Presion i gjithanshëm kundër Kasacionit
Shteti politik totalisht në luftë kundër drejtësisë
Pasaporta drejt qyteterimit
Mbi Gjykaten e Kasacionit dhe kryetarin e saj dje u ndermoren tre sulme radhazi: nga Qeveria, nga Prokuroria e Pergjithshme dhe nga Gjykata Kushtetuese. Gjithcka duket e koordinuar deri ne detaje. Qellimi eshte vetem nje: me cdo kusht te shtyhet shqyrtimi i çeshtjes Nano ne kete gjykate.
Te vena ne rradhe me gjithe ngjarjet qe kane ndodhur gjate diteve te fundit dhe qe kane patur si objektiv gjunjezimin e Kasacionit dhe te zotit Brozi, sulmi i trefishte i djeshem tregon se çfare paniku i ka zene pushtetaret dhe segmentet qe punojne per to lidhur me çeshtjen Nano. Kerkohet me cdo kusht qe padrejtesia qe u be ndaj Nanos dy vjet e gjysme me pare te mbetet ne fuqi duke i shtuar asaj veprime te tjera te paligjshme.
Perse kjo frike, perse ky panik? Partia Demokratike dhe kryetari faktik i saj kane shpalur me kohe se ajo eshte nje parti e suksesit, cilen, ne rrugen per majat jepen e pushtetit, nuk ka force qe ta mbaje. Mbi kete baze po bjen tam-tamet e zgjedhjeve te 96-es.
Por po te degjojme mire keto tam-tame u ngjajne lajmerimeve te vdekjes, si dikur ne malesite tona. Çeshtja Nano, burgosja e liderit te opozites socialiste per motive te qarta politike,ja ku laur ne minimum reputacionin “demokratëve” te pas 22 marsit, brenda dhe jashte vendit. Duke bere norme hakmarrjen politike dhe duke u udhequr ne jeten e perditshme nga shkelja e ligjes vetem per te plotesuar objektivat e castit, partia demokratike dhe ata qe e perfaqesojne trejne se jane demokrate me patrecia. Sa do te rezistoje Gjykata e Kasacionit dhe zoti Brozi perballe ketyre sulmeve? Te dhenat tregojne se kalaja “Kasacion” po kerkohet te merret me cdo kusht me policine dhe shikas, me propagande dhe vendime qeverie, me prokurori dhe deri me Gjykate Kushtetuese. Megjithate ne Kasacion ka rezistence, qe te tregon se demokracia po kuptohet si nje lufte e perditshme per fitore e ligjes dhe jo si meze qe serviret vetem per ta ngrene. Zhvillimet e djeshme qe perbejne nje sulm te ri ndaj Gjykates se Kasacionit jane plot rreziqe sepse kerkojne te mbysin ç'do shenje foshnjore qe po lind pavaresine e pushtetit te trete, garanci e instalimit te demokracise se vertete ku duam te shkojme. Gjithcka çfare ndodhi dje flet se kjo nuk eshte pasaporta me te cilen shkohet ne boten e qyteteruar.
Qeveria Meksi del hapur kundër gjykimit të Fatos Nanos në Kasacion
Për të gjithë sot veprimi i Meksit dhe i grupit të tij është i qartë: i burgosuri i ndërgjegjes Fatos Nano nuk duhet të lirohet, sepse kështu do Berisha, Meksi dhe klani qe drejton Shqipërinë.
Lexoni në faqen 3
Pasojat tragjike të klandestinitetit
TRE TE VDEKUR 11 TE ZHDUKUR GJATE NJE ZJARRI NE NJE SKAF ME SHQIPTARE
-Të paktën tre vetë vdiqën të hënën , 11 të tjerë akoma quhen si të humbur dhe 16 të tjerë u shpëtuan në bordin e një skafi prej gome që transportonte emigrantë ilegalë shqiptarë që shpërtheu nga flakët, njoftoi porti i Barit.
