Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E martë 12.09.1995

Presion i gjithanshëm kundër Kasacionit

Shteti politik totalisht në luftë kundër drejtësisë Pasaporta drejt qyteterimit Mbi Gjykaten e Kasacionit dhe kryetarin e saj dje u ndermoren tre sulme radhazi: nga Qeveria, nga Prokuroria e Pergjithshme dhe nga Gjykata Kushtetuese. Gjithçka duket e koordinuar deri ne detaje. Qellimi eshte vetem nje: me çdo kusht te shtyhet shqyrtimi i çeshtjes Nano ne kete gjykate. Te vena ne rradhe me gjithe ngjarjet qe kane ndodhur gjate diteve te fundit dhe qe kane patur si objektiv gjunjezimin e Kasacionit dhe te zotit Brozi, sulmi i trefishte i djeshem tregon se çfare paniku i ka zene pushtetaret dhe segmentet qe punojne per to lidhur me çeshtjen Nano. Kerkohet me çdo kusht qe padrejtesia qe u be ndaj Nanos dy vjet e gjysme me pare te mbetet ne fuqi duke i shtuar asaj veprime te tjera te paligjshme. Perse kjo frike, perse ky panik? Partia Demokratike dhe kryetari faktik i saj kane shpallur me kohe se ajo eshte nje parti e suksesit, cilen, ne rrugen per majtjen e pushtetit, nuk ka force qe ta mbaje. Mbi kete baze po bien tam-tamet zgjedhjeve te 96-es. Por po te degjojme mire keto tam-tame u ngjajne lajmërimeve te vdekjes, si dikur ne malesite tona. Çeshtja Nano, burgosja e liderit te opozites socialiste per motive te qarta politike, ka ulur kurre ne minimum reputacionin “demokratëve” te pas 22 marsit, brenda dhe jashte vendit. Duke bere norme hakmarrjen politike dhe duke u udhehequr ne jeten e perditshme nga shkelja e ligjes vetem per te plotesuar objektivat e çastit, partia demokratike dhe ata qe e perfaqesojne tre muaj pas 22 marsit, jane demokrate me paterica. Sa do te rrezoje Gjykata e Kasacionit dhe zoti Brozi perballe ketyr sulmeve? Te dhenat tregojne se kalaja “Kasacion” po kerkohet te merret me çdo kusht me policine dhe shikasit, me propagande dhe vendime qeverie, prokurorie dhe deri me Gjykate Kushtetuese. Megjithate ne Kasacion ka rezistence, gje qe tregon se demokracia po kuptohet si nje lufte e perditshme per fitoren e ligjes dhe jo si zeze qe servirret vetem per ta ngrene. Zhvillimet e djeshme qe perbejne nje sulm te ri ndaj Gjykates se Kasacionit jane plot rreziqe sepse kerkojne te mbysin qe ne djep fryshen qe po lind-pavaresine e pushtetit te trete, garanci te instalimit te demokracise se vertete ku duam te shkojme. Gjithçka çfare ndodhi dje flet se kjo nuk eshte pasaporta me te cilen shkohet ne boten e qyteteruar. Qeveria Meksi del hapur kundër gjykimit të Fatos Nanos në Kasacion Për të gjithë sot veprimi i Meksit dhe i grupit të tij është i qartë: i burgosuri i ndërgjegjes Fato Nano nuk duhet të lirohet, sepse kështu do Berisha, Meksi dhe klani që drejton Shqipërinë. Lexoni në faqen 3
Fatos Nano Aleksandër Meksi Sali Berisha Brozi Shqipëri

Pasojat tragjike të klandestinitetit

TRE TE VDEKUR 11 TE ZHDUKUR GJATE NJE ZJARRI NE NJE SKAF ME SHQIPTARE -Të paktën tre vetë vdiqën të hënën, 11 të tjerë akoma quhen si të humbur dhe 16 të tjerë u shpëtuan në bordin e një skafi prej gome që transportonte emigrantë ilegalë shqiptarë që shpërtheu nga flakët, njoftoi porti i Barit. Shkaqet e incidentit nuk janë saktësuar, por nuk përjashtohet mundësia se shpërthimi i zjarrit ka ndodhur për shkak të mbajtjes të bidonëve të benzinës në bord, njofton AFP. Ndërkohë agjencia ANSA, si shkak për vdekjen e tre vetëve dhe humbjen e 11 të tjerëve, quan përplasjen që ka ndodhur në Adriatikun e poshtëm, në ujërat territoriale shqiptare, ndërmjet tragetit Trojdet, dhe një motoskafi që sa ishte larguar nga porti i Vlorës, në Shqipëri. Njoftimet e hershme thonë se 16 vetë u shpëtuan nga fregata amerikane Nikolas, e cila është me mision patrullimi për të siguruar embargon kundër ish-Jugosllavisë.
Bari Adriatikun E Poshtëm Vlorë Shqipëri Ish-Jugosllavisë

Presidenti i Republikës Sali Berisha vazhdon vizitën e tij në SHBA

Dje presidenti Sali Berisha filloi vizitën zyrtare në Uashington me takime dhe veprimtari të ndryshme, me një rend dite të ngjeshur. Në një aeroport në periferi të Uashingtonit kryetarin e shtetit shqiptar e pritën me nderime të veçanta dy ish-funksionarë të ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, zotërinjtë K. Hill dhe U.Rajerson. Kishin dalë për ta pritur presidentin gjithashtu shqiptarë me banim në SHBA. Në orën 8.00 të mëngjesit presidenti Berisha u takua me ish-sekretarin e presidentit Karter për çështjet e Sigurimit Kombëtar Zbignjev Berzhinski dhe me zyrtare të tjerë të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Pas pak minutash presidenti Berisha u takua me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore. Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit Uoren Kristofer në shtëpinë Blear, karshi Shtepise se Bardhe u cilesua si me i rendesishmi i dites se djeshme. Me pas presidenti Berisha u takua me sekretarin e Thesarit Robert Rubin. Dje Berisha mbajti gjithashtu edhe një fjalim në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Zyrtarë amerikanë sipas “Zërit të Amerikës” thanë se vizita e presidentit Berisha bëhet në një kohë ku gjendja në Ballkan është e tensionuar si kur më parë, e pikërisht për këtë arsye kjo vizitë merr një rëndësi të veçantë. Vizita e presidentit Berisha filloi dje në Shtetet e Bashkuara, vëmendjen kryesore e ka përqendruar në takimin e sotëm me presidentin Klinton dhe nënpresidentin Al Gor.
Sali Berisha U.rajerson Zbignjev Berzhinski Uoren Kristofer Robert Rubin Uashingtonit Shqipëri SHBA Ballkani

Kërkesë për pyetje urgjente për kryeministrin Aleksandër Meksi

Katër parti të opozitës, PAD, PDD, PS dhe PSD kanë kërkuar seancë me pyetje urgjente për kryeministrin A.Meksi në lidhje me sulmin policor kundër Gjykatës Kushtetuese. Pyetje që grupi parlamentar të PS, kërkon: -Kush i urdhëroi forcat e policisë; -A ka dijeni për këtë ngjarje ministri i rendit; -Cili është roli i SHIK-ut në këtë ngjarje; -Pse u bë ky operacion policor vetëm 6 ditë përpara Plenumit të shpallur të Gjykatës së Kasacionit për “çështjen Nano”, etj. Lexoni në faqen 2
Aleksandër Meksi

Protokolli Brojka-Vrioni: “Ekonomi tregu e... komanduar”

Protokolli Brojka-Vrioni: “Ekonomi tregu e... komanduar” Kundërkrahje e udhëheqësve të PD-së me vetë reformën ekonomike të PD-së Faqe 4
Brojka Vrioni