Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 14.09.1995

Çështja Brozi kalon kufijtë e Shqipërisë

Reagim ndërkombëtar rreth pavarësisë së pushtetit gjyqësor në Shqipëri -Shqetësim i dukshëm i administratës amerikane -Këshilli i Evropës do të dërgojë dy vëzhgues në Shqipëri -Federata Ndërkombëtare e Helsinkit i drejtohet ashpër ministrit shqiptar të Drejtësisë Lexoni në faqen 3 Kjo foto e publikuar në shtypin shqiptar është bërë ditën e parë të rrethimit policor të Gjykatës së Kasacionit, rrethim që e kanë parë të gjithë, përveç atyre që e urdhëruan dhe e realizuan atë. Sot rrethimi është bërë më i sofistikuar dhe policët nuk qëndrojnë më si ditën e parë. Ata janë zëvendësuar me të tjerë, me polici civile. Ne donim ta provonim këtë guxim të shkonim të Gjykata e Kasacionit.
Brozi Shqipëri

Tragjedi që akuzon

Editorial - Kur njerëzit largohen nga atdheu me çdo kusht e me çdo mjet, kjo do të thotë se ata janë të zhgënjyer nga qeverisja. Gjëmë përsëri erdhi nga deti. Ende nuk dihet numri i saktë i të humburve në aksidentin tragjik, tepër tragjik që ndodhi në skafiplot me shqiptarë diku në Adriatik. Bëhet fjalë për 10 apo 15 të rinj që i përpinë valët e detit. Nuk është e para herë që ndodh kjo. Eksodet, ikjet masive nga vendi sidomos të të rinjve janë bashkudhëtare të këtyre viteve të tranzicionit. Ato flasin shumë. Ata tregojnë se njerëzit tanë duan të jetojnë ndryshe. Ato tregojnë se sa pa perspektivë janë në vendin e tyre. Megjithëqë gjithë Vlora jo vetëm ajo mban zi dhe kujto dëgjohet deri te qeveritarët tanës kanë veshë e sy. Shtypi zyrtar, në ofurin e vizitës së Presidentit Berisha në Amerikë, s'gjen vend as t'a japë këtë lajm të kobshëm. Përse ky qëndrim, jashtë të gjithë normave humane e traditave tona të mira? Dikush mund të kujton se duke dhënë këtë lajm të zi i prishet atmosferë “festive” vizitës së kreut të shtetit. Dikush arsyeton tej, se këto ikje masive nga Shqipëria që nuk kanë rreshtur asnjë ditë gjatë gjithë qeverisjes së PD-së janë një shuplakë e madhe për mënyrën e qeverisjes. Dhe ka plotësisht të drejtë. Asnjë vend i botës sot nuk ka afruar një “stacion e popullsisë refugjate”, të paligjshuar, pra klandestinë, pa pyetur të drejtë, si Shqipëria. A përfshihet kjo ndër “sukseset e madhore” të reformës? Shtatori është si muaji i dasmave. Ato sjellin në sytë të tyre fëmijët. Të gjithë gëzohemi kur vjen një fëmijë në jetë, por hidhërimi është njëqindfish i madh kur këtë fëmijë e gërrkon një jetë më të mirë nëpër deti. Kufomat e viktimave të paidentifikuara të tragjedisë së pardjeshme në Adriatik ruhen në morgun e Leçes. Sa familje shqiptare mendojnë se midis tyre është edhe kufoma e fëmijës së tyre? Megjithëse është një vend i vogël, askush nuk duhet të jetë i tepërt në Shqipëri. Janë llogari të liga politike përgjegjëse për t'i paraqitur eksodet masive si shprehje e hapësirave demokratike ka arritur vendi dhe liritë e personit, në një kohë që kërkohet të mënjanohen njerëzit e pashpresë dhe të pa perspektivë. Ata janë shumë. Ja përse kjo tragjedi akuzon.
Berisha Adriatik Vlorë SHBA Shqipëri Leçes

Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste dr. Servet Pëllumbi priti ambasadorin kinez

Dje zëvendëskryetari i partisë socialiste dr Servet Pëllumbi priti në selinë e partisë ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës zotin Tao Miao Fa, me kërkesë të këtij të fundit. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet politike në vend dhe situatën në rajon. Gjithashtu, u diskutua rreth mundësive për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Takimi u zhvillua në frymë miqësore. Zyra e shtypit dhe informacionsit e Partisë Socialiste
Servet Pëllumbi Tao Miao Fa Kinë

“Konflikti i nervave”

Përpara opozitës rreshtohet me falangat e tij të shumta vetë shteti. Por megjithatë nuk duket aspak i qetë, shfaqet shumë i tronditur, mjaft nervacuar, i papërmbajtur, në çdo çast i prirë ta degjenerojë luftën politike në gabime. Policia në dyert e Gjykatës së Kasacionit e tregon më së miri se nga autorët e luftës së nervave, ata po vetëndërrohen dhe në viktima të saj. Lexoni në faqen 2

Në Gjykatën e Apelit: Pafajësi për zëvendëskryeredaktorin e “Zërit të Popullit” Luan M. Rama

Në Gjykatën e Apelit: Pafajësi për zëvendëskryeredaktorin e “Zërit të Popullit” Luan M. Rama Mungojnë elementët e veprës penale Ka përfunduar dje në mesditë në gjykatën e Apelit gjykimi i çështjes penale në ngarkim të zëvendëskryeredaktorit të gazetës “Zëri i Popullit” Luan M. Rama, pas ankesës së bërë nga ana e tij kundër vendimit të gjykatës së faktit Tiranë, e cila e pati shpallur fajtor në bazë të nenit 25 të Ligjit për Shtypin duke e dënuar me 100 mijë lekë të reja gjobë. Trupi gjykues pasi dëgjoi relatoron e çështjes dhe pasi u njoh me relacionin e prokurorit depozituar me shkrim në dosjen gjyqësore i dha fjalën avokatit të Luan M. Ramës zotit Muharrem Kushe i cili argumentoi juridikisht pathemelësinë dhe pabazueshmërinë e akuzës së ngritur kundër tij, duke kërkuar në përfundim pafajësi për zëvendëskryeredaktorin e “Zërit të Popullit”. Trupi gjykues dëgjoi edhe vetë të pandehurin, i cili mbajti po atë qëndrim që ka mbajtur edhe në Gjykatën e Tiranës. Bazuar në materialet e dosjes gjyqësore dhe në qëndrimin e Luan M. Ramës dhe avokatit të tij përpara trupit gjykues, ky i fundit arriti në përfundimin se mungojnë elementët e veprës penale dhe për rrjedhojë e shpalli të pafajshëm zëvendëskryeredaktorin e gazetës “Zëri i Popullit”.
Luan M. Rama Muharrem Kushe Tiranë