demokratizimin" e demokracise qe duam te ndertojme.
Po instalohet nje pushtet personal totalitar
-Diskutim i zevendeskryetarit te PS Servet Pellumbi ne Parlament-
Zoti Kryetar, zoterinj deputete, Sesioni e 7-te i Kuvendit Popullor e mbyllem me tensione politike. Sesionin e 8-te po e fillojme ne atmosferen e nje tensioni politik, te qellimshem e flagrant.
Zoti Kryetar, zoterinj deputete,
Sesioni e 7-te i Kuvendit Popullor e mbyllem me tensione politike. Sesionin e 8-te po e fillojme ne atmosferen e nje tensioni politik, te qellimshem e flagrant.
Emeruesi i perbashket eshte presioni ne rritje i pushtetit politik. Edhe ju zoti kryetar i Kryesise se Kuvendit Popullor nuk jeni pa "merita" ne kete drejtim.
Pse ndodh kjo? - pyetim ne deputetet. Pergjigja eshte nje e vetem nje: Demokracia shqiptare po ngushtohet cdo dite e teper ne hapesire kritike. Po instalohet nje pushtet personal totalitar.
Ajo qe ndodhi me daten 6 shtator ne mengjes eshte dicka pa precedent. Te njohur me kete ngjarje te shemtuar e te turpshme ne pyesim: ku eshte ndarja e premtuar e pushteteve, ku eshte pavaresia e reklamuar e pushtetit gjyqesor?
C'garanci kane qytetaret, pas rrethimit e dhunes mbi Kasacionin, si se do t'u respektohen te drejtat dhe lirite e tyre? C'garanci do te kene institucionet demokratike, pas diktatit dhe dhunes qe ushtrohet mbi to nga pushteti ekzekutiv ne qofte se Parlamenti nuk do te beje te pakten aq sa te ndryshoje rradhen e ceshtjeve te perfshira ne program, duke vene ne plan te pare thirrjen e Kryeministrit Meksi per seancen e pyetjes urgjente?
Ne Parlament ne seanca te shpejtuara, kemi shqyrtuar plot ceshtje, projektligje te harruara, apo te sjelle me vonese, ndersa sot per nje ceshtje kaq te rendesishme imponohet nje arbitraritet tjeter.
Do te shtoja, se fundi, se nuk do te besoja qe ate rrethim policor e ka urdheruar Ministri i Brendshem. Por te verteten e degjuam nga ai vete sot. Kjo e ben edhe me shqetesuese situaten dhe emergjente kerkesen tone qe te vije Kryeministri ne seance urgjente. Ndryshe nuk do te jete cudi qe ndonje dite qeveri-servile, u urdher te Presidentit, padise e te rrethoje edhe Parlamentin.
Arratisja e dy te burgosurve shpje ne burg pese police
Vendin e dy te arratisurve nga dhomat e Deges se Brendshme ne Shkoder, ne mbremjen e dites se djeshme do ta zene 5 police. Jane Pellumb Pepa, Tafjl Hasanmuca, Mirash Lulashi, Ferid Peraj dhe Besnik Brahushi, pese police te repartit te policise Shkoder, te cilet qe nga pasdreka e djeshme kane perfunduar ne dhomat e Deges se Puneve te Brendshme, Shkoder, te arrestuar.
Lexoni faqe 6
Intervenimi i shtetit ne ekonomi eshte i domosdoshem
-Interviste me Prof.Dr. Edmond Luçi
Lexoni faqe 4-5
Gazeta e vogel e se dieles
Viti i ri shkollor po fillon!
C' do te behet me femijet e ngujuar nga gjakmarrja?
Se shpejti Ernesto Sabato ne Shqiperi
Do te dale nga shtypi
"Eneida" e Virgjilit
Krijimtari nga Mira Meksi,
Shpresa Kapisyzi etj.
Ne faqe 7,8,9,10