Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 13.09.1995

Kërkohet ndjekja penale e Prelë Martinit

Zoti Martini e ke mendjen tek vila që po ndërton dhe jo tek ligji - Prej 52 ditësh "dosja Nano" qëndron e bllokuar nga kryetari i Gjykatës së Apelit - E bën këtë shpërdorim detyre me dëshirën e tij apo me urdhër nga lart?... - I kujtojmë Prelë Martinit se veprimi i tij i paligjshëm dënohet deri në 7 vjet burg Fatos Nano dhe Partia Socialiste e mbështetur nga elektorati i saj gjithnjë në rritje, shqiptarët e ndershëm që e duan vërtetë demokracinë, sigurisht që nuk shpresojnë tek prellët e rustemët e pushtetit, ashtu sikundër nuk shpresojnë tek të gjithë njerëzit që i ndjek pas hija e së kaluarës mbushur me mëkatet e shoqëruar me dosje e pseudonime gjithfarësh, të cilët ndonëse të tharë si “DOKU” në diell, janë të gatshëm të bëjnë ç’u dikton skenaristi i ligësive. Vila që pengon "dosjen Nano" të shkojë në Kasacion Lexoni në faqë 2
Prelë Martini Fatos Nano Kasacion

Presidenti Klinton priti Presidentin Berisha

- Zyrtarët amerikanë i cilësojnë bisedimet të suksesshme - Presidenti Berisha u premton amerikanëve baza të tjera ushtarake Dje presidenti shqiptar Sali Berisha u takua dhe zhvilloi bisedime me presidentin amerikan Bill Klinton. Në bisedime nga pala amerikane merrnin pjesë zëvendëspresidenti Al Gore, sekretari i Shtetit, Kristofër dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Nga pala shqiptare merrnin pjesë zëvendëskryeministri Virioni dhe ministri i Jashtëm Serreqi. Zyrtarët amerikanë i cilësuan bisedimet Klinton-Berisha si të suksesshme. Pas përfundimit të bisedimeve Klinton - Berisha presidenti shqiptar bëri një deklaratë të shkurtër për shtypin. Ai tha: ”Tani përfundova bisedimet shumë të rëndësishme me presidentin Klinton. Ndajem jashtëzakonisht i kënaqur. Në këtë takim merrnin pjesë zëvendëspresidenti Al Gore, sekretari i Shtetit Uorren Kristofër, këshilltari i sigurimit Kombëtar, Entoni Lek [?]. Në takim me presidentin amerikan Bill Klinton ne diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, diskutuam mbi situatën në rajon. Unë e njoha presidentin Klinton me sukseset e reformës. Presidenti amerikan më siguroi mua për një mbështetje të fuqishme dhe të gjithanshme të tij personale, të qeverisë, të institucioneve të SHBA për krijimin e shtetit të së drejtës, të ekonomisë së tregut në Shqipëri, për krijimin një hapësire demokratike për shqiptarët aty ku janë dhe forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ekonomik, politik, ushtarak ndërmjet dy vendeve tona. Largohen nga ky takim me bindjen se një faqe e re në marrëdhëniet shumë të mira miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona hapet sot. Dhe jam shumë i kënaqur. Gjithashtu jam shumë mirënjohës mikpritësit për ftesën”. Më pas po dje Berisha u takua me kryetarin e shumicës në Senatin amerikan. Para takimit me Klintonin Berisha vuri një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Arlington në Uashington, ku ai shoqërohej nga ambasadori shqiptar në Uashington Dilja dhe ai amerikan në Tiranë Joseph Lake. Ai u takua e zhvilloi bisedime edhe me drejtorin e FMN-së Mishel Kamdesy. Gjatë takimeve të ditës së djeshme me zyrtarë amerikanë, Berisha tha edhe të ketë premtuar amerikanëve vënien në dispozicion të tyre edhe të një numri bazash të tjera ushtarake shqiptare, të cilat mund të jenë të nevojshme për operacionet ushtarake të NATO-s në Bosnje. Presidenti Berisha përpara gazetarëve në Shtepin e Bardhë Foto: Reuters
Bill Klinton Sali Berisha Al Gore Uorren Kristofër Virioni Shqipëri SHBA Uashington Arlington Tiranë

Stina e Fatos Nanos

- Asnjë demokraci nuk mund të ndërtohet mbi hakmarrjen, mbi luftën e pandershme ndaj kundërshtarëve politikë. Fatos Nano shpejt do të jetë i lirë. Kjo është në logjikën e jetës. Kështu shemben bedenat bajraktariste për të fituar drejtësia Kryetari i Gjykatës së Kasacionit kërkon përjashtimin e Rustem Gjatës nga përbërja e trupit gjykues Lexoni në faqen 3
Fatos Nano Rustem Gjata

Kontrabandistët "i hanë kokën" njëri-tjetrit

- Vritet njëri nga boset rus që kontrollonte kontrabandën e cigareve dhe plagoset shoku i tij Konfrontim në ujërat e ngushticës së Leqenit të Shkodrës, përball Bozhajt, zonë që përfshihet në juridiksionin e kufirit malazez. Ngjarja ka ndodhur në orën 4-5 të mëngjesit. Gjithçka e ka humbur nen zhurmen e bresherive te automatikut. Shkëmbimi i zjarrit ka qene vdekjeprurës. Patrullat kufitare malazeze qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes mundën te identifikojnë se i vrari ishte nje shtetas rus qe banonte ne Titograd. I plagosuri ishte shtetas malazez, ndërsa i treti qe shpëtoi ishte rus.
Leqeni i Shkodrës Bozhaj Titograd

Arsimi - arna më e grisur e buxhetit qeveritar

"Dhuratë e re" e Qeverisë Meksi për shkollat 8-vjeçar dhe të mesme Është paradoksal fakti që në një kohë që qeveria Meksi e Partia Demokratike pretendojnë e bëjnë zhurmë se po subvencionojnë arsimin e se po nxisin e stimulojnë shkollimin e qytetarëve ajo po rrit në mënyrë drastike çmimin e librave shkollorë. Lexoni në faqen 3
Meksi