Shkaqet e incidentit nuk janë saktësuar, por nuk përjashtohet mundësia se shpërthimi i zjarrit ka ndodhur për shkak të mbajtjes të bidonëve të benzinës në bord, njofton AFP.
Ndërkohë agjencia ANSA, si shkak për vdekjen e tre vetëve dhe humbjen e 11 të tjerëve, quan përplasjen që ka ndodhur në Adriatikun e poshtëm, në ujërat territoriale shqiptare, ndërmjet tragetit Trojet, dhe një motoskafi që sa ishte larguar nga porti i Vlorës, në Shqipëri. Njoftimet e hershme thonë se 16 vetë u shpëtuan nga fregata amerikane Nikolas, e cila është me mision patrullimi për të siguruar embargon kundër ish-Jugosllavisë.
Presidenti i Republikës Sali Berisha vazhdon vizitën e tij në SHBA
Në një aeroport në periferi të Uashingtonit kryetarin e shtetit shqiptar e pritën me nderime të veçanta dy ish-funksionarë të ambasadës së SHBA-së në Shqipëri
Dje presidenti Sali Berisha filloi viziten zyrtare ne Uashington me takime dhe veprimtari te ndryshme, me nje rend dite te ngjeshur. Ne nje aeroport ne periferi te Uashingtonit kryetarin e shtetit shqiptar e priten me nderime te veçanta dy ish-funksionare te ambasades se SHBA-se ne Shqiperi, zotërinjtë K. Hill dhe U.Rajerson. Kishin dalë për ta pritur presidentin gjithashtu shqiptarë me banim në SHBA.
Ne oren 8.00 te mengjesit presidenti Berisha u takua me ish-sekretarin e presidentit Karter per çeshtjet e Sigurimit Kombetar Zbignjev Berzhinski dhe me zyrtare te tjere te Qendres per Studime Strategjike dhe Nderkombetare. Pas pak minutash presidenti Berisha u takua me zyrtare te larte te Bankes Botërore. Takimi me sekretarin amerikan te Shtetit Uoren Kristofor ne shtepine Blear, karshi Shtepise se Bardhe u cilesua si me i rendesishemi i dites se djeshme. Me pas presidenti Berisha u takua me sekretarin e Thesarit Robert Rubin. Dje Berisha mbajti gjithashtu edhe nje fjalim ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare. Zyrtare amerikan sipas “Zerit te Amerikes” thane se vizita e presidentit Berisha behet ne nje kohe ku gjendja ne Ballkan eshte te tensionuar si kurre me pare, e pikërisht per kete arsye kjo vizite merr nje rendesi te veçante. Vizita e presidentit Berisha filloi dje ne Shtetet e Bashkuara, vemendjen kryesore e ka perqendruar ne takimin e sotem me presidentin Klinton dhe nenpresidentin Al Gor.
Kërkesë për pyetje urgjente për kryeministrin Aleksandër Meksi
Katër parti të opozitës, PAD, PDD, PS dhe PSD kanë kërkuar seancë me pyetje urgjente për kryeministrin A.Meksi në lidhje me sulmin policor kundër Gjykatës Kushtetuese.
Pyetje që grupi parlamentar te PS, kërkon:
-Kush i urdhëroi forcat e policisë;
-A ka dijeni për këtë ngjarje ministri i rendit; -Cili është roli i SHIK-ut në këtë ngjarje; -Pse u bë ky operacion policor vetëm 6 ditë përpara Plenumit të shpallur të Gjykatës së Kasacionit për “çështjen Nano”, etj.
Lexoni në faqen 2
Protokolli Brojka-Vrioni: “Ekonomi tregu e... komanduar”
Protokolli Brojka-Vrioni:
“Ekonomi tregu e... komanduar”
Kundërkrahje e udhëheqësve të PD-së me vetë reformën ekonomike të PD-së
Faqe 4
Qeveria rrit çmimin e librave të shkollës 175 përqind
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor
Faqe 